Fshehtësi të vogla për një jetë të lumtur

BeniT

Donatorë
Lumturia fillon sot

Ta pritësh lumturinë që do të lajmërohet në një të ardhme është diçka që nuk do të thotë se patjetër do të ndodhë ndonjëherë. Për të qenë të lumtur duhet të punojmë sot për lumturinë. Lumturia ka karakter emocional, dhe jo material, kështu që ajo është gjendje e mendjes. Për të qenë të lumtur, këtë lumturi duhet ta përfitojmë (krijojmë).
Në lumturinë tonë ndikon memoria (kujtesa) që e kemi në mendjen tonë. Kujtesa në mendje është refleksion i gjithë asaj çfarë kemi përjetuar në jetë. Ajo çfarë mbartim në mendje paraqet atë me të cilën identifikohemi (bëhemi një/njëjtë me të). اdo akcion që e kemi ndërmarrë në jetë dhe që ndërmarrim krijon një kujtim në mendjen tonë.
Pra, në njëfarë mënyre, lumturia varet nga kujtimet që i mbledhim me vite. Për të qenë të lumtur edhe sot edhe në të ardhmën, është kryesore të zgjedhim çfarë do të bëjmë sot, si do të reagojmë në atë çfarë ndodhë rreth nesh. Në këtë mënyrë do të krijojmë memorie/kujtesë pozitive që në të ardhmën do të bëhet një pasqyrë e re.
Meqenë se reagojmë ndaj rrethinës, në rastet më të shumta, përshtatshëm me mënyrën në të cilën rrethina reagon në ne, është e nevojshme të kemi para sysh një gjë. Mënyra sesi të tjerët reagojnë ndaj nesh janë refleksionet e tyre, refleksionet e memories së tyre, kurse refleksionet e huaja nuk kanë kurrfarë lidhje me ne. Mendja e secilit prej nesh reflekton fjalët dhe akcionet që shkakun e kanë ekskluzivisht në mendjen tonë, dhe jo në akcionet dhe fjalët e huaja.
Refleksionet e mendjes sonë janë shumë të fuqishme. Nganjëherë as nuk jemi të vetëdijshëm se sa ato mund të jenë të fuqishme. A do ta kemi kujtesën e mbushur me bukuri apo hidhëti, varet ekskluzivisht (vetëm) nga ne.
Lumturia është një ndjenjë shumë jokonzistente (jostabile). Te shumica prej nesh, në momente jemi të lumtur, por pas disa orëve më as që na kujtohet ajo lumturi. Që të mundemi fare ta mbajmë lumturinë më gjatë se disa orë nevojitet të dijmë çfarë domethënë për ne fjala lumturi? Nëse nuk e dimë çfarë është ajo për ne, si do të dijmë si ta realizojmë atë. Edhe pse nganjëherë presim lumturinë që do të vijë për shkak të ndodhive të mëdha, ajo megjithatë mund t`i ketë rrënjët e saja edhe në sendet shumë të vogla. Ekzistojnë aq shumë përvoja të imëta për të cilat as që jemi të vetëdijshëm vetëm për arsye se jemi të prirur të marrim kafshata të mëdha. Nuk ka asgjë të keqe në lumturinë e madhe dmth. lumturinë që e sjellin realizimet/arritjet e mëdha në jetë, mirëpo për tu kënaqur në bazën e përditshme nevojitet të mësohemi të jemi të lumtur me sende të vogla.
Kur mendojmë me termat e lumturisë dmth. kur i sjellim në mend, nëpërmjet kujtesës momentet e lumtura në jetën tonë, atëherë trupi dhe mendja jonë fillojnë të reagojnë në harmoni me këto ndjenja. Sa më shpesh mendojmë me termat e lumturisë, aq më shumë do të jemi të lumtur, sepse truri nuk e njeh dallimin në mes asaj çfarë ka qenë apo çfarë do të jetë dhe asaj çfarë është.
A e keni pyetur ndonjëherë veten çfarë ndodh kur jemi të pranishëm në moment? Prania në moment na jep një fokusim total në atë çfarë ndodhë momentalisht rreth nesh. Në këtë mënyrë ne jemi të befasuar me çfarëdo qoftë që zhvillohet rreth nesh, vetëm për arsye që jemi këtu dhe për shkak kësaj jemi shumë të lumtur dhe të kënaqur. Shoqërimi me miqtë është një mënyrë e shkëlqyeshme e fisnikërimit të kohës, të disponimit dhe tek e fundit të vetë jetës. Këto shoqërime nuk lypet të jenë patjetër të natyrës identike sa herë që shoqëroheni. Me pak krativitet ato mund të bëhen freskim i vërtetë edhe për ne edhe për ta. Së bashku me shokët mund të bëjmë gjithçka, me rëndësi është vetëm që edhe ne edhe atyre na intereson përnjëmend ajo çfarë bëjmë. Mund të fotografojmë, të ziejmë, të luajmë ndonjë lojë së bashku, ta bëjmë një strip, të shkojmë në piknik, ta shikojmë një film inspirues dhe gjëra të ngjashme.
Natyra gjithmonë ka pasur efekte të mira në shpirt dhe trup. Vetitë e saja mirëbërëse qëndrojnë në dispozicion për të gjithë ne. Nevojitet vetëm pak motivacion për të marr guxim për akcion dhe për tu nisur në natyrë. Shetitjet, kërkimi i teorive të reja natyrore, planifikimi, kopshtet botanike, piknikët, peshkimi e gjëra të tilla janë disa nga opcionet që mund t`i bëjmë për të ra në kontakt me natyrën. Nuk e di a e keni vërejtur, por disponimi ynë në natyrë gjithmonë është më i ndryshëm sesa në qytet.

Një libër i mirë, një muzikë e mirë në mp3 player apo një revistë e mirë në kombinim me ndonjë pemë në një vend të bukur natyror, mund të jetë mënyrë e shkëlqyeshme për relaksim dhe distancë nga jeta e përditshme. Përveç rekviziteve të nevojshme mjafton vetëm të ulesh dhe të mbështetesh për një peme. Pak lexim, pak dëgjim të muzikës dhe pak vështrim dhe për një orë mund të bëhemi një person i ri. Nëse jemi njerëz që e preferojmë mënyrën urbane të relaksimit, atëherë pemën mund ta zëvendësojmë me relaksim në ndonjë kafeteri që ju pëlqen.
Lumturia shumë varet nga ajo sesa jemi kreativ dmth. sesa i lejojmë vetes që të jemi kreativ. I vetmi kufizim që na imponohet në jetë është kufizimi i imagjinatës sonë personale. Pikërisht për këtë arsye vjen deri te monotonia dhe ngurrimi në jetë. Aq shumë gjëra na ofrohen për çdo ditë, nevojitet vetëm të marrim zemër dhe të nisemi në akcion. Veçanërisht nëse jetojmë në qytet, në çdo kënd na ofrohen mundësi të panumërta të përditshme. Teatra, kino, kurse të ndryshme, punëtori dhe gjëra të ngjashme janë vetëm pjesë e ofertës së asaj çfarë mundemi të bëjmë.
Pasi po flasim për futjen e risive në jetë, njëra nga opcionet e dëshirueshme është anëtarësimi në ndonjë klub apo grup me mendime të njëjta me ty. Nevojitet vetëm të definohet cila është fusha jonë e interesit për të vendosur në cilin klub apo grup të anëtarësohesh. Ndonjë interesim i ri në grupin e njerëzve mund të jetë për ne një freskim i shkëlqyeshëm i jetës.
Gjithçka bëjmë në jetë, me rëndësi është sesi e ndjejmë veten kur e bëjmë atë. Nëse emocionet dominante tek ne janë ato të gëzimit, kënaqësisë dhe shijimit, atëherë jemi në rrugën e drejtë sepse kjo është ajo që na mbushë me plotësi. Nëse nuk është kështu, nëse e ndjemë acarimin, mundimin dhe pakënaqësinë, atëherë diçka duhet të ndryshojmë në jetën tonë. Emocionet që na lindin kur jemi duke bërë diçka janë gjithmonë indikative (që tregojnë gjendjen reale). Sipas tyre mund të njohim sa jemi në harmoni me vehten, dhe sa nuk jemi.
Mundësi kemi shumë. Me rëndësi është që të vihemi në lëvizje nga inercioni dhe ta definojmë çfarë jete dëshirojmë. Pas kësaj nevojitet vetëm trimërisht të nisemi kah realizimi i gjithë asaj çfarë ndjejmë se është familjarizuese për ne.
 
Si të motivohesh?

Si ta zhvillosh motivimin?

Në jetën e secilit prej nesh ekzistojnë momente të pamotivimit (mosinteresimit). Rëndom në këto momente dëshira e vetme që lind është të fshehesh nga bota dhe të mos ballafaqohesh me ditën që është duke kaluar. Shkaqet e pamotivimit mund të jenë të ndryshëm dhe seilit i ndodhin.
Mirëpo, për të mos hyrë tepër në inerci (plogështi) është e dëshirueshme t`i ndërmarrim disa gjëra në lidhje me këtë. Në të kundërtën faza e pamotivimit do të mund të zgjatej më gjatë sesa që është e dëshirueshme. Me një organizim të duhur në kokë një gjendje e tillë është e mundur të përballohet në një afat të shkurtër. Në rastet më të shumta nevojitet vetëm të thehet malli i askujt i përditshmërisë.
Mënyra e jetës në të cilën jetojmë sot nganjëherë mund të na shtjerrë fuqitë, të na molis plotësisht. Nga një pozitë e një gjendjeje të tillë nuk është as për tu çuditur që nganjëherë ndjehemi të pamotivuar. Në mënyrë që ta fitojmë nxitjen për të shkuar përpara dmth. që të na kthehet motivacioni mirë është t`ia kushtosh pak kohë vetvetes në të cilën do të mund ta ripërtërijmë fuqinë personale. Kjo mund të jetë 15 minuta në ditë, mirëpo me rëndësi është që në këtë periudhë të relaksohemi dhe të provojmë ta zbrazim kokën nga mendimet dhe gjithë ajo çfarë na largon vëmendjen nga paqja personale.
Për të qenë i motivuar, nevojitet të jesh i inspiruar. Rreth nesh ekzistojnë një shumicë sendesh që mund të na inspirojnë. Leximi i një libri të mirë, shikimi i një filmi të mirë, shetitja nëpër natyrë dhe vështrimi i saj janë vetëm disa nga mënyrat me anë të të cilave mund ta ndjejmë inspirimin. Gjithçka që na shpie në gjendjen pozitive të vetëdijës është e mirëseardhur.
Jeta e shpejtuar e jetës na largon nga gjithë ato sendet e vocrra dhe inspiruese që gjinden rreth nesh. Mjafton vetëm që në moment të ndalemi dhe të sillemi rreth vetes. Aq shumë gjëra ka rreth nesh që mund të jetë burim i pashterrshëm inspirimi, kurse e vetmja gjë që inspirimi kërkon prej nesh është një vëmendje e vogël në gjërat që përndryshe nuk i shohim. Kur jemi të inspiruar, atëherë gjendemi në gjendjen pozitive të vetëdijës që mund të jetë fillim i mirë për zgjimin e motivacionit.
Ne jemi qenie që pas fazës fillestare të entuziazmit me diçka t ë re (qoftë ky një projekt i ri apo person në jetë), me kohë fillojmë të humbim këtë ndjenjë dhe nuk i vërejmë më anët pozitive të gjithë asaj çfarë ndodhet në jetën tonë. Pikërisht kjo ndjenjë e entuziazmit ndërsa jemi të involvuar në atë çfarë veprojmë mund ta bëjë atë vepër si një gjë krejt më të ndryshme. Me rëndësi është vetëm sesi i kemi radhitur gjërat në kokë.
Askush nuk e ka të panjohur ndjenjën e mallëngjimit dhe entuziazmit që lajmërohet kur biejmë në dashuri, kur e fillojmë një punë të re apo kur shkojmë në një udhëtim emocionues. Pikërisht këto ndjenja na mbajnë të zgjuar dhe të interesuar për jetën. Për këtë arsye rithirrja e tyre në vetëdije mund të jetë për ne e dobishme.
Secilin prej nesh do ta dekurajonte një detyrë apo qëllim i madh që e kemi ndërmarrë për ta realizuar. Ajo që detyrat dhe qëllimet e mëdha i bënë më të thjeshtë dhe më lehtë të përballueshëm është vendosja dhe zbatimi i hapave të vegjël prej të cilëve përbëhet detyra dhe qëllimi. Në qoftë se preokupohemi tepër me të menduarit sesi do ta kryejmë një gjë të madhe dhe shumë të rëndë që gjindet para nesh, shumë lehtë mund ta humbim motivimin ndaj saj.
Në situata të tilla kryesore është që t`ia fillojmë lëvizjen kah qëllimi dhe këtë me hapa të vegjël. Njëherë kur të fillojmë të punojmë në realizimin e diçkasë së madhe dhe për ne të rëndësishme, nuk do të mundemi më të ndalemi. Për këtë arsye për fillim më kryesorja është të fillosh dhe motivimi do të ndodh vetvetiu.
Trupi ynë është burim i fuqisë sonë. Nëse e lëmë pas dore trupin tonë, nuk do të jemi në formën emocionale as në atë mentale. Trupi kërkon kujdesin tonë për të. Kujdesi i drejtë kërkon prej nesh disponimin adekuat me nevojat primare fizike, siç janë gjumi, ushqimi, dhe nuk është për tu nënçmuar edhe fiskultura.
Sa më i shpejtë të jetë ritmi i jetës sonë, aq më shumë kemi nevojë qër baraspeshën cilësore të nevojave të cekura. Trupi funksionon në mënyrën më cilësore kur në të shtiejmë ushqim cilësor, i japim sasi të mjaftueshme të gjumit, si dhe e mbajmë në formë duke u marrur me fiskulturë (ushtrime fizike). Pikërisht në momentet kur më së shumti na nevojitet kjo ne harrojmë në këto gjëra. Që të mundemi fare të vehemi në lëvizje, është jashtëzakonisht e nevojishme të kesh trupin në formë adekuate. Për këtë arsye nuk është për tu hedhur poshtë të kihen këto gjëra para sysh.
Pamotivimi në jetë lind edhe për shkak të marrurit me gjëra që nuk na mbushin shpirtin dhe që na japin shkallën e ultë të kënaqësisë dhe gëzimit. Këso gjëra është e dëshirueshme të eliminohen nga jeta apo të paktën të zvogëlohen. Si do ta fitojmë motivimin për të shkuar përpara nëse vendi për diç të re dhe plotësuese na është i zënë? Përgjigjja – shumë vështirë. Sa më shumë të lirojmë vend, aq më shumë do të kemi vullnet dhe kohë për disa gjëra më të bukura.
Po ashtu, shkak i shpeshtë i pamotivimit është ashpërsia ndaj vetvetes. Kur thjesht e ndërsej (e kushtëzoj me domosdoshmëri) vetveten në jetë, atëherë në mënyrë permanente ndjehemi të shtrënguar dhe nën trysni. Nganjëherë nevojitet të lëshohet shigjeta dhe t`i dhash vetes pushimin e merituar në mënyrën në të cilën këto pushime do të na përshtaten më së miri. Nëse vet nuk jemi të kujdesshëm ndaj vehtes, si mund të presim se do të kemi vullnet dhe dëshirë për disa gjëra të reja dhe entuziaste?
Me një punë konstante dhe me kryerjen e sendeve që ia kemi dhënë vetes si detyrë, nganjëherë harrojmë në momente të kënaqshme që mund t`ia dhurojmë vehtes. Prej kohe në kohë është një shprehi e mirë ta shpërblesh veten për diçka që kemi bërë. Kjo nuk do të thotë patjetër, por edhe mundet, të jetë diçka e madhe. Mund ta qerasim veten me një të ngrënë që na pëlqen në ndonjë restoran që na pëlqen, të shkosh në ndonjë pishinë, ta blesh ndonjë send të bukur ose diç të ngjashme. Kryesore është që ta kesh para sysh se jemi duke përparuar, gjë që dhuratat që i blejmë do ta vërtetojnë këtë.
Motivimi është gjendje që duhet të niset në lëvizje. Njëherë kur të nisemi dmth. kur ta ndjejmë veten të motivuar, atëherë jeta jonë do të lëviz vetvetiu, nëdrsa ne vetëm do ta përcjellim (ndjekim). Më kryesorja është fillimi, më vonë shkon shumë më lehtë.
 
Të dëgjuarit efektiv dhe joefektiv



Njeriu është i ballafaquar me probleme dhe konflikte të ndryshme për shkak se nuk di të dëgjojë. Sa herë i ndodhë që dikush t`i thotë apo që vetë t`i shprehë fjalitë të tipit:

Nuk po më dëgjon.
Lejom ta kryej rrëfimin.
Nuk po kupton çfarë po flas.
Nëse më lejon, do të ta them.
Jo, nuk kam menduar ashtu.

Të gjitha këto fjali të cekura më lartë dhe ato të ngjashme me to tregojnë sesi njeriu nuk di të dëgjojë dhe nuk e dëgjon bashkëfolësin e tij.

Cilido lloj i marrëdhënies apo interakcionit me njerëz kërkon shkathtësinë e të dëgjuarit. Të dëgjuarit është art i të lidhurit me personin tjetër. Me të njeriu fiton mundësin e depërtimit/shikimit në atë çfarë tjetri flet dhe ndjen.

Në rastet më të shumta njeriu posedon një shprehi të zhvilluar të padëshirueshme të mosdëgjimit të të tjerëve. Kjo shprehi shpie deri tek dëgjimi joefektiv që mund të manifestohet në disa forma:

1. SHTIRثSI – ky është personi i cili gjithmonë shtiret se po dëgjon. Ai mund të tregojë të gjitha shenjat e të dëgjuarit efektiv, por të gjitha ato do të jenë të aktruara. Do të buzëqesh kur dikush i flet, do të jetë i interesuar për bisedë, por në të vërtetë do të mendojë për diçka tjetër apo nuk do të dëgjojë fare çfarë i flitet ose vetëm aty këtu futet dhe del nga biseda. Nuk është vështirë ta njohësh një person të tillë. Në konverzacion (diskutim) kjo gjithmonë ndjehet.

2. DثGJUESI I VARUR – ky është personi që qëllimin primar e ka për ta kënaqur personin i cili i drejtohet. Ai më së shumti interesohet për atë që të lë përshtypje të mirë në bashkëbiseduesin, gjë që e largon nga dëgjimi efektiv dhe feedback-un (informacioni rikthyes) e përshtatshëm. Ai në mënyrë të pamatur bie dakord me atë çfarë i flet personi, edhe pse në të vërtetë këtë nuk e mendon, por dëshiron t`ia bëjë qefin bashkëbiseduesit. Për më të mirin shembull merret ai i të tundurit konstant të kokës [“ëhë, po”]. Një lloj i tillë prej dëgjuesi është në më të shumtat raste i frustruar.

3. AI/AJO Qث E NDثRPETث KOMUNIKIMIN – ky është personi që kurrë nuk i lejon bashkëbiseduesit që ta mbarojë atë çfarë dëshiron të thotë. Shkaku i kësaj është: ose ka frikë se do të harrojë atë çfarë ka ndër mend apo konsideron se është e domosdoshme të nëdrhyhet në bisedim në një moment të caktuar ose më shumë i intereson ajo çfarë ai mendon dhe ndjen në lidhje me njeriun me të cilin është në kontakt.

4. DثGJUESI ME VETثDIJE PثR VETEN – ky është personi që më shumë është i interesuar për statusin e vet në sytë e të tjerëve sesa për idetë dhe ndjenjat e këtyre. Ai tenton ta impresionojë bashkëbiseduesin dhe për këtë arsye nuk dëgjon me të marrurit vesh. Një person i tillë është i drejtuar në dhënie të përgjigjeve në mënyrë që të tregohet i dobishëm dhe që ndihmon.

5. DثGJUESI INTELEKTUAL – ky është personi vëmendja e të cilit gjithmonë është e fokusuar në fjalët e bashkëbiseduesit. Ai tenton për të sjellur konkludim racional, logjik pa të marrurit para sysh shenjat joverbale që reflektojnë emocione. Ky tip i dëgjuesit mund të ketë shkakun në punën me të cilën personi merret.

6. DثGJUESI GJYKATثS-JURI – ky është personi që aq shumë involvohet/hyn në shqyrtimin e idesë apo sjelljes së të tjerëve sa që nuk arrin ta dëgjojë rrëfimin e tërë. ثshtë në gjendje edhe ta ndërpresë bashkëbiseduesin në mënyrë që t`ia thotë se nuk ka të drejtë dhe se fjalët e tija nuk janë të sakta. Po ashtu mund edhe ta sulmojë personin tjetër pa e marrë vesh pozicionin e këtij.

Ajo çfarë tregon komunikimin dhe dëgjimin efektiv është të marrurit vesh të plotë të asaj çfarë bashkëbiseduesi ka thënë dmth. të zbuluarit e domethënies, qëndrimit dhe ndjenjës së drejtë/vërtetë që fshihen pas vetë fjalëve. Të dëgjuarit efektiv jep rezultate të caktuara positive:


1. ARRITJE DITURISH – personi mund të mësojë informacione të reja nëpërmjet të tjerëve. Po ashtu mund të mësojë dhe të hyjë në kontakt me emocionet, shprehitë dhe temperamentin e të tjerëve.

2. PثRFITIM RESPEKTI – të treguarit e interesit të sinqertë për emocionet, mendimet, problemet apo idetë e të tjerëve do t`i sjellë njeriut respekt të denjë nga ana e njerëzve të tjerë.

3. LIDHJE MIQثSISH – të dëgjuarit (të marrurit vesh) ndihmon në lidhje miqësish të reja si dhe në pasurimin e atyre që tashmë i kemi.

4. ZGJIDHJE PROBLEMESH – vetëm me të dëgjuar të efektshëm është e mundur të marrësh vesh se çfarë mendon pala tjetër dhe në këtë mënyrë ta gjesh zgjidhnjen e përbashkët të problemit apo konfliktit.

5. REDUKTIM STRESI – të marrurit vesh ndihmon te jashtëqitja e gjithë asaj çfarë e mundon njeriun gjë që automatikisht “e bënë ajrin e pastër”

6. KثNAQثSIMI Nث JETث – dëgjimi efektiv mund të sjellë zhvillimin e një standardi më të madh në jetë në bazë të asaj çfarë njeriu ka dëgjuar prej të tjerëve. Ka rast për të mësuar nga jeta e të tjerëve.

7. FORCIM MARREDHENJESH – më e rëndësishmja është që njeriu t`i dëgjojë të tjerët jo vetëm me veshë por edhe me zemër. Empatia [aftësia të gjallërohemi/hyjmë/përjetojmë botën e tjetrit] e pranishme në të dëgjuar është dhurata më e mirë në të gjitha marrëdhëniet.

Sa më shumë njeriu të kapë me veshë, aq më shumë do të dëgjojë e marrë vesh.
 
Amullia e jetës

Jeta është moment. Ajo ekziston vetëm në kontekstin këtu dhe tash. اdo moment që është pas njeriut më nuk mund të kthehet.
Armiku më i madh i çdo njeriu është zvarritja/shtyrja që me vete mbartë pritjen e një momenti të volitshëm. Njeriu është i prirur t`i lë për më vonë miliona sende dhe në fund mos t`i realizojë fare.
Personi është njësi që ekziston dhe mbetet në jetë nëpërmjet shprehive dhe shablloneve/kallëpeve shoqërore. Secila prej shprehive dhe shablloneve e shpie njeriun në pozitën e amullisë (mungesës së gjallërisë). Me një jetë të tillë të jetës, nëse njeriu nuk është në gjendje të jetë inventiv (zbulues/sajues), nuk do të arrijë të realizohet.
Në treg është i arritshëm një numër shumë i madh informacionesh që dëshirojnë t`i ofrojnë njeriut rastin për tu realizuar.
Disa individë janë të gatshëm ta rrëmbejnë këtë shansë. Disa janë të gatshëm të mbledhin informacione për ta të arritshme. Problemi lind në momentin kur njeriu merrë kohë, harxhon energji dhe të holla në mënyrë që t`i mbledhë informacionet e dëshiruara, që më atë rast të mos mësohet t`i shfrytëzojë apo që fare t`i përdorë ato.
Sado pastë njeriu informacione në kokë që mund t`i ndihmojnë realizimit të tij, nëse ai nuk di t`i shfrytëzojë këto informacione, prej kësaj s`mund të pritet asgjë. Sado qofshin ato të vlefshme aq janë edhe të pavlefshme. Ato janë vetëm informacione. E dhëna si edhe cilado tjetër gjë zë vend në memorien e tij pa kurrfarë kuptimi dhe vlere.
Secili njeri është strukturë karakteristike vetëm për vetë atë. Ai që është i aftë të depërtojë dhe ta shqyrtojë strukturën e vetë është në rrugë të shkëlqyeshme që ta njohë vetveten. Këtu qëndron edhe përgjigja se a do ta shfrytëzojë dikush apo do ta dëbojë informacionin që e ka marrë. Të ballafaquarit me realitetin nganjëherë nuk është edhe aq e lehtë. Vetë thelbi i informacioneve të shumta që i ofrohen njeriut në mënyrë që ky nëpërmjet tyre të realizohet nuk qëndron në atë çfarë dëshirohet të mbartet me të. Thelbi i tyre është shumë më i thellë. Ato [informacionet] i ofrojnë njeriut percepcionin nëpër të cilin ai duhet të mësohet si të jetojë.
ثshtë e njohur që njerëzit e moshuar dijnë të pendohen dhe tu vie keq që nuk i kanë bërë disa hapa dhe gjeste në jetën tyre të kaluar. Kjo u ka ndodhur pikërisht për shkak se vazhdimisht e kanë lënë për më vonë atë që është dashur të bëhet duke menduar se kanë mjaft kohë. Mirëpo rasti është rast. Ai shfaqet dhe humbet, dhe pyetje është kur dhe a do të lajmërohet më ndonjëherë. Të marrësh guxim për të hyrë në atë çfarë individit i ofron jeta është çështje vendimi individual.
Jeta si koncept dikujt i tingëllon shumë komplekse (ndërlikuar). Mirëpo kjo është vetëm percepcion i këtij dikujti. Koncepti kompleksitet gjithmonë rrjedh nga pozita e të pa marrurit vesh. Edhe fëmijës që nuk di të lexojë takimi i parë me shkronjat i tingëllon komplekse për shkak se fëmija nuk e kupton këtë proces. Njeriu nuk e kupton jetën dhe për këtë arsye i duket e vështirë.
Ekziston një rregullë që i shemb të gjitha kallëpet se jeta është e vështirë, ajo është: MERR GUXIM (VENDOS).
Në vetinë e njeriut është procesi i të menduarit dhe analizuarit. Me anë të këtij procesi me shumë protokole ai mund të zgjidhë vështirësitë e tija të jetës. Njeriu është njësi që në memorien e tij ka të ruajtur çdo sekund të jetës së tij dhe nëse këtë dëshiron secilin prej këtyre sekundave mund ta kujtojë. Kjo ia lehtëson punën në shumëçka, sepse jeta nganjëherë nuk e ledhaton njeriun, kurse kjo mund të ndikojë në mënyrë shumë negative. Pozitive në këtë është që secili njeri mund ta ndryshojë kodeksin që e bllokon pikërisht nëpërmjet këtij (për)kujtimi.
Disa e bëjnë pikërisht këtë. Me këtë mënyrë “e bijnë veten në vend”, siç do të thoshte populli, dhe hapa të tillë paraqesin një lëvizje të madhe nga vendi në zhvillimin e njeriut.
Rrethana rënduese që është shumë më shumë sesa reale është ajo që “këta disatë” qëndrojnë vetëm në këtë. E zgjidhin atë që i ka munduar, mirëpo nuk bëjnë asgjë përsa i përket lëvizjes prej vendit në universumin material. Por të marrësh guxim paraqet pikërisht këtë lloj të lëvizjes nga vendi.
Njeriu që nuk merr guxim, duke i pasur të gjitha informacionet e nevojshme nuk e ka kuptuar porosinë e tyre në plotësi. Jeta është shumë më shumë sesa problem dhe zgjidhje problemesh. Jeta është kënaqësi e cila në qoftë se nuk fillohet të konzumohet me kohë bëhet e hidhur, dhe me kalimin e kohës e humbë shijen.
Sa herë i ka ndodhur njeriut që të mbesë me ditë i ngjitur për TV ekran dhe në këtë të mos shohë kurrfarë kuptimi? Se shikon edhe atë çfarë dëshiron të shohë si edhe atë çfarë nuk dëshiron.
Sa herë i ka ndodhur që mos ta pranojë thirrjen për të dalë apo udhëtimin që i ofrohet vetëm për arsye se është përtac për të lëvizur nga vendi?
Sa herë i ka ndodhur që nuk ka mundur t`i afrohet personit që i pëlqen për arsyera që as vetë nuk i di?
Sa herë i ka ndodhur se ndjehet i zbrazët, bosh si kovë?
E të tjera, e të tjera duke i lënë gjërat për më vonë, më vonë...
Pikërisht këto janë momentet kur jeta fillon të humbë shijen e vet. Kur bëhet e zbrazët mu si ai që e jeton atë. Kur nuk ka asgjë më që do ta inspironte, që do ta motivonte, që do ta lëvizte nga vendi. Shkaku i vetëm i kësaj është mbyllja e njeriut ndaj jetës. Jeta si e tillë kurrë nuk ka qenë problem. Ajo është diçka më e thjeshta që ekziston. Problemi është percepcioni i kufizuar i njeriut.
Gjithë ajo çfarë njeriu tashmë ka ose nuk ka do ta vendosë atë në pozicion të amullisë (topitjes). Nuk do të ketë qef të orvatet ta zgjojë atë çfarë tashmë ka apo të arrijë atë çfarë nuk ka. Vetëm do të mbetet në vend, në gjendje të fjetur. Do të bëhet letargjik (i plogësht) sepse kjo është shumë më thjeshtë sesa të lëvizë nga vendi çfarëdo qoftë një akcion.
Hapi i parë që njeriu duhet ta bëjë është që të bëhet i vetëdijshëm për bukurinë e jetës. Të ecë në botë me sy të çelur dhe të shohë, në vend që të këqyr. Shqisat t`i bëhen të hapura dhe të gatshme për thithje të jetës. ثshtë dallim i madh në të pamit, dëgjuarit, marrurit erë, shijuarit dhe prekurit dhe asaj çfarë me të vëretë fshihet pas shqisave nëse njeriu është i pranueshëm (ndjeshëm). Jeta atëherë bëhet e çuditshme, e mrekullueshme. Kështu ndodh inspirimi.
Kur njeriu bëhet i inspiruar me jetën, do të jetë në pozitë të lëvizë nga vendi nëpërmjet këtij inspirimi. Do t`i hapet një mori sendesh që dëshiron t`i bëjë, për të cilat deri më tani nuk ka qenë i vetëdijshëm. Do ta kuptojë se dëshiron të kërcejë, se dëshiron të shkojë në kino, se dëshiron të merret me alpinizëm, se dëshiron të dalë, të shoqërohet me njerëz, të lexojë libra, të kultivojë lule… Me një fjalë do ta kuptojë se dëshiron të jetojë, çfarëdo domethënie pastë kjo në percepcionin e njeriut.
Jeta është kreacion që ofron shumë mundësi. Do të ishte dëm që njeriu të mos i shfrytëzojë mundësitë që i janë ofruar. S`është e thënë që gjithçka duhet patjetër të jetë si rekomandojnë rregullat dhe shprehitë. Puna nuk është vetëm ajo çfarë gjatë gjeneratave të panumërta konsiderohet. Zgjuarje herët në mëngjes, ardhje vonë pas dreke nga puna, lodhje për shkak të zgjimit të hershëm, të gjitha këto për shkak të një qëllimi: përftim parash. Raportet me gjininë e kundërtë nuk është ajo çfarë shoqëria rekomandon. Ta gjesh një person të caktuar, ta njohësh, pas kësaj të jetosh me të, të martohesh, të kesh fëmijë. Këta dhe shembuj të ngjashëm janë vetëm pjesë e një konteksti shumë më të madh në të cilin çdo individ veç e veç e ka shabllonën e vet.
Të gjitha këto janë konstelacione që janë shumë relative, varësisht nga natyra e vet njeriut. Njeriu mund ta rrokë/përfshijë tërësinë, pjesën ose asgjë të asaj çfarë një konstelacion i caktuar me rregullat e tij i ofron atij. Sepse megjithatë në fund të të gjithave, secili njeri është farkëtar i fatit të vet. Më kryesorja në gjithë këtë është që njeriu ta gjejë dhe ta (për)jetojë vetveten.
 
Si Ta Shfrytëzojmë Pakënaqësinë Në Mënyrë Kreative?


Frika është emocion që konsiderohet gjë normale në natyrën njerëzore. Ndër të tjera frika është edhe më i madhi motivues/shtytës. Shumë prej nesh i motivon pikërisht frika kur dëshirojmë të bëjmë diçka – qoftë se kemi të bëjmë me çështjen se mundohemi të jemi më të mirë në punë, më të mirë ndaj partnerit, më i mirë ndaj familjes apo diçkaje tjetër, në çfarëdo diçka prej këtyre na nxit frika.
Ekzistojnë aq shumë motivues tjerë, e përse e përdorim mu frikën për motivacion?
Para së gjithash ajo çfarë dëshirojmë ta realizojmë në jetë është një motivues më i fortë se cilado frikë. E pra, ajo çfarë dëshirojmë nganjëherë nuk është e mjaftueshme që të na lëvizë nga vendi. Për këtë arsye dëshirat tona i ndërrojmë në të duhura apo në nevoja dhe kështu edhe i quajmë (duhet/nevojitet). Këtë e bëjmë për arsye që konsiderojmë se në këtë mënyrë dëshirat tona do të bëhen më fuqishëm dhe më shpejtë të realizuara.
Fjala është se kur diçka duhemi atëherë atë çfarë duhemi e konsiderojmë të domosdoshme për mbijetesën tonë. Nëse ajo çfarë duhet nuk realizohet, mendojmë se kjo në ne do të lë disa pasoja negative. Kur energjinë tonë e drejtojmë kah diçka çfarë konsiderojmë se duhemi, atëherë në të vërtetë shumë energji drejtojmë kah diçka çfarë është jashtë ëndërrave dhe qëllimeve tona të vërteta. Në këtë mënyrë harxhohemi në gjëra që janë të parëndësishme për jetën tonë.
Si ta zbulojmë se a jemi duke harxhuar kohën dhe energjinë tonë në sende që nuk kanë pasoja konstruktive për jetën tonë? Ashtu që ta shqyrtojmë çdo hap që e ndërmarrim, që të shohim se a është ajo që jemi duke bërë në harmoni me atë çfarë përnjëmend dëshirojmë apo jemi duke bërë kompromise ose i përshtatemi disa standardeve dhe vlerave që nuk kanë lidhje me ne.
Realizimi i dëshirave tona na sjell lumturinë. Nëse bëjmë sende për të cilat mendojmë se duhet t`i bëjmë, në vend që t`i bëjmë ato që përnjëmend dëshirojmë, si do të ndjehemi pasi që “të duhurat” tona i realizojmë? Me siguri të pakënaqur. Shpesh herë në jetë ndodh që nuk shkon gjithçka ashtu siç e kemi paramenduar. Gjithmonë ekzistojnë disa faktor që i shmangen vetëdijës sonë dhe që prodhojnë pakënaqësi. Mirëpo përse lajmërohet pakënaqësia? Për arsye se jemi të varur nga të duhurat tona, pa të cilat do të ndjehehshim të zbrazët, sikur na mungon diçka.
E pra, gjëja pozitive është që mund t`i ndryshojmë motivuesët që na nxisin në aksion. Kur na udhëheqin dëshirat tona, qëllimet tona në drejtim përpara, do të ndjehemi stabil, të qetë dhe në mënyrë entuziaste. Mirëpo nëse na udhëheq në drejtim përpara ndjenja se diçka duhet, ne do të jemi të lidhur për këtë ndjenjë dhe për realizimin e saj kështu që në të vërtetë do të na mbajë të lidhur për vendi në vend që të na nxisë përpara.
Ndjenja se diçka duhet na paraqet frikën ekzistenciale, sepse nëse konsiderojmë se diçka duhemi dhe këtë nuk e fitojmë për ne kjo do të jetë pyetje ekzistence – të mbetësh në jetë ose jo. Ndjenja se diçka duhet është e lidhur me të besuarit se diçka duhet. Në harmoni me këtë të besuar është e lidhur edhe e vërteta se do të ndjehemi të pakënaqur nëse nuk e kemi këtë çfarë duhet. Ndjenja se diçka duhemi e rrënon besimin tonë në lumturi, kënaqësi dhe jetë pa këtë çfarë duhemi.
Për këtë arsye ndjenja se diçka duhemi në mënyrë të pashmangshme prodhon edhe ndjenjën e pakënaqësisë, sepse kur diçka nuk kemi atëherë ndjehemi sikur nuk ekzistojmë. Kur i krijojmë vetes këso forma bllokimi në jetë, ia bllokojmë vehtes edhe aftësinë e të krijuarit dhe të jetuarit të jetës duke marrë frymë lirshëm.
Nga ana tjetër kur jemi të mbushur me dëshira që na shtyjnë përpara, atëherë ndjehemi të plotësuar. Kur lëvizim në harmoni me dëshirat tona, e provojmë kënaqësinë në momentin që ndodhet në të tashmën. Atëherë të menduarit tonë është: “Më shumë se kjo çfarë kam është e mirëseardhur, mirëpo unë jam në rrugë të mirë dhe çdo hap që e bëj gjatë ditës po më plotëson dhe e di se më shpie kah një plotësi edhe më e madhe.”
Me ndjenjën se diçka duhemi, dhe këtë nuk e kemi, e vendosim vetveten në pozitë shumë të vështirë në të cilën pakënaqësia është faktori kryesor i të qenit dhe zgjidhja e tij qëndron në realizimin e asaj për çfarë konsiderojmë se na bën të pakënaqur. Në këtë mënyrë vendosemi në një rreth vicioz (magjik) në të cilin gjithmonë kënaqësia jonë varet nga diçka jashtë nesh, dhe me vetë këtë ne nuk e përformojmë personalisht fatin tonë. Sa më keq të ndjehemi për shkak të mospasjes së diçkasë, aq më shumë do të kemi nevojë se duhet të kemi atë.
Fakti që na krijon frikë është ai se nëse bëhemi të kënaqur nuk do të kemi motivues që do të na shtynte të shkojmë përpara. Kemi frikë se do ta humbim thëngjillin (benzinën) që deri më tani na ka udhëhequr gjatë jetës dhe që na ka hapur raste dhe mundësi të reja. Gjithë kjo është rrenë. Gjithë kjo është çështje e shabllonit që na mban në kornizën e problemeve sepse në këtë mënyrë jemi mësuar të jetojmë dhe të lëvizim në botë.
Ajo çfarë duhet ta ndryshojmë është t`i lejojmë ndjenjës në veti që të na bëhet udhëheqës. Kur i lëshohemi ndjenjës së brendshme që të na udhëheq ne në të vërtetë i lëshohemi imagjinatës sonë, inspiracionit dhe kreativitetit tonë.
Ekzistojnë edhe të besuara shoqërore që na mbajnë më shumë se që është e nevojshme në kornizën e pakënaqësisë. Për shkak tyre besojmë që diçka duhet të bëjmë në këtë dhe atë mënyrë dhe sa gjatë duhet bërë diçka. Këtu kryesisht kemi të bëjmë me të besuara që mbarten nga gjenerata në gjeneratë. Për shembull sa gjatë duhen mbajtur teshat e zeza kur vdes dikush i joni. Nëse nuk i mbartim aq gjatë sa është shkruar me rregullë në shoqëri, pra nëse nuk i lejojmë vetes që ta marrim veten më parë nga shoku që na ka ndodhur, atëherë rrethina do ta konsiderojë se nuk paskemi pasur interesim për personin i cili më nuk është ndër ne. Një gjë shumë apsurde, sepse vetëm dëshirojmë më parë të vazhdojmë të jetojmë dhe të nxirremi nga prangat e pakënaqësisë dhe dhimbjes.
ثshtë e mundur që një prej shkaqeve përse pakënaqësia dhe frika na nxisin është ai që qysh si fëmijë e kemi vërejtur se pasi që të ketë ndodhë diçka e padëshiruar rreth nesh të gjithë reagojnë në mënyrë negative që zgjat një kohë, dhe ndjehen keq për shkak të ndryshimit që ka ndodhur. Pra, sipas kësaj baze jemi mësuar se mosprania e diçkasë paraqet pakënaqësi që duhet t`i ikim, sepse është e pakëndshme. Dhe rrethi fillon...
 
Thoni “jo” monotonisë


Monotonia është gjendje e pakëndshme mentale dhe emocionale e karakterizuar me pakënaqësi dhe me mungesë interesi. Ekziston ndarja e përgjithshme në monotoninë rrethanore (situative) dhe kronike. Ka pak njerëz që asnjëherë nuk e kanë ndjerë monotoninë rrethanore: në ligjëratë, duke shikuar një film, një libër, duke pritur në rend etj. Monotonia kronike është patologjike dhe destruktive. Njerëzit që vuajnë nga monotonia kronike pak gjë dhe pak kush u intereson. Monotone për ta është rutina e përditshme dhe puna që e bëjnë. Monotonia kështu shndërrohet në sëmundje dhe e kërcënon vetë thelbin e të ekzistuarit.

Njerëzit shpesh herë monotoninë e lidhin me një burim, të bindur se do t`i shmangen asaj nëse i shmangen burimit të monotonisë. Në këtë mënyrë sillen në formularet e fajësimeve, por kështu nuk mund të zgjidhin asgjë. Simptomet e monotonisë janë: përgjumje e shpeshtë, koha kalon ngadalë, indiferenca (mospërfillja), lodhje, mungesë e të dhënurit pas qëllimeve dhe planeve, pakënaqësi e paqartë, ikje në fantazi, depresion i mesëm apo i rëndë.

Njëri nga shkaqet kryesore të monotonisë është mungesa e llojllojshmërisë. Mendja e njeriut me afsh i dëshiron ndryshimet. Shumë hulumtime kanë treguar se, nëse njeriut i është marrë ndryshimi i stimujve ndijesorë, do të vijë deri te ajo që do të fillojnë t`i lajmërohen halucinacionet. Prandaj monotonia është shpesh herë rezultat i një jete të njëllojshme. Mirëpo, ajo në një masë të madhe është edhe çështje e perceptimit. Një person vizitën e një ekspozimi do ta përjetojë si diçka jashtëzakonisht mallëngjyese, tjetri këtë do ta konsiderojë monotone. Zbulimet në fushën e medicinës shumë do t`i bëjë të interesuar mjekët, por për pikturuesin ndoshta do të jenë jointeresante. Kërkimet tregojnë se njeriu e ka kureshtjen të lindur dhe ajo është e dukshme tek fëmijët, por ajo te njeriu i rritur është selektive sepse i ka zhvilluar interesat. E pra, pa marrë para sysh interesat, natyre njerëzore, edhe natyra në përgjithësi, kërkon ndryshime dhe pushon në ndryshime.

Monotonia është e përcjellur apo shpie në ndjenjën e vetmisë, zbrazëtisë, pafuqisë, papërshtatshmërisë, mërzisë, pikëllimit, madje edhe depresionit. Kur lejojmë që monotonia të lazdrohet (përkëdhelet), mund të ketë pasoja serioze. Kur njeriu e ndjen veten monoton, nuk e do atë çfarë bënë, mirëpo nuk di çfarë do të bënte tjetër. Pra, kur lajmërohet monotonia, kjo është një shenjë se duhet të ndalemi dhe të mendojmë: nëse nuk e dojmë atë çfarë jemi duke bërë, a nuk do të duhej atëherë ta ndërprejmë këtë së bëri? Dhe çfarë tjetër do të dëshironim të bënim? Monotonia është gjendje e pasivitetit dhe është e kundërta e gjendjes së aktivitetit dhe kreativitetit. Mendja kreative do të gjejë aktivitete edhe në ligjëratën jointeresante dhe të thatë: do ta nxjerrë lapsin dhe do ta shkruajë një këngë për këtë, do ta vizatojë një karikaturë dhe gjëra të ngjashme...

Monotonia është e pabashkueshme me aktivitetin. Kur jemi të fokusuar në atë çfarë jemi duke punuar, nuk ka kurrfarë mundësie që të lajmërohet monotonia. Njëri nga burimet e monotonisë mund të jetë kërkimi i kënaqësisë që më së shpeshti përfundon me zhgënjim. Nëse humbet nga shikimi qëllimi i jetës, kërkimi sipërfaqësor i kënaqësisë bëhet një vërtitje e vazhdueshme në rreth. Kurse përsëritja e pakufishme shkakton monotoninë.

Si mund ta ndjejë dikush veten monoton në një botë aq të çuditshme? Kur njeriu në një botë aq të jashtëzakonshme në të cilën në secilin moment mund të zbulojë diçka të re dhe fascinante megjithatë e ndjen monotoninë, nuk i duhet një shenjë më e qartë se diçka me perceptimin e tij nuk është në rregull. Duhet shqyrtuar filozofinë personale të jetës, të shqyrtohet domethënia që i jep jetës, të gjurmohen formularet që e udhëheqin jetën e tij, sërish t`i vendosë vlerat e tija, dhe më atë rast diçka të ndermarrë. Po çfarë? Gjëja e parë, duhet të fillojë ta marrë përgjegjësinë për lumturinë personale, mos të pretë që ta zbavisë dikush tjetër, që diçka nga jashtë t`ia ndryshojë gjendjen, por vetë të ndërmarrë hapa që do ta ndryshojnë.
Më tutje, nëse e ndjen veten monoton, duhet të bëjë diçka të dobishme. Të lëvizë nga vendi. Të aktivizohet, qoftë kjo edhe në kuptimin motorik – të shetisë, ta fshijë dyshemenë, të bëjë rend në dhomë. Aktiviteti do të zvogëlojë intenzitetin e monotonisë kështu që njeriu mund të vazhdojë më tutje me hapa. Njëri nga më të rëndësishmit është sërishmi ta ripërtërijë, rigjallërojë atë kureshtjen fëmijërore. E tërë bota pret që ta zbulojmë. Meqë monotonia në masën më të madhe është klithje për ndryshim, duhet sistematikisht të orvatet të involvohen ndryshime të shpeshta dhe të rregullta në jetë.

Mund të niset nga ndryshime më të vogëla, por jo edhe të mbetet në to. Sa më shpejtë duhet bërë diç më të madhe: të shkohet dikah ku kurrë nuk kemi qenë, të bëhet diçka që në mënyrë drastike e then rutinën tonë. Duhet të vendosen qëllime dhe të zbërthehen detyra me ndihmën e të cilave ato do t`i arrijmë dhe të kënaqemi në realizimin e tyre. Ata që e kanë të sendërtuar strukturën qëllimore, kurrë nuk e ndjejnë monotoninë por i gëzohen çdo arritjeje.

Feskojeni trupin tuaj. Dilni jashtë, ushtroni, vallëzoni. Monotonia është shenjë se trupit i duhet këndellje. Gjeni diçka të rëndësishme që do ta bëni. Shpesh herë monotonia është e lidhur me përjetimin e asaj çfarë punojmë se është e parëndësishme. Nuk guxojmë të vijmë në situatë që ta shohim jetën tonë si një rreth i pakufi i rutinës pa kurrfarë qëllimi më të lartë. Duhet ta gjejmë kuptimin në atë çfarë bëjmë ose ta ndryshojmë punën.

Provojeni sa jeni të shkathët në art – shkruani, vizatoni, mësoni t`i bini një instrumenti muzikor. Regjistrojeni ndonjë kurs. Jetoni një jetë aktive dhe dinamike. Mësoni diçka të re – lexoni, merrni njohuri sa më shumë mbi gjithësinë, mbi natyrën, mbi jetën, mbi botën e çuditshme që më në fund duhet të filloj ta vërej. Sepse kur e vërejmë atë, nuk mund ta ndjejmë veten mononton. Mundemi vetëm të bëhemi të magjepsur.
 
Përse hasim në pengesa në marrëdhënie?

Për të fituar një marrëdhënie cilësinë e saj më të mirë, nevojitet që të involvohet në të përgjegjësia. Mirëpo, cilën lloj përgjegjësie? Shumë bashkëshortë këtu e bëjnë një gabim të madh për arsye që nuk e marrin përgjegjësinë për emocionet e veta, por të partnerit. Një formë e tillë e sjelljes nuk është fare e shëndetshme për shkak se paraqet kopjen e marrëdhënieve që partnerët i kanë sprovuar ndërsa kanë qenë të vegjël, që është marrëdhënia prind-fëmijë. Kjo është molla e parë e sherrit.
Kur kemi qenë fëmijë problemet tona, t`i quajmë emocionale, i kanë zgjidhur prindërit tanë. Ata gjithmonë kanë pasur zgjidhje për problemet tona dhe për to nuk kemi provuar të hyjmë në vete. Në njëfarë mënyre prindi e ka mbartur barrën e caktuar që ndërlidhet me pjesën e prindërisë. E njëjta gjë ndodh edhe në marrëdhënien e partnerëve, vetëm se ajo sipas natyrës së saj nuk është pjesë përbërëse e marrëdhënieve të çiftit.

Në momente të caktuara një formë e tillë e zgjidhjes së problemeve emocionale mund të jetë dalje e këndshme, mirëpo shikur me afate më të gjata një formë e tillë e sjelljes e zvogëlon qëllimin dhe bukurinë e marrëdhënies emocionale ndërmjet dy njerëzve kështu që është më mirë të shmanget. Partnerët fillojnë të shikohen nëpërmjet prizmit të prindërve apo fëmijës dmth. njëri për tjetrin bëhen prind apo fëmijë dhe për këtë arsye tërheqshmëria ndërmjet tyre fillon të zbehet.

Molla e dytë e sherrit në marrëdhënie është pritshmëria se partnerët do t`ia plotësojnë njeri-tjetrit gropat (zbrazëtirat) që i kanë në vete. E pra, realiteti është më i ndryshëm. E vetmja mënyrë që partnerët t`i mbushin zbrazëtirat që i ndjejnë në vete është që t`i ndryshojnë disa gjëra në vehte të cilat do t`i çojnë atëherë deri te ndjenja e plotësisë. Marrëdhënia mund të shërbejë vetëm si bazë për ndryshimin personal, por jo edhe si kompenzim i mangësive personale.

Ajo çfarë marrëdhënia mund t`u ofrojë partnerëve është përvetëdijësimi i shablloneve të tyre. Kur partnerët i bëjnë të vetëdijshëm shabllonet e tyre të sjelljes, mund të fillojnë të punojnë në ndryshimin e tyre. Mirëpo, nuk do të ishte dashur të pritej se shabllonet e tyre do t`i zgjidhë partneri. Partneri është vetëm këmbëza e shabllonit si dhe përcjellësi dhe përkrahësi gjatë procesit të transformimit. Marrëdhënia mund të ofrojë jashtëzakonisht shumë material për zhivllimin personal, mirëpo është zgjedhja personale se sa do të përdoret ky material.

Molla e tretë e sherrit janë shabllonet e sjelljes që partnerët i përsërisin me vite, por që ato e kanë humbur kuptimin e vet përveçse mund t`ua shkatërrojnë jetat e tyre. Shabllonet tipike në marrëdhënie që partnerëve nuk ua lejojnë komunikimin dhe dorëzimin e thellë intim janë:
- sjellja e papjekur
- izolimi emocional
- ngjitja/varësia
- keqtrajtimi i çfarëdo lloji

Për fat të keq, numri i njerëzve me një lloj të tillë të sjelljes është i madh dhe për këtë arsye ekzistojnë shumë njerëz që nuk mund ta shijojnë bukurinë e marrëdhënies. Derisa partnerët t`i posedojnë këto shabllone, vazhdimisht do t`i tërheqin kah vetja persona me të cilët do të hyjnë në marrëdhënie.

Personat e rritur kanë lirinë e plotë të zgjedhjes rreth asaj se cilën mënyrë të sjelljes do ta përdorin, dhe cilën jo. Këtu qëndron dallimi elementar ndërmjet fëmijës dhe personit të rritur dhe për këtë arsye nuk ekzistojnë arsyetime adekuate për sjelljet dhe emocionet që të rriturit i sprovojnë. Nëse përgjegjësia hedhet tek partneri, shikuar me afat të gjatë partneri do të përjetojë pasoja të dëmshme edhe të tijat edhe për marrëdhënien në të cilën gjindet.

Në marrëdhënien e shëndetshme partnerët e marrin përgjegjësinë për emocionet dhe nevojat e tyre dhe për këtë arsye nuk e sprovojnë trysninë dhe ngarkimin që në situatën e kundërtë është i pranishëm.

Në harmoni me atë që u cek më lartë vjen molla e katërtë e sherrit te e cila njëri nga partnerët ndjehet fajtor apo ka nevojë t`i ndihmojë partnerit që nuk ndjehet mirë apo është duke kaluar nëpër krizë. Një qëndrim i tillë, dhe veçanërisht nevoja që t`i ndihmohet partnerit, tregon se personin tjetër jemi duke e nënçmuar, si emocionet e tija ashtu edhe fuqinë e tij personale. Në këtë mënyrë e qesim në shesh dyshimin tonë në partnerin dhe aftësitë e tija se vet mund t`i përballojë sfidat e jetës që i imponohen. Rrënjët e një sjellje të tillë vijnë nga fëmijëria për arsyen që prindërit ia imponojnë fëmijëve të tyre fajin për shkak të gjendjes së tyre emocionale.

Gjëja edhe më e keqe se kjo është ndjenja e të ardhurit keq ndaj personit tjetër. Nëse partneri e bënë këtë dhe gjithë atë që u përmend më lartë kur partneri e sprovon një rënie/rrëzim të caktuar në jetë, atëherë me siguri edhe ai vetë do të pretë të njëjtën sjellje nga partneri i vet kur të gjindet në të njëjtën situatë. Te dy partnerët duhet ta pranojnë faktin se janë mjaft të pjekur dhe të fortë se munden t`i përballojnë krizat që janë duke i spovuar dhe se nuk duhet të luajnë rolin e prindit/fëmijës, sepse një formë të tillë të sjelljes e kanë lënë prej kohësh pas vetes.

Zgjidhja më e përshtatshme është të bashkëndjesh në mënyrë të pjekur, jo të të vie keq për të, dhe t`i dhash përkrahje partnerit tënd.

Meqenë se shumë çifte martesore kalojnë nëpër marrëdhënie duke e marrë përgjegjësinë për emocionet e partnerit dhe kujdesen për të kur është në krizë, e kanë vështirë ta paramendojnë një formë tjetër të marrëdhënies. Përse? Për arsye që një sjellje të tillë e konsiderojnë si shprehje dashurie. Mirëpo të peshuarit e kujdesshëm të sjelljes dhe shmangia e marrjes së përgjegjësisë që nuk është territor personal mund ta ndryshojnë shumë marrëdhënien.

ثshtë e dëshirueshme që partnerët t`i shkëmbejnë në mes veti dëshirat e tyre dhe njeri tjetrit t`ia bëjnë qejfin, mirëpo nevojitet edhe të mirret vesh se njëri tjetrit nuk mund t`ia plotësojnë nevojat që bazën e plotësisë së tyre e kanë në brendësinë e secilit veç e veç. Kërkimi i vazhdueshëm për plotësimin e nevojave nga jashtë që presin realizimin e tyre përbrenda shpie pashmangshëm në konflikt.

Dhe për përfundim, duhet përmendur se transformimi më i shpejtueshëm i njërit partner prej tjetrit mund ta kërcënojë marrëdhënien. Nëse partnerët janë të vetëdijshëm për këtë mundësi, ata mund të ndalojnë në një nivel të caktuar zhvillimin e tyre personal. Mbi këtë nevojitet të mendohet dhe të vlerësohet mirë si dhe të vendoset çfarë të bëhet më tutje.
 
Si të mbetesh pozitiv

Në jetë të gjithëve nganjëherë na ndodh që përvojat tona negative të na shpiejnë në gjendje të padëshirueshme vetëdijësore. Mirëpo, ashtu siç është e mundur gjithçka të ndryshojmë po ashtu është e mundur të mësojmë t`i dalim zot vetes edhe në situata të tilla. Zakonisht gjithmonë problemi është se ku e kemi të drejtuar fokusin. Nëse vazhdimisht mendojmë për atë se çka na ka ndodhur, atëherë në pajtim me këtë për çfarë po mendojmë edhe do ta ndjejmë.

Edhe pse nganjëherë na ndodh diçka e padëshirueshme, duhet të kemi para sysh se kjo është vetëm një pjesë e jetës sonë. Përveç kësaj duhet pasur para sysh se kjo që po na ndodh nuk do të vazhdojë në pafundësi dhe që qysh nesër apo javën tjetër situata mund të ndryshojë rrënjësisht. Se sa do ta ndjejmë veten keq varet prej zgjedhjes sonë. Këtu mund të na ndihmojë ndryshimi i fokusit.

Fillim i mirë për ndërrimin e fokusit është të fillosh ta praktikosh falënderimin në jetë. Të jesh i falënderueshëm për gjithçka që jeta na jep sjell një lëvizje të madhe në jetë. Meqenëse atë për çfarë mendojmë atë edhe kemi, nëse mësohemi të falënderohemi, atëherë gjëra të tilla edhe do t`i tërheqim në jetë. Nëse dëshirojmë, mund t`a bëjmë edhe një ditarë falënderimi për vete në të cilin për çdo ditë do t`i shënojmë çfarë na ka bërë të falënderueshëm. Mënyra tjetër më e shpejta e ndryshimit të fokusit ndodhet në të menduarit mbi cilësitë personale. Qoftë se kemi të bëjmë me ato të brendshme apo ato të jashtme, çdonjëri prej nesh ka cilësitë e tij, nevojitet vetëm që ato t`i vetëdijësojmë.

Kur ta ndryshojmë fokusin e shikimit të gjërave, e tërë jeta do ta fitojë një dimenzion të ri. Atëherë nuk do t`i vështrojmë gjërat që na trazojnë, por ekskluzivisht ato që na shpiejnë përpara. Në qoftë se edhe i vërejmë ato të padëshirueshmet, nuk do t`u kushtojmë rëndësi të madhe, por do t`i konsiderojmë vetëm edhe një shkallë të vogël që duhet ta kalojmë.

Në momente të padëshirueshme jeta na duket e pakuptimtë dhe e mundimshme, por të gjitha këto është e mundur të ndryshohen me pak ushtrim. Për të vendosur fare për ndryshim, duhet të definosh përse nuk na pëlqen jeta e tillë siç e kemi momentalisht. اdo ndryshim kërkon definimin e drejtimit në të cilin dëshirojmë të lëvizim. Për ndryshim duhet të vendosen qëllime të caktuara dhe të gjindet mënyra se si do t`i realizojmë ato.

اdo qëllim kërkon motivim të mirë. Pa motivim është e pamundur të arrihet diçka. Për këtë arsye duhet t`ia parashtrojmë vetes pyetjen – çfarë na jep energji që të ecim përpara ? اfarëdo qoftë në jetë që na shtynë që të bëhemi person më i mirë mund të jetë motivim i mirë. Për të arritur në realizimin e qëllimeve tona është e dëshirueshme që ta mbajmë fokusin në atë që na motivon. Në të gjithë ne ekziston ai zëri i vogël që na thërret që të lëvizim. Duhet vetëm që ta dëgjojmë dhe të nisemi, sepse pikërisht kjo është gjithë ajo që duhet të bëjmë për t`i realizuar qëllimet tona.

Nganjëherë ndjehemi keq për shkak një gjëje që nuk mundemi ta ndryshojmë siç janë ngjyra e lëkurës, syve, hunda, forma e buzëve e gjëra të ngjashme. Mirëpo, këtu kemi të bëjmë me dallimet që na bëjnë më të ndryshëm se të tjerët dhe për arsye të këtyre ndryshimeve për të tjerët jemi interesant. Në pajtim me këtë, dallime të tilla duhet t`i pranojmë, dhe jo që t`i luftojmë. ثshtë fakt se 25% e njerëzve e nënçmojnë pamjen e tyre. Përsa i përket pamjes, këtu mund të na ndihmojë të veshurit e rrobave në të cilat e ndjejmë veten mirë dhe në ato që dojmë t`i mbartim. Në këtë mënyrë figura e jonë mbi veten do të rritet një masë të vogël, por të rëndësishme.

Gjënë më të keqe që mund t`ia bëjmë vetvetes është që të fillojmë të kemi dhembshuri (të na vijë keq) për vetveten. Kur në jetë nuk na shkon ashtu siç do të dëshironim që të shkonte, atëherë disa prej nesh shmangen tek opcioni i vetëdhembshurisë. Kjo është zgjedhja më e keqe që mund ta bëjmë në situata të tilla. Me vetëdhembshuri (të ardhurit keq për vetveten) nuk mundemi as të mësojmë prej asaj çfarë po na ndodhë, as që të gjejmë zgjidhjen më të mirë për atë që është duke na ndodhë as që sa më shpejtë të dalim nga ajo gjendje. Pra, sidoqoftë të ardhurit keq për vetveten nuk është zgjedhje e drejtë.

Gjëja e dytë që nuk na jep hapësirë të bollshme për manovrim është pesimizmi. Përveç të ardhurit keq për vetveten, pesimizmi është po aq shkatërrues për jetën tonë dhe për gjendjen tonë emotive. Hapi i parë në zgjidhjen e pesimizmit është buzëqeshja. Me buzëqeshje gjithmonë mund të dukemi të lumtur, si përjashta ashtu edhe përbrenda. Përveç të tjerash buzëqeshja është infektuese, kështu që nëse do të qeshemi me siguri me këtë buzëqeshje do t`i tërheqim njerëzit që do të dëshirojnë buzëqeshjen e tyre ta ndajnë me ne. Dita që kalon pa buzëqeshje është jo e plotë.

Nëse nuk mundemi thjesht vetëm të buzëqeshemi, është e dëshirueshme që të bëjmë diçka që do të na nxjerrë buzëqeshjen nga buzët tona. Ekzistojnë aq shumë gjëra që mund t`i bëjmë në mënyrë që të na ndryshojë disponimin, natyrisht në të mirë. Për shembull, mund ta befasojmë mikun apo partnerin me ndonjë shenjë vëmendjeje. Shoku apo partneri me siguri do të entuziazmohet me të bërën gjë që do të na disponojë edhe ne. Po ashtu do të mund të na ndihmojnë tregime qesharake, libra, filma apo skena teatrale. Në çdo rast gjithçka që ngrit disponimin është e mirëseardhur.

اdonjëri prej nesh ka ditët e tija të këqija, por kjo kurrë nuk është shkak që të fundosemi në disponim negativ, qëndrime dhe mendime negative. Nëse e ndjejmë veten keq për diçka, zgjidhja më e mirë është që të kërkojmë këshillë dhe t`i besohmi ndonjë personi të afërt, kurse për botën tjetër që të kemi buzëqeshjen në fytyrë dhe që të jemi ne më të mirët . Megjithatë, nuk është mbarim i botës nëse na ndodh diçka e keqe.

Në momente të vështira të jetës është e dëshirueshme të mendojmë për të gjitha gjërat e mira që i kemi. Gjëra të tilla është e dëshirueshme që të shkruhen në fletë. Ato mund të na ndihmojnë në momente kur e ndjejmë veten keq në mënyrë që të mund të shohim se megjithatë nuk është krej aq zi si dhe ekzistojnë gjëra që edhe më tutje na bëjnë jetën më të bukur. Për t`i përballuar disponime negative që mund të na përshkojnë, me rëndësi është që të dojmë të jemi në lëkurën tonë. Atëherë shumë më lehtë do të dijmë ta drejtojmë fokusin tonë në atë që dëshirojmë në vend të asaj që nuk dëshirojmë. اdonjëri prej nesh është qenje që është e denjë dhe e aftë ta ndjejë veten mirë dhe në pajtim me këtë edhe duhet të sillemi.

Nëse edhe pas të gjithë së bërës një kohë të gjatë e ndjejmë veten keq, atëherë më së mirë është të kërkohet ndihmë profesionale.



Burimi (INO)
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top