Frika nga suksesi apo dështimi

Violetta

>> KS- AL. etnike <<

Frika nga suksesi apo dështimi​


E.Stermasi


Si fillim, te tilla ndjesi te frikes si "frika nga suksesi" apo "frika nga deshtimi" do i kategorizoj si gjendje ankthi.

Shkrimtari francez Zhan Grenier ben nje krahasim interesant duke e krahasuar ankthin me nje udhetar i cili do te marre nje udhetim te gjate me tren per kenaqesi te tij personale dhe per t’u clodhur nga puna, por duke qene se ai ka para te mjaftueshme sa per te zgjedhur cdo lloj drejtimi, nuk di cilin te zgjedhe dhe perfundimisht ngelet ne toke i deshperuar qe pushimet e tij do te harxhoheshin kot.

Keshtu edhe ne jete: mundesite jane te shumta, por cilen te zgjedhim?

Gjate harkut jetesor mund te shfaqen disa lloj ankthesh tek njeriu:

1. “Ankthi i asgjesimit” te cilen e provojme gjate lindjes dhe na shoqeron gjate gjithe jetes dhe qe ka te beje me friken e vdekjes.

2. “Ankthi i braktisjes” te cilin e provojme gjate viteve te para te jetes kur shohim fytyren e nenes dhe na duket se ajo per nje cast zhduket, duke qene se ne nuk kemi akoma konsoliduar konceptin e vazhdimesise se objektit.

3. “Ankthi i proves apo i shfaqjes”, tipike per adoleshencen: “A do t’ja dal”?, “A do te jem ne gjendje te bej kete gje”?

4. “Ankthi i deshtimit/suksesit”, qe provohet ne moshen e pjekurise dhe qe ka te beje me friken e deshtimit/suksesit ne ndermarrjet e ndryshme jetesore.

5. “Ankthi i te mundshmes”, pak a shume i ngjashem me ankthin ekzistencial qe do te shohim me poshte.

I permenda keto pasi ne aspektin emocional njeriu ndjen te njejtin ankth kundrejt deshtimit dhe suksesit.
Frika apo ankthi, vjen si pasoje e keqperceptimit te problemeve dhe ngritjes se skemave per veten dhe te tjeret mbi bazen e ketyre perceptimeve te shtremberuara. Me e rendesishme eshte menyra se si perceptohet problemi sesa vete problemi. Mbi bazen e ketij ndergjegjesimi ndertohen pastaj edhe sjelljet tona.

 
Titulli: Frika nga suksesi apo dështimi

2. “Ankthi i braktisjes” te cilin e provojme gjate viteve te para te jetes kur shohim fytyren e nenes dhe na duket se ajo per nje cast zhduket, duke qene se ne nuk kemi akoma konsoliduar konceptin e vazhdimesise se objektit.


shum e verte8 kjo
 
Titulli: Frika nga suksesi apo dështimi

Frike e dy anshme ,po pa provu ne jete nuk e njeh as suksesin as deshtimin!
 
Pe: Frika nga suksesi apo dështimi

1. “Ankthi i asgjesimit” te cilen e provojme gjate lindjes dhe na shoqeron gjate gjithe jetes dhe qe ka te beje me friken e vdekjes.

2. “Ankthi i braktisjes” te cilin e provojme gjate viteve te para te jetes kur shohim fytyren e nenes dhe na duket se ajo per nje cast zhduket, duke qene se ne nuk kemi akoma konsoliduar konceptin e vazhdimesise se objektit.

3. “Ankthi i proves apo i shfaqjes”, tipike per adoleshencen: “A do t’ja dal”?, “A do te jem ne gjendje te bej kete gje”?[/COLOR]

Kto si kam provu asnjeher,

4. “Ankthi i deshtimit/suksesit”, qe provohet ne moshen e pjekurise dhe qe ka te beje me friken e deshtimit/suksesit ne ndermarrjet e ndryshme jetesore.
[/COLOR]

Kete po e kaloj tani...
 
Titulli: Frika nga suksesi apo dështimi

Eshte 100% i sigurte deshtimi per ato qe nuk guxove kur te besh
 
Pe: Frika nga suksesi apo dështimi


Besoj qe shkrimi i psikologut, vlen shum bukur si shkrim psikologjik.

Ndersa komentet...pa e provu pa mos e provu, etj. etj. jan tuajat qe mund ti shprehni ato...

 
Titulli: Frika nga suksesi apo dështimi

Nga asnjera..... te dyja jane pika qe mund te perpunohen ne vazhdim....

Ajo qe me tremb eshte pabesia ne pergjithesi, dhe njerezit me shume fytyra....
 
Back
Top