Fshihet në shpellë për 16 vjet

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P
Një i dënuar i cili i ka kaluar 16 vjet arrati duke jetuar në një shpellë në veri të Portugalisë dhe duke u ushqyer me pemë, është arrestuar sot në rajonin Vieria dos Migno, ka njoftuar policia lokale.

"Qëkur është arratisur, është fshehur dhe ka jetuar në tri apo katër shpella në rajonin të cilin e ka njohur mirë", ka thënë për agjencinë franceze të lajmeve “France Press” Carloz Gomez, udhëheqës i operacionit i cili ka mundur kapjen e të arratisurit 54 vjeçar.

Në vitin 1993 i dënuari ka ikur nga burgu ku po shërbente dënimin prej 10 vitesh për vrasje. Njoftimin e parë për vendin e tij të fshehjes policia e kishte marrë para dy vitesh dhe që prej atëherë kishte filluar të kërkojë të arratisurin, ka shkuar Gomez.
f.0729161504294_m.jpg

*telegrafi*
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top