A zbulojnë ëndrrat kur jemi të sëmurë? A është i fshehur në kujtesën tuaj, kodi i fshehtë i përjetësisë? A mundet truri juaj ta mposhtë kancerin?
Ajo që dikur tingëllonte si marrëzi abstrakte, sot mund të provohet shkencërisht – që truri është kaq i fuqishëm, saqë mund ta shërojë trupin tuaj. A mund të jetë ky një moment përcaktues në historinë e mjekësisë?
Mendimet tona nuk kontrollohen prej një shpirti metafizik që mbështillet me qeliza. Ata janë një pjesë fikse e trupave tanë, që mund të maten dhe verifikohen. Për shembull, nëse – si në rastin e Morrisit – muskujt nuk lëvizin, ata shkojnë dëm. Për të parandaluar këtë, studiues nga Universiteti i Ohios zhvilluan një trajtim, me anë të të cilit muskujt mund të rigjenerohen duke përdorur vetëm fuqinë e mendjes – nuk kërkohej asnjë lloj teknologjie. Si funksionon? Imagjinata …
Dhimbja është pothuaj e padurueshme. Nën lëkurë i digjen copëra qymyri. Torturuesi i tij nuk njeh mëshirë. Makthi merr fund vetëm kur Brandon Tanner hap sytë dhe zgjohet nga gjumi në shtratin e tij. Ai sheh të njëjtën ëndërr, natë pas nate. Agonia duket e vërtetë, por ajo zhduket sapo ai zgjohet. 36-vjeçari nuk ndien as edhe një gërvishtje. Asgjë. Pasi Tanneri më në fund i tregon doktorit për ëndrrat e tij, mjeku amerikan Bernhard Siegel vendos t’i bëjë një kontroll tërësor shëndetësor. Rezultatet janë një tronditje e vërtetë, edhe për doktorin me përvojë: Tanneri ka fazat e hershme të kancerit në tiroide. Por falë pikasjes së hershme, mund të kurohet. Mendja e Tannerit ka parandaluar sëmundjen që të ecë pa u vënë re, e si pasojë i ka shpëtuar jetën …
Forca e përplasjes është shkatërrimtare – ashtu sikurse edhe prognoza e doktorit. Pasi Morris Goodman detyrohet të bëjë një ulje emergjence me avionin njëmotorrësh Cessna 172, avioni rrotullohet disa herë. Ndihma e shpejtë e gjen trupin e tij në mes rrënojave. Në atë moment, 35-vjeçari mundet vetëm që të hapë e të mbyllë sytë. Dy prej vertebrave të qafës i janë thyer, ashtu sikurse dhe disa kocka nëpër trup. Organet kanë pushuar së funksionuari. Doktorët i japin Goodmanit lajmin e keq: ai nuk do të ecë kurrë më – lëre më të flasë. As nuk do të jetë në gjendje të hajë e të pijë pa e ndihmuar. Do të jetë invalid për pjesën e mbetur të jetës – nëse nuk do të vdesë nga plagët në ditët e ardhshme.
Por, ajo që nuk e dinë, është se nga momenti që u nxitua për në spital, mendja e tij po vazhdonte të punonte me shpejtësi të plotë. “Edhe pse nuk lëvizja dot asnjë muskul, ndieja një fuqi ekstreme të vullnetit në çdo fibër të trupit tim. Isha i bindur se do të bëhesha edhe një herë njeri shëndetplotë”, kujton Goodman. Në të vërtetë, amerikani u largua nga spitali vetëm pesë muaj më vonë – i shëndetshëm, pa ndihmën e askujt.
Sot, ai bredh botën duke dhënë leksione – duke shpjeguar se si njerëzit mund ta shfrytëzojnë fuqinë e pabesueshme të mendjes.
Bota.al