sweetzzinna
Dum spiro, spero くる
Frika nga homoseksualiteti
Homofobia është frika ose urrejtja ndaj homoseksualitetit dhe njerëzve homoseksualë.Fjala homofobi ndonjëherë përdoret për të përshkruar dikë që nuk e përfill sjelljen homoseksuale. Përdorimi i tillë i termit është konsideruar si jo i drejtë nga shumë njerëz që mendojnë se ekzistojnë arsyet logjike për ta kundërshtuar homoseksualitetin. Termi homofobi nënkupton urrejtjen dhe frikën joracionale ndaj njerëzve homoseksualë dhe ndaj vetë homoseksualitetit.
Disa njerëz, pikërisht ata që janë promovuesit e të drejtave të homoseksualëve, e përdorin këtë term për të përshkruar çdo lloj mospranimi të homoseksualitetit, haptazi ose në mënyrë indirekte, me vetëdije ose pa vetëdije, kryesisht në mënyra të paarsyeshme ose parimisht të pajustifikuara. Këta aktivistë dhe përkrahës nuk bëjnë asnjë lloj dallimi mes dy formave të përdorimit dhe çdo lloj kundërshtimi të homoseksualitetit e konsiderojnë si të paarsyeshëm dhe joracional. Të tjerët besojnë se ka mundësi të ketë arsye të logjikshme për mospranim, mirëpo arsyet e tyre janë të paqarta dhe të pazakonshme.
Njerëzit që quhen homofobë, të gjithë pa përjashtim, nuk e pranojnë këtë emërtim. Ata besojnë se kanë arsye të forta morale dhe racionale për ta kundërshtuar homoseksualitetin. Disa aktivistë e quajnë homofobinë edhe si superioritet heteroseksual ndaj njerëzve që preferojnë forma të tjera të seksit, duke e barazuar atë me supermacizmin e bardhë, i cili është superioriteti i të bardhëve kundrejt racave të tjera. Grupet antigei e shohin këtë si orvatje për t'i quajtur të parëndësishëm personat që nuk e pranojnë homoseksualitetin.
Pasojat e homofobisë
Homofobia, ashtu si çdo fobi tjetër, është sëmundje dhe si çdo sëmundje ka edhe pasoja. Ndër pasojat e homofobisë numërohen: homofobia e internalizuar, dhuna dhe diskriminimi.
Homofobia e drejtuar ndaj vetvetes quhet homofobia e internalizuar ose homofobia egodistonike. Ajo mund të ketë për pasojë vuajtjen ose depresionin gjatë gjithë jetës, vlerësimin e ulët të vetvetes dhe zhvillimet e pakta të aktiviteteve të dashurisë dhe të atyre seksuale. Disa psikologë dhe psikiatër mendojnë se për shkaqe të tilla dukuria e vetëvrasjes në mesin e të rinjve gei është shumë më e lartë se te adoleshentët jo gei. Të tjerët besojnë se vetëvrasjet ndodhin për shkak të akteve të ndryshme të dhunës ndaj homoseksualëve të rinj në moshë.
Homoseksualët me homofobi mund t'i diskriminojnë ose të jenë të dhunshëm ndaj homoseksualëve të tjerë në të njëjtën mënyrë dhe në të njëjtën masë si të gjithë njerëzit e tjerë homofobë që nuk janë homoseksualë. Disa homoseksualë me homofobi mund ta ndrydhin homoseksualitetin e tyre dhe të mos jenë në tërësi të vetëdijshëm për këtë.
Të tjerët pretendojnë se shumica e homofobëve janë homoseksualë të vetëndrydhur. Rastet më ekstreme të homofobisë raportohen kur personi homoseksual vritet për shkak të homofobisë. Në disa prej këtyre rasteve, të pandehurit pohojnë se veprimet e tyre kanë qenë për shkak të panikut momental, sepse kanë besuar se viktima ka dashur t'i sulmojë. Në përgjithësi, kjo dukuri në komunitetin gei referohet si "mbrojtja panike ndaj geit". Forma më e shpeshtë e manifestimit të homofobisë është diskriminimi i homoseksualëve i shprehur në forma të ndryshme.
Shkaqet e homofobisë
Shkaqet e homofobisë në shoqëri janë diskutuar gjerësisht. Besimet dhe qëndrimet homofobe mund të mbahen nga njerëzit, pavarësisht nga orientimi i tyre seksual. Teoria psikoanalitike e mbështet faktin në një eksperiment gjatë të cilit meshkujt homofobë kanë shfaqur shenja të eksitimit seksual kur kanë parë skena të seksit homoseksual, ndërsa grupi i meshkujve johomofobë nuk kanë shfaqur shenja të tilla.
Disa grupe ose individë nuk bien dakord me homoseksualitetin ose në mënyrë aktive e kundërshtojnë atë për shkak të parimeve religjioze që kanë. Këta mbrojtës parimorë, pa përjashtim, e dënojnë dhunën ndaj homoseksualëve, mirëpo ndryshojnë mendim kur vihet në pyetje statusi legal i homoseksualëve. Disa njerëz besojnë se këto krahasime e nxisin homofobinë.
Kundërshtimi i homofobisë
Për ta luftuar homofobinë, komunitetet lezbike, gei, biseksuale dhe ato transgjinore (LGBT) zhvillojnë ngjarje të ndryshme, siç janë paradat dhe aktivitetet e shumëllojshme politike. Shumë organizata dhe sekte religjioze i përkrahin të drejtat e geive dhe janë kundër homofobisë. Shumë ligje janë krijuar për t'iu kundërvënë homofobisë. Ndryshimet e ligjeve shpesh bëhen për shkak të reagimeve dhe aktiviteteve të lëvizjeve të geive. /Telegrafi/