FSHF "hap krahun": Besa, 6 ndeshje jashtë fushe

cent

...Lontano
f1gs9j.jpg
TIRANE - Duket se ta bësh Skënderbeun të vuajë është kthyer në problem. Federata e Futbollit ka dënuar dje me 6 ndeshje jashtë fushe skuadrën e Besës, për shkak të problemeve në sfidën e së shtunës ndaj korçarëve, e cila barazoi 1-1. Në fakt, duke parë hedhjet e sendeve të forta, që çuan (ndoshta) deri në ndërprerjen e ndeshjes, dënimi është krejt normal, megjithatë është fakt që kur në lojë është Skënderbeu, FSHF jep përherë dënime të rënda për kundërshtarët. Ishte minuta e 95-të, kur tifozët kavajas hodhën disa sende në fushë dhe arbitri Laver Alla e la sfidën. Nuk u mor vesh nëse takimi përfundoi rregullisht apo për shkak të sendeve të hedhura nga tifozët, megjithatë në raportin e gjyqtarëve duket se është shkruar që ndodhi për shkak të incidenteve. Në këtë mënyrë, FSHF ka përdorur masën më të rëndë të mundshme, duke dënuar Besën që të luajë 6 ndeshje jashtë fushe. Duket një gjykim me dy standarte, duke qenë se të njëjtat probleme u hasën edhe në takimin Skënderbeu-Tirana, por klubi korçar u pezullua vetëm për një takim. "Kjo është dora e Dukës, - u shpreh mbrëmë presidenti i klubit kavajas Nexhat Bizhdili. - Në Shqipëri, që të mos kesh probleme, duhet vetëm t'i hapësh portën Skënderbeut. Ndryshe do ta pësosh siç e pësuam ne, me këtë vendim të turpshëm", shtoi Bizhdili i irrituar. Ndërkohë, nuk i ka shpëtuar dënimit as trajneri Ilir Daja, që është pezulluar për dy ndeshje për shkak të protestave ndaj gjyqtarit.
Paro Laçi
Një njeri me kulturën minimale juridike, duhet të vendosë duart në kokë kur të shohë një vendim të tillë: "Komisioni i Disiplinës revokon dënimin e dhënë nga Komisioni i Disiplinës...". Ditën e djeshme, Disiplina ka revokuar dënimin e dhënë po prej saj në lidhje me aksionerin e Partizanit Paro Laçi, duke i hequr atij vetëm të drejtën e qëndrimit në pankinë dhe jo përjashtimin gjatë gjithë sezonit. Në fakt, pa i hyrë nëse Laçi ka të drejtë apo jo, një vendim të tillë që ta quash skandaloz është pak. FSHF duket se ka shkuar deri aty, sa t'i japë vetes kompetenca të paqenë, jashtë çdo statuti e rregulli juridik që mund të ekzistojë në një shtet. Edhe pse e quan veten të pavarur, Federata nuk mund të shkelë kurrsesi mbi parimet e së drejtës së shtetit ku ajo ushtron aktivitetin e saj. E njëjta Gjykatë, nuk mund kurrsesi të hedhë poshtë vendimin e saj, pasi këtë e bën një gjykatë e një shkalle më të lartë. Për më tepër, në këtë vendim të publikuar dje për mediat, nuk përmendet asnjë bazë ligjore (realisht nuk ka dhe nuk ka si të ketë) se ku bazohet rishikimi i vendimit dhe hedhja poshtë e një vendimi të mëparshëm të po të njëjtës "gjykatë". Thuhet vetëm se "ne vendosëm që ta rishikonim dhe Paro Laçi nuk ka faj...".

/er.nu
 
Titulli: FSHF "hap krahun": Besa, 6 ndeshje jashtë fushe

e bre lalke ,

ca ka korca , eshte djepi futbollit lalke . nuk i numrohen kupat dhe kampionatet , pa harruar ktu champions ligen qe i ka premtuar bode me zeqon (e dorhequr me shkresurina) .

miqsore me brazilin do bejn me kto rimte .
 
Titulli: FSHF "hap krahun": Besa, 6 ndeshje jashtë fushe

Besa e kavajes ka pase talentin me te mire kosovar qe nuk diti ta shfrytezoj si duhet ai trajneri i tyre edhe me duket ne fushat e shqiperise ne superlige te shikojne kembet te godasin para topit,...
Kavaja ne fillm mu ka duk se do jete ne krye te tabeles po ileshoj kondicioni fizik
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 25.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 6.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 18.8%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 25.0%
Back
Top