Fshatrat serbe, ku burrat paguajnë për nuse shqiptare

AnGeLiC

VIP
V.I.P
auto_nuset_shqiptare_61496744109.jpg

Nga Sanja Knezeviç

Në Serbi, shumë fshatra po shuhen me shpejtësi. Janë veçanërisht gratë e reja ato që largohen drejt qyteteve apo jashtë vendit me shpresën për një jetë më të mirë. Sipas censusit të fundit, rreth 370 fshatra në vend nuk kanë pasur lindje gjatë dekadës së fundit. Popullsia serbe është ndër më të vjetrat në Evropë, 17.4% e 7.2 milionë banorëve janë mbi 65 vjeç.

Burrat e rinj qëndrojnë në tokën e famniljes për t’u kujdesur për të dhe të moshuarit. Me kaq pak gra rreth e rrotull është e vështirë për ta të gjejnë partnere. Por kërkesa për femra ka krijuar një treg mblesësh, të cilët u gjenë këtyre burrave nuse në Shqipërinë fqinjë. Edhe fshatrat e Shqipërisë po çpopullohen me shpejtësi, por në rastin e tyre janë kryesisht burrat që shkojnë jashtë vendit për të punuar dhe femrat e reja mbeten pas.
nuset_shqiptare_21496744090.jpg
Të bashkosh një burrë serb me një grua shqiptare sigurisht që nuk është një zgjedhje e preferuar, Serbia e Shqipëria nuk janë ndër miqtë e ngushtë, për arsyet që dihen shumë mirë.

U takova me shkuesen shqiptare Vera më 2010, pasi lexova në një gazetë lokale për martesat me mblesëri në fshatrat e zbrazur të Serbisë së jugut. M’u duk temë interesante, ndaj shkova në jug për të parë nëse do të kisha rastin të dokumentoja ndonjë nga këto shkuesi.

Vera merr rreth 2200 dollarë për shërbimin e saj, çka do të thotë se shumë prej klientëve detyrohen të shesin një pjesë të tokës, lopëve apo pajisjeve për të pasur një shans dashurie. Ajo më prezantoi me Milovanin, një bujk 44-vjeçar i cili jetonte me të ëmën dhe kishte pajtuar Verën pasi nuk donte të plakej i vetëm e pa fëmijë.
nuset_shqiptare_11496744091.jpg
Vera e solli Milovanin në Shqipëri, për t’u takuar me një nuse të mundshme, 22-vjeçaren Eva, në shtëpinë e dajos së saj. Eva shoqërohej nga e ëma, gjushja dhe vëllai. Grupi nisi menjëherë bisedimet rreth martesës së mundshme. Familja e Evës donte të sigurohej vetëm se sa tokë e pasuri kishte burri, ndërsa preokupimi i vetëm i Milovanit ishte nëse ajo mund të bënte fëmijë. Në moshën 22 vjeç, Eva tmerrohej nga idea që mund ta kalonte jetën si kallogréja e fshatit, femra që askush nuk donte ta merrte për grua. Të linte familjen për t’u martuar me një burrë dy herë më të madh e të shkonte të jetonte në një vend ku nuk njihte askënd dhe as gjuhën dukej si një opsion më i mirë.
nuset_shqiptare_161496744092.jpg
Gjyshja e Evës tha fjalën e fundit në bisedë dhe ishte një “po”. Milovani i pagoi 115 dollarë familjes së Evës dhe iku të blinte stoli ari dhe rroba për të fejuarën. U kthye tri javë më vonë, pasi Eva kishte marrë pasaportën, për ta çuar në shtëpinë e saj të re, në Serbi. Ai i la parل të tjera familjes së saj dhe pagoi Verën për shërbimin.

Midis tetorit 2010 dhe shkurtit 2011 kam qenë e pranishme në disa bisedime të tilla mes çifteve të mundshëm. Jo të gjitha përfunduan në martesa. Mësova disa diferenca të veçanta kulturor midis serbëve dhe shqiptarëve, për të cilët nuk kisha dëgjuar më parë, si për shembull që gratë shqiptare nga këto fshatra nuk lejoheshin të pinin cigare apo alkool, apo që shqiptarët e pinë kafen me sheqer përveç rastit kur u vdes dikush i afërm. Por gjëja më tronditëse që mësova në këtë seri mblesërish ishte se sa universale është me të vërtetë lufta për të gjetur dashuri dhe krijuar familje. Kjo dëshirë mund të jetë shumë më tepër e fortë se çdo diferencë kulture apo ndjenjë nacionalizmi.
nuset_shqiptare_151496744093.jpg
Marrë nga Vice.com - Përgatiti: SYRI.net
nuset_shqiptare_141496744094.jpgnuset_shqiptare_131496744095.jpgnuset_shqiptare_121496744097.jpgnuset_shqiptare_111496744098.jpgnuset_shqiptare_101496744099.jpgnuset_shqiptare_91496744100.jpgnuset_shqiptare_81496744103.jpgnuset_shqiptare_71496744106.jpgnuset_shqiptare_51496744113.jpgnuset_shqiptare_41496744115.jpgnuset_shqiptare_31496744118.jpg
 

Attachments

  • auto_nuset_shqiptare_61496744109.jpg
    auto_nuset_shqiptare_61496744109.jpg
    88.1 KB · Shikime: 0
  • nuset_shqiptare_21496744090.jpg
    nuset_shqiptare_21496744090.jpg
    52.2 KB · Shikime: 0
  • nuset_shqiptare_11496744091.jpg
    nuset_shqiptare_11496744091.jpg
    61.4 KB · Shikime: 0
  • nuset_shqiptare_161496744092.jpg
    nuset_shqiptare_161496744092.jpg
    102.7 KB · Shikime: 0
  • nuset_shqiptare_151496744093.jpg
    nuset_shqiptare_151496744093.jpg
    96.8 KB · Shikime: 0
  • nuset_shqiptare_141496744094.jpg
    nuset_shqiptare_141496744094.jpg
    109.5 KB · Shikime: 0
  • nuset_shqiptare_131496744095.jpg
    nuset_shqiptare_131496744095.jpg
    49.6 KB · Shikime: 0
  • nuset_shqiptare_121496744097.jpg
    nuset_shqiptare_121496744097.jpg
    228.2 KB · Shikime: 0
  • nuset_shqiptare_111496744098.jpg
    nuset_shqiptare_111496744098.jpg
    68.7 KB · Shikime: 0
  • nuset_shqiptare_101496744099.jpg
    nuset_shqiptare_101496744099.jpg
    62.7 KB · Shikime: 0
  • nuset_shqiptare_91496744100.jpg
    nuset_shqiptare_91496744100.jpg
    67.1 KB · Shikime: 0
  • nuset_shqiptare_81496744103.jpg
    nuset_shqiptare_81496744103.jpg
    97.4 KB · Shikime: 0
  • nuset_shqiptare_71496744106.jpg
    nuset_shqiptare_71496744106.jpg
    109.5 KB · Shikime: 0
  • nuset_shqiptare_51496744113.jpg
    nuset_shqiptare_51496744113.jpg
    154.8 KB · Shikime: 0
  • nuset_shqiptare_41496744115.jpg
    nuset_shqiptare_41496744115.jpg
    98.4 KB · Shikime: 0
  • nuset_shqiptare_31496744118.jpg
    nuset_shqiptare_31496744118.jpg
    858 KB · Shikime: 0

Konkursi Letërsisë

  • U be kohe.

    Votat: 4 21.1%
  • Zbrazëti e pashpjeguar.

    Votat: 6 31.6%
  • Fëmijëria ime

    Votat: 6 31.6%
  • Imja bukuroshe

    Votat: 3 15.8%
Back
Top