Fundi i lumtur për djalin me fytyrë ëngjëlli e brirë djalli....

ReNdEx

Interist Forever
Staf në FV.AL
Mod
SHBA- Vogëlushi George Ashman u shndërrua në një ‘djall të vogël’, kur mjekët u përpoqën që në zhduknin një nishan nga balli i tij,

Fëmija 5-vjecar lindi me një nishan në mes të ballit dhe nëna e tij 33-vjecare Karen Ashman kishte shume frikë se djali i tij do ndihej në siklet nga shokët dhe moshatarët që mund ta vinin në lojë, për shkak të problemit që ai kishte.

Vogëlushi 5-vjecar i’u nënshtrua një ndërhyrjeje kirugjikale e cila rezultoi fatale, pasi në dy anët e ballit filluan të ngriheshin gradulisht dy gunga që ngjanin me brirë.

“Djali im i embël ngjante me një djall të vërtetë”,- rrëfen nëna e 5-vjecarit.

Nëna shprehet krenare për të birin se megjithëse George kishte një problem të ri dhe më të madh se nishani që ai kishte pasur që në lindje, ai e përballoi me sukses kuriozitetin e njerëzve dhe moshatarëve të tij.

"Unë e kam vuajtur shumë aë periudhë tek shihja djalin tim të vuante. Unë nuk kisha problem të doja djalin tim ashtu sic ai lindi, por reagimet e të tjerëve ishin të rënda. Ndjeva se të gjithë ishin kundër nesh",- shprehet nëna e 5-vjecarit.

Vitin që shkoi mjekët e operuan sërish George, duke i zgjatur lëkurën mbi ballë dhe duke i futur dy zgjerues të lëngshëm nën lëkurë në mënyrë që gradualisht dy impiantet mund të spostoheshin, duke mbuluar totalisht njollën dhe duke lejuar qepjen e lekurës së re mbi ball.

George tashmë i janë zhdukur si njollat ashtu edhe brirët dhe gjiithcka për të nuk është gjë tjetër se një ëndërr e keqe që duhet harruar.
(e.m/BalkanWeb)
46857_1.jpg


---------- Post added at 14:26 ---------- Previous post was at 14:24 ----------

Kte vetem neper filma e kisha par :D Por qenka ber dhe realitet gjynaf dhe shyqyer qe ka perfunduar mir cdo gje :D :D
 
Titulli: Fundi i lumtur për djalin me fytyrë ëngjëlli e brirë djalli....

o zot sa i bukur qenka
 
Pe: Fundi i lumtur për djalin me fytyrë ëngjëlli e brirë djalli....

Me vjen mir qe qenka mir tani....Jete te qete tani...
 
Back
Top