Futbollisti i Borussia Dortmund: Kam parë babanë teksa më vriste nënën

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Jakub Blaszczykowski, mesfushori i Borussia Dortmund, do të publikojë së shpejti autobiografinë e tij (në muajin maj) dhe në një intervistë për ‘Die Welt’ futbollisti polak tregon një episod tragjik që do mund të lexohet në libër: në moshën 10-vjeçare pa babanë e tij duke i vrarë nënën.

1421420016jakub.jpg


“Kuba” dhe vëllai i tij ishin dëshmitarë kur babai goditi disa herë me thikë nënën dhe pasi u dënua me 15 vite burg, dy djemtë nuk kanë dashur ta takojnë më kurrë prindin e tyre.

“Në autobiografinë time tregoj gjithçka që kam përjetuar, përfshirë edhe episodin e vrasjes së nënës nga babai. ثshtë diçka që nuk do e harroj kurrë, është pjesë e imja. Kam parë më të keqen dhe e di që mund të kapërcej çdo vështirësi pasi nuk ka gjë më të rëndë të kalosh atë që kam kaluar unë”, shpjegon mesfushori nga Polonia.

/ Top Channel
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top