Fundi i Botës në 2012.... Nje Mit i krijuar apo e Vertete??

vAmPiRe

Aop aLiSa^sHkOdRaNe
Ne cdo bisede, sa do te vogel, cdo kush ka diskutuar mbi kete teme.. Gazetat dhe kanalet televizive shpesh here prezantojn "fakte" mbi Fundin e Botes qe supozohet te ndodh ne Dhjetor 2012. Cfare mendimi keni ju? Sa e vertete/ genjeshter eshte?


Lexoni nje artikull mbi kete i cili flet per mendimin shkencetar dhe mbi kalendarin Maja .. (per kenaqesine tuaj )

"Shkencëtarët janë të një zëri qe zhdukja e botës më 21 dhjetor të vitit 2012, që thuhet ta ketë paraparë civilizimi Maja, paraqet një trillim të rëndomtë.

Shkencëtarët kanë deshifruar sot disa kalendarë të civilizimit të hershëm maja, por ai që ka çuar në këmbë tërë planetin është kalendari me numërimin e periudhës më të gjatë kohore.

Mbi bazë të këtij tregimi janë krijuar teori të ndryshme – nga ajo e përplasjes së Tokës me të ashtuquajturin “planet X”, flakadani solar që do të djegë Tokën, e deri te ndryshimi i poleve magnetike të Tokës.

Cikli i kalendarit zgjat 5 126 vjet, kurse numërimi fillon nga viti 3 114 para lindjes së Krishtit. Nëse merret parasysh fillimi dhe gjatësia e kësaj periudhe, me një matematikë të thjeshtë e fitojmë vitin 2012. por shkencëtarët mendojnë se kjo është një rastësi.

Për të kuptuar se kur ndonjë datë e caktuar ka ndodhur në histori të civilizimit Maja (lufta, uria, e kremtja religjioze e të ngjashme), kalendari duhet të “përkthehet” në vitet, muajt dhe ditët tona. Kalendari gregorian ka filluar numërimin e tij para 2 100 vjetësh, andaj ka qenë e nevojshme të gjenden më parë data të rëndësishme që janë të përbashkët për të dy kalendarët, në mënyrë që ata të mund të harmonizohen. Shkencëtarët e arritën këtë me ndihmën e metodës së ashtuquajtur “Konstanta GMT”, e emërtuar sipas shkencëtarëve Joseph Godman, Juan Martinez, hernandez dhe Erick Tompson.

Sipas shkencëtarëve, pavarësisht se a është kjo konstantë e vërtetë apo jo, ajo nuk ka kurrfarë lidhje me parashikimet për kataklizmin e botës në një të ardhme të afërt, por vetëm me harmonizim të kalendarit të moçëm të majave me këtë të tashmin.

Kjo nuk do të thotë se një ditë nuk do të vdes edhe Toka. Sipas tyre, kjo do të ndodhë pas afërsisht 4 miliardë vjetëve, kur bërthama e Diellit të harxhojë rezervat e hidrogjenit dhe të fillojë të deformohet nga djegia e elementeve më të rënda kimike në përbërje të tij.

Kjo përfundon me eksplodimin e Diellit, gjë që do të shkatërrojë Tokën dhe të gjitha planetët e sistemit tonë diellor."

Mire pres mendimet tuja .. pasi eshte nje teme mua me terheq te diskutoj ne rrejtin shoqeror .

Faleminderit
 
Titulli: Fundi i Botës në 2012.... Nje Mit i krijuar apo e Vertete??

Mendoj se esht totalisht nje genjeshter si besoj ktyre gjerave , per te vetmin fakt qe u priste qe ne vitin 2000 nje gje e tille .Por perseri po hecim perpara , Jan vetem ide dhe shpifje ska si te mari fund bota deri ne momentin qe ka ahjer uje dhe toke per te mbjedhur .Po mund te themi qe sa vjen dhe ndotja rritet me shum por shkatarrim total esht e pamundur.
 
Pe: Fundi i Botës në 2012.... Nje Mit i krijuar apo e Vertete??

Sja vlen as per diskutim...
 
Pe: Fundi i Botës në 2012.... Nje Mit i krijuar apo e Vertete??

Po te shohesh disa fakte vertet te ben te besosh por kur mendon sa here kan thene te ben ta hedhesh poshte...
 
Titulli: Fundi i Botës në 2012.... Nje Mit i krijuar apo e Vertete??

Mua vetem dy hipoteza me ngjajne shkencerisht te mundshme .
Teoria e perplasjes me planetin x apo y , si dhe hipoteza e perfundimit ne dielle apo dhe ajo e gjuhzave diellore qe do
perpijne token etj etj , dhe ajo e vendosjes se planeteve ne nje linje , nuk me duken aspak llogjike disa dhe disa te tiejra
dhe pse mund te tingellojne te mundshme , nuk jane te parashikushme dhe si rrjedhim nuk me friksojne aspak.

Teorit logjikisht te mundshme jane ; E para ndryshimi i poleve te fushes magnetike
dhe e dyta ndryshimi i sensit te rrutullimit te tokes rreth boshtit te saj .
 
Pe: Fundi i Botës në 2012.... Nje Mit i krijuar apo e Vertete??

Them se eshte teme e konsumuar ne forum, gjthss A do ndodhe ne 2012 apo 2200-ten, se dime as ne asnje. Sh qarte thote Zoti: E te pyesin ty Muhamed per Oren(pra qametin) i thuaj ate e dine vetem ZOTI(me kuptim verseti pasi sme kujtohet fjale per fjale)... kshuqe flini rehat se shyqyr nuk na e ka lene neve zbulimin e saj Zoti. :D.. Ju del garant Soul-i per kete....hahahahah...shaka
 
Titulli: Pe: Fundi i Botës në 2012.... Nje Mit i krijuar apo e Vertete??

po soul po , por ne vetem po mundohemi te kuptojme a eshte e mundshme se zoti apo natyra na ka dhe trurin
per ta futur ne pune , per te gjetur pse-ne dhe dhe rreziqet qe mund te na vine , por ke per ta ^pare ti po he , kur
te kaloj une me anijen time dhe ti do me lutesh aman me le te ngjitem ne anijen tende !
Do te te them , bertit fort e me ze te larte , Hartini ke pasur te drejte gjithmone ne fv !!!
Ti do bertasesh dhe to te shpetosh lol , shaka kjo e fundit .
 
Pe: Fundi i Botës në 2012.... Nje Mit i krijuar apo e Vertete??

Pse ka akoma njerez qe e besojne kete... lol
 
Titulli: Fundi i Botës në 2012.... Nje Mit i krijuar apo e Vertete??

Prap paska dal ndonje genjeshter, ama si nuk lodhen keta, nuk na jep koh ajo jo te mendojm si do jete fundi i botes ajo vjen spontanisht e dhe mir se vjen ashtu, se perndryseh do cemenden njerzimi.
 
Titulli: Fundi i Botës në 2012.... Nje Mit i krijuar apo e Vertete??

Kijameti do te ndodh !
Por mos u boni marak per kete . Une mendoj se kijamet eshte per ate njeri i cili e ka mohuar Zotin e vete . Eshte po ai moment kur te vdes njeriu . Ska me per te kthim 'qe ti bjer Allahut ne sexhde e per te bere vepra tjera te mira. Prandaj sa jeni gjalle vllezer e motra ' vraponi ne vepra te mira edhe besoni Zotit te juaj 'qe ju ka krijuar.
 
Titulli: Fundi i Botës në 2012.... Nje Mit i krijuar apo e Vertete??

Kemi pritur dhe kemi kaluar aq data ashu-te-quajtura "fundi botes" sa qe nuk na tremb me asgje.
Fantazia njerzimit shkon larg. Asnjeri se di se kur dhe se si do "mbaroj" bota nqs do ndodhi kjo. Keto jane gjera te paparishikueshme.
Duke pritur fundit e botes, duke ju trembur atij, njerzit harojne te jetojne me...
 
Titulli: Fundi i Botës në 2012.... Nje Mit i krijuar apo e Vertete??

Kemi lexuar aq shume teori e profeci sa na eshte bere mendja dhalle (sidomos kto kohet e fundit shume po flitet)
Tani e verteta ose me e besushmja eshte kur profecit dhe shkenca perputhen ne dhenien e fakteve, atehere po qe duhet menduar mire :p

Psh para disa ditesh astronomet folen per nje fenomen natyror ,ku Dielli Toka dhe Venusi do te ndodhen ne te njejten vijte drejte ne qershor te ketij viti.
Nderkohe qe dhe Majat flasin per nje shtrirje te tille te planeteve ,madje theksojne dhe pasojat e saj , por ne ndryshim nga shkenca ,Majat e parashikojne pak muaj me vone :D
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 12.5%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 1 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 12.5%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 37.5%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 1 12.5%
Back
Top