Ekziston një fshat në Republikën Dominikane, ku djemtë lindin vajza dhe bëhen meshkuj vetëm kur mbushin 12 vjeç. Duket si një histori absurde, por që konfirmohet nga eksperienca personale e vetë protagonistëve. BBC ka ndjekur historinë e Johnny, i cili deri në moshën e pubertetit quhej Felicity.
“Kur linda, prindërit e mi dhe mjekët menduan se ishte një vajzë, – rrëfen ai, – ata më vishnin me fustane dhe më jepnin lodra vajzash, por në të vërtetë unë nuk ndihesha aspak rehat”.
Kur mbushi 12 vjeç, diçka ndryshoi në trupin e tij; u zhvillua organi mashkullor.
Por, ai nuk është i vetmi. Në fshatin Salinas, të paktën 1 në 90 djem vuan nga i njëjti sindrom i rrallë që quhet “Guevedoce”.
Shkencëtarët besojnë se kjo gjë ndodh për shkak të mungesës së një enzime që pengon hormonin seksual mashkullor që të formohet përpara moshës së pubertetit.
Një sindrom shumë i rrallë në botë, por që është bërë i zakonshëm në këtë fshat të vogël të Republikës Dominikane. Pasi zhvillohen, djemtë nuk shfaqin më asnjë anomali fizike; organi i tyre mashkullor funksion normalisht.
Por jo të gjithë e pranojnë këtë ndryshim; ka prej tyre që preferojnë të operohen dhe të vazhdojnë jetën si femra.
(c)Gazeta Shqip