Frika e Britanisë nga terrorizmi

Lauri

Anunnak
Autoritetet e Britanisë kanë vendosur të ngrenë nivelin e alarmit, nga frika e sulmeve terroriste. Ky vendim është marrë pas analizave të bëra nga ana e Qendrës së Përbashkët për Analizimin e Terrorizmit (JTAC), një njësi që vepron brenda shërbimit MI5, në të cilën lihet të kuptohet se tani “sulmet në territorin e Britanisë janë tejet të mundshme”. Vendimi u mor pas raportimit që bënë te kryeministri i Britanisë, kryesuesit e shërbimeve të sigurisë, MI5, MI6 dhe GCHQ-së

Nga Express më 23.01.2010 në ora 17:05
Niveli i alarmit për mundësinë e sulmeve terroriste është ngritur në “i jashtëzakonshëm” nga ana e autoriteteve në Britani, për shkak të frikës se Al Qaida është duke planifikuar një valë të sulmeve, pas sulmit të dështuar me bombë kundër një aeroplani amerikan në Detroit.

Ky vendim është marrë pas analizave të bëra nga ana e Qendrës së Përbashkët për Analizimin e Terrorizmit (JTAC), një njësi që vepron brenda shërbimit MI5, në të cilën lihet të kuptohet se tani “sulmet në territorin e Britanisë janë tejet të mundshme”.

Vendimi u mor pas raportimit që bënë te kryeministri i Britanisë, kryesuesit e shërbimeve të sigurisë, MI5, MI6 dhe GCHQ-së.

Ky hap është ndërmarrë para takimit të Ministrave të Jashtëm, i cili do të zhvillohet javën e ardhshme në Londër, në të cilin do të diskutohet për kërcënimin terrorist në Afganistan dhe Jemen.

Të pranishëm në takim do të jenë edhe sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Moon, sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton dhe presidenti i Afganistanit, Hamid Karzai.

Disa burime theksuan se sulmi i dështuar në Detroit, në ditën e Kërshëndellave, i cili ka dëshmuar për shfrytëzimin e një metodologjie të re nga ana e militantëve, ka qenë një prej arsyeve për ngritjen e nivelit të alarmit, por shtuan se vendimi është marrë pas analizimit gjithëpërfshirës të informatave ekzistuese.

MI5 është duke vëzhguar mbi 2 mijë individë në gjithë Britaninë, edhe pse mendohet se aktivitetet e ekstremistëve të brendshëm nuk kanë shënuar ndonjë intensifikim të jashtëzakonshëm gjatë muajve të kaluar.

Ministri i Brendshëm i Britanisë, Alan Johnson, në lidhje me vendimin tha: “Dua të nënvizoj se nuk ekzistojnë informata, të cilat sugjerojnë se sulmet janë të pashmangshme. JTAC mban nën vëzhgim të vazhdueshëm nivelin e kërcënimit dhe bën vlerësimet e veta duke u bazuar në një numër të madh të faktorëve, përfshirë këtu edhe synimet dhe kapacitetet e grupeve ndërkombëtare terroriste në Britani dhe përtej detit. Ne ende përballemi me një kërcënim serioz ndaj Britanisë nga grupet ndërkombëtare të terrorizmit, prandaj kërkoj nga opinioni që të mbetet syçelë dhe të njoftojë autoritetet për aktivitete të dyshimta”.

Kryeministri i Britanisë, Gordon Brown, tërhoqi vërejtjen gjatë javës se një numër i qelizave terroriste po bëjnë përpjekje aktive për të sulmuar Britaninë dhe shtete të tjera.
Shtetasi nga Nigeria, Umar Abdulmutallab, i cili ndërmori sulmin e dështuar në Detroit, ua ka tërhequr vërejtjen FBI-së se rreth 20 individë si ai janë duke u përgatitur për të ndërmarrë sulme.

MI5, MI6 dhe GCHQ kanë filluar të krijojnë ekipe të përbashkëta për hetime dhe shënjestrim, të cilat kanë për qëllim që t’i adresohen kërcënimeve potenciale, para se sulmuesit e dyshimtë të jenë në gjendje të hyjnë në Britani.

Këto ekipe, është paraparë që të bashkëpunojnë më JTAC-në në grumbullimin, shkëmbimin dhe shfrytëzimin e informatave.

Departamenti amerikan për siguri të brendshme theksoi se masat më të reja e kanë vendosur Britaninë në të njëjtin nivel të alarmit, në të cilin u vendos edhe SHBA-ja, pas sulmit të dështuar në Detroit.

“I jashtëzakonshëm” është niveli i katërt nga pesë nivelet ekzistuese të alarmit. Për herë të parë pas katër viteve të tëra, autoritetet britanikë në korrik të vitit të kaluar e zbritën nivelin e alarmit në “substancial”.

Vlerësimi për nivelin e kërcënimit bazon në disa faktorë, përfshirë këtu informatat, aktivitetet e terroristëve dhe krahasimi i ngjarjeve në shtetet tjera. (The Guardian)
 
Titulli: Frika e Britanisë nga terrorizmi

Friken e mbjellin vet keta, ne menyre qe ta rrisin islamofobine, pasiqe nje numer i madh konvertimesh ne Islam eshte duke u bere kohen e fundit edhe andej.
 
Titulli: Frika e Britanisë nga terrorizmi

Po kta vet Terrorista jan :p skan qka ankohen , edhe i bajn vet kto tollovina edhe thojn qe muslimanet i beren sa i urrej kta njerz :mad:
 
Back
Top