Frytet e kenaqesise
Aid el Krani
"Allahu do të jetë i kënaqur me ta, e edhe ata do të jenë të kënaqur me Atë."[1]
Njeriu që është i kënaqur me Zotin dhe me përcaktimin e Tij do të fitojë begati dhe shpërblime të shumta. Njeriu i kënaqur ka bindje të fortë, besim të patundur dhe është i sinqertë në fjalë dhe në vepra. Për këtë arsye atij i takojnë meritat më të mëdha dhe shpërblimet më të bukura.
Kënaqësia vlerësohet lart te Zoti ngase ai reflekton pajtim me përcaktimin e Allahut, besim tek Ai, si dhe përulje e devocion. Ne nuk e dimë çka është mirë, e çka është keq për ne, prandaj gjithnjë duhet të jemi gjithnjë të lumtur me atë që na ka përcaktuar Allahu, ngase vetëm Ai i di të gjitha fshehtësitë. Njeriu nuk ka zgjidhje kur është fjala për përcaktimin e Zotit. Në të vërtetë, ai nuk mund të pranojë disa gjëra, e t’i refuzojë disa të tjera dhe të zemërohet për këtë. Çdo gjë gjendet në duart e Lavdiplotit dhe Plotfuqishmit.
Kënaqësia vie prej gëzimit:
Duhet theksuar se shkalla e kënaqshmërisë me përcaktimin e Zotit të lartësuar në të gjitha rastet na japin kënaqësinë e Zotit me ne, ne duhet të dimë se në qoftë se ne jemi të kënaqur me Allahun, ai është i kënaqur me ne. Prandaj në qoftë se ju jeni të kënaqur me një sasi të vogël të ushqim, Ai do të jetë i kënaqur me ju për veprat tuaja të vogla.
Kënaqësia me përcaktimin e Zotit ka si rezultat kënaqësinë e Allahut. Kjo është si pasqyrë. Sa është njeriu i kënaqur me përcaktimin, aq i kënaqur me të dhe punën e tij është Allahu. Duhet synuar sinqeritetin, madje edhe nëse punojmë pak, ngase këtë Allahu e shpërblen shumë, e kjo është në kundërshtim me ata që punojnë shumë, por janë hipokritë, veprat e tyre janë të pavlefshme.
Pakënaqësia vie prej zemërimit:
Kush është i zemëruar për shkak të përcaktimit, ai e nxitë hidhërimin dhe zemërimin e Allahut. Kurse zemërimi është dera e brengave, e shqetësimit, e pakënaqësisë dhe e pikëllimit. Vetëm pajtimi me caktimin e Allahut mund të shpëtojë njeriun nga kjo gjendje. Në të vërtetë, kënaqësia i hap dyert e Xhenetit, si qetësia që sjell prehje të shpirtit.
Kur jemi këtu, nuk mund të mos e kujtoj filozofin Ravendi, i cili nuk e besonte Zotin. Ai jetonte në varfëri të madhe. Duke e parë se botën e drejtonin injorantët që kanë shumë pasuri dhe pallate madhështore, deklaroi: "Unë, si filozofi më i madh në botë, jetoj si skamnor, kurse këta injorantë janë zhytur në lukse dhe në begati. Kjo është vërtet e padrejtë!"
Kështu ai e kaloi jetën në pakënaqësi dhe në brengë të vazhdueshme.
"Kurse vuajtja në botën tjetër, më siguri, do të jetë edhe më e turpshme dhe askush nuk do t’u vijë në ndihmë."[2]
Përfitimet e kënaqësisë
Janë të shumta kënaqësitë lidhur me përcaktimin. Ne do të numërojmë vetëm disa prej tyre: si prehja, zemra e qetë, vendosmëria në çaste të vështira, arsyeshmëria dhe ndjenja e sigurisë. Kjo tregon se në zemër gjendet besimi i vërtetë në premtimin e Allahut dhe të Dërguarit të Tij.
"Kjo është ajo që na kanë premtuar Allahu dhe i Dërguari i Tij, edhe Allahu edhe i Dërguari i Tij e kanë thënë të vërtetën dhe kjo vetëm ua forcoi besimin dhe përkushtimin."[3]
Pikërisht të kundërta janë ndjenjat e jobesimtarëve, atyre që nuk e besojnë Allahun dhe që jetojnë në shqetësim dhe në pakënaqësi të vazhdueshme.
"Kur hipokritët dhe ata me zemër të sëmurë deklaronin: Allahu dhe i Dërguari i Tij vetëm ju kanë mashtruar kur ju kanë premtuar!"[4]
Këta njerëz janë humbësit më të mëdhenj, ngase nuk do t’ia dalin në këtë botë e as në ahiret. Do të jetojnë gjithnjë në frikë dhe në shqetësim, e ky është "dështimi më i madh". Përkundër kësaj, prehja është gjendja më e mirë në të cilën mund të gjendet njeriu, e të tillë janë besimtarët edhe në këtë botë edhe pas vdekjes.
"Disa njerëz të tjerë e adhurojnë Allahun me kusht: Nëse u ecën mbarë, janë të kënaqur, por, nëse i godet fatkeqësia, ata kthehen në mohim e kështu humbasin këtë botë dhe tjetrën. Pikërisht kjo është humbja e qartë."[5]
Një nga arsyet më të mëdha: Kënaqësia të çon në paqe dhe në qetësi, gjë që përfundimisht të çon në prosperitet, ndërsa pakënaqësia në lidhje me përcaktimin e Allahut të çon në ankth, që përfundimisht të çon në dështim. Ju duhet të ju kujtojmë se mirësia më e madhe që Allahu mund t'ia japë një prej robërve të Tij është t`i fali qetësinë, si dhe një nga mënyrat më të mira për të arritur qetësinë është duke qenë i kënaqur me përcaktimin e Allahun në çdo kohë dhe në çdo rast.
Mos e kundërshto Zotin
Duhet theksuar se njeriu i kënaqur largohet nga mëkati i madh dhe nga vepra e keqe, e ajo është kundërvënia Allahut dhe përcaktimit të Tij, ngase vetëm pakënaqësia lind kundërshtim ndaj Zotit dhe shkakton zemërimin e Tij.
Baza e rebelimit të Iblisit dhe e kundërshtimit te Allahut ka qenë pakënaqësia me përcaktimin e Allahut. Kjo e shtyri atë të kundërshtoj vendimin e Allahut, të shkojë qëllimisht në rrugën e shkatërrimit dhe të bëhet krijesa që është rebeluar më së shumti para Lavdiplotit.
Përcaktimi ka përfunduar dhe gjykimi ka qenë i drejtë
Përcaktimi i Zotit ndaj njeriut ka përfunduar, si dhe gjykimi për të ka qenë i drejtë nga ana e Zotit, këtë e dëshmon hadithi në vijim.
I Dërguari (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të), ka thënë: "Ajo çka ka përcaktuar Allahu është e përfunduar, ndërsa gjykimi i Tij është më i drejti."
Kush nuk është i kënaqur me përcaktimin e Zotit kryen mëkat të madh dhe është i pabindur ndaj Tij. Ndërsa Allahu është më i drejti dhe askujt nuk i bën padrejtësi. Njerëzit janë ata që i shkaktojnë të padrejtësi vetvetes dhe kjo është theksuar në disa vende në Kuran.
Në hadith thuhet se përcaktimi i Tij është i drejtë dhe kjo ka të bëjë me çdo përcaktim, madje edhe kur është fjala për mëkat, ngase vetëm Allahu di gjithçka. Poashtu për ndikimin e tij, dënimin për të, të dyja gjërat janë prej përcaktimit të Plotfuqishmit, që është më i Drejti prej të drejtëve në gjykimin e Tij. Prandaj përcaktimi i Allahut dhe gjykimi i Tij përmbajnë në vete sekrete të mëdha, të cila nuk i di askush tjetër përveç Tij.
Nuk ka dobi nga zemërimi
Zemërimi me përcaktimin e Allahut nuk sjell kurrfarë të mire e as dobie, porse, siç kemi parë edhe më herët, është burim i të gjitha të këqijave. I lumtur është vetëm ai që e di se s’ka mundur t’i ndodhë ajo që e ka anashkaluar, e as që mund ta anashkalojë ajo që është dashur t’i ndodhë.
I Dërguari (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të), i është drejtuar me këto fjalë Ebu Hurejres, kur e ka pyetur për përcaktimin e Zotit: "O Ebu Hurejre, pendët janë tharë për atë që do të ndodhë. Përcaktimi është shënuar, pendët kanë pushuar së shkruari dhe letrat janë tharë."
Kjo këshillë e mrekullueshme e të Dërguarit (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të), është receta më e mirë për zemër të shëndoshë, jetë të pabrenga dhe për çdo sukses.
Siguria në kënaqësi
Kënaqësia njeriut ia hap derën e sigurisë, duke e bërë zemrën të shëndoshë, të pastër nga mashtrimi, nga smira dhe nga mllefi. Nuk ka shpëtuar prej dënimit të Zotit, përveç atij që erdhi me një zemër të shëndoshë, zemra e të cilit është e sigurt dhe e lirë nga mosbesimi, dyshimi dhe politeizmi, që është e sigurt nga mashtrimet e djallit dhe të ushtarëve të tij, si dhe nga premtimet dhe paralajmërimet e tij, kjo zemër nuk ka vend për askënd tjetër në të përveç Allahut.
Ata që nuk duan ta dëgjojnë dhe ta zbatojnë këtë në jetën e tyre në këtë botë, do të humbin në dyshime dhe në devijime. Allahu për ta thotë:
"Thuaj: Allah! Pastaj lëri le të argëtohen me gënjeshtrat e veta."[6]
Sa më e kënaqur të jetë zemra, do të jetë më e shëndoshë e më e pastër si dhe anasjelltas. Duke folur lidhur me këtë i Dërguari (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të), ka thënë: "Ai, i cili është i kënaqur që Allahu të jetë Zoti i tij, Islami - fê e tij dhe Muhamedi – i Dërguar i tij, e ka shijuar kënaqësinë e besimit."
Poashtu në një hadith tjetër qëndron: "Tre prej këtyre gjërave nëse janë gjetur tek njeriu atëherë ai e ka shiju ëmbëlsinë e besimit."
Pakënaqësia hap derën e dyshimit
Zemërimi, ndërkaq, është mjet shkatërrues për shpirtin dhe derë e hyrjes së dyshimeve. Kurse ai që dyshon nuk mund të arrijë tek e vërteta dhe Islami.
I Dërguari (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të), ka paralajmëruar për këto dy sëmundje të rënda të shpirtit tek njeriu, kështu me një rast ka deklaruar: "Nëse mund të veprosh në këtë botë me kënaqësi dhe me bindje të fortë, bëje. Në të kundërtën, bëj durim ngase kjo shpirtit i sjell shumë të mira."
I zemëruari është i pakënaqur nga brenda, i zemëruar, edhe nëse nuk ka folur, ai është i hutuar dhe pyetjet që i parashtron zakonisht vinë në këtë formë: Pse kjo? Si mund të jetë kjo? Pse ndodhi kjo?
Kënaqësia është pasuri dhe siguri
Kush e mbush zemrën e tij me kënaqësi është i kënaqur dhe i bindur në përcaktimin e Zotit, Allahu e mbush zemrën e tij me pasuri, me siguri dhe me rehati. Ndërsa kushdo që bëhet i pakënaqur me përcaktimin e Tij, atëherë zemra e tij do të mbushet me të kundërtën, si dhe zemra e tij do të jetë e preokupuar me çështjet që bien ndesh me lumturinë dhe me suksesin.
Kënaqësia e zbraz zemrën nga çdo gjë përveç Allahut, kurse zemërimi e zbraz zemrën nga besimi në Allahun, i zemëruari do të jetojë i pakënaqur, nuk ka zgjedhje për mërzinë e tij, ai është në gjendje të luhatshme, ai mendon se furnizimi i tij është i pamjaftueshëm, ai mendon se meriton më shumë se ajo që ka, se ai është më me vlerë se kjo, se është më i lartë se kjo, por Zoti - sipas tij - e ka privuar, e ka ndaluar dhe e ka mohuar nga kjo, e ka sprovuar, e ka përulur dhe e ka lodhur nga kjo, si të pushojë e të rehatohet, e si të jetoj.
Pra, nuk ka situatë kur na lejohet zemërimi, ngase ajo është shumë e rrezikshme. Kurse më e keqja është se rezultat i saj është mosbesimi.
"Kjo do të jetë ngase e kanë ndjekur atë që shkakton zemërimin e Allahut, kurse e kanë përçmuar atë me çka Ai është i kënaqur; Ai do t’i asgjësojë veprat e tyre."[7]
Fryti i kënaqësisë është falënderimi
Kënaqësia falë falënderim, i cili është një nga shkallët më të larta të besimit, falënderimi është rezultat i besimit të sinqertë. Qëllimi i çdo besimtari duhet të jetë falënderimi i Zotit, sepse Allahun e falënderon ai që është i kënaqur me përcaktimin dhe me dispozitat e tij, si dhe me krijimtarinë dhe rregullimin e Tij, me dhënien dhe me marrjen e Tij. Pra falënderuesi është njeriu më i bekuar dhe më i begatuar nga të gjithë njerëzit.
Rezultat i pakënaqësisë është mosbesimi
Zemërimi është indinjatë kundër Allahut, ai është mohim i begative, si dhe mund të rezultojë në mohim. Nëse një person është i kënaqur me Zotin e tij në të gjitha rastet, atëherë obligohet me falënderime për këtë, ai do të jetë i kënaqur e mirënjohës. Nëse i mungon kënaqësia, do ta zëvendësoj mërzia dhe ndjekja e rrugëve të jobesimtarëve.
Megjithatë ka pasur padrejtësi dhe çekuilibër të besimeve dhe të feve në faktin se shumë prej robërve duan të jenë të mëdhenjtë, ata ngritin kokë kundër Zotit të tyre dhe ata duan të vendosin për çdo gjë.
Duhet pasur kujdes nga çdo “harresë” ndaj Allahut, e posaçërisht kur është fjala për vendimet.
"O besimtarë, mos vendosni për asgjë përderisa për këtë të mos e pyesni Allahun dhe të Dërguarin e Tij, dhe kini frikë, nga Allahu! Allahu, vërtet, dëgjon çdo gjë dhe di gjithçka."[8]
Pakënaqësia kurth i djallit
Zemërimi është gjithashtu kurth vdekjeprurës i shejtanit. Ai është i kobshëm si pasioni, posaçërisht kur njeriu zemërohet me Zotin dhe përcaktimin e Tij. Prandaj i Dërguari (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të), pas vdekjes së djalit të tij Ibrahimit, ka thënë: "Zemra ime është e pikëlluar, sytë më janë përlotur, ndërsa deklarojmë vetëm atë me çka është i kënaqur Zoti ynë."
Humbja e fëmijës, me siguri, është fatkeqësia dhe sprova më e madhe në këtë botë, andaj shumë njerëz në këto momente nuk zgjedhin fjalë për ta fajësuar Allahun, fatin dhe gjithçka tjetër. Mirëpo, shembulli më i mirë, i Dërguari (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të), na tregoi si dhe kur duhet të jemi të përmbajtur dhe të përpiqemi ta kënaqim Allahun që na jep gjithçka dhe te i Cili kthehen të gjithë.
Kur të vijë ndonjë e keqe, njeriu duhet të ketë ndërmend këto gjëra:
E para: Allahu e di më së miri çka është e mirë për ne, edhe nëse ne e shikojmë si të keqe.
E dyta: Allahu premton shpërblim të madh për ata që vuajnë dhe sprovohen.
E treta: Allahu përcakton gjithçka, kurse ne duhet ta pranojmë atë dhe të jemi të kënaqur.
"Vallë, a mos janë ata që e ndajnë mëshirën e Zotit tënd? Jemi Ne ata që ua ndajmë njerëzve mjetet e jetesës në këtë botë, duke i ngritur në shkallë disa më lart mbi të tjerët, me qëllim që disa t’u shërbejnë të tjerëve. Mëshira e Zotit tënd është më e mirë nga ajo që grumbullojnë ata."[9]
Kënaqësia e shfaq dashurinë
Kënaqësia shfaq dashuri nga zemra, që do të thotë se besimtari e do Zotin e tij dhe që është i kënaqur me çdo gjë që vjen prej Tij. Besimtari duhet të jetë gjithnjë i kënaqur, ngase kjo është pasuri dhe siguri. Ai është në mbrojtjen e Fuqiplotit dhe të Gjithëdijshmit. Kjo kënaqësi do t’i sjellë shumë dobi, e më kryesorja është ajo që do të largojë pasionet dhe epshin.
"Kurse nxitova te Ti, Zoti im, që të jesh i kënaqur."[10]
[1] Bejine, 8.
[2] Fusilet, 16.
[3] Ahzab, 22.
[4] Ahzab, 12.
[5] Haxh, 11.
[6] En’am, 91.
[7] Muhamed, 28.
[8] Huxhurat, 1.
[9] Zuhruf, 32.
[10] Ta-Ha, 84.