Freund: Bale i ka arsyetuar 100 milionë eurot

Luis

Tip i cuditshem :P
2v1sxw5.jpg

Koordinatori teknik ndërkombëtar i Tottenhamit, Steffen Freund, beson se Gareth Bale e ka arsyetuar çmimin e 100 milionë eurove që e pagoi Real Madridi për transferimin e tij.

“Më lejoni ta them këtë në rolin e drejtorit gjeneral: me transferimin e tij, Real Madridi i fitoi dy tituj. Në finalen e Ligës së Kampionëve ai e shënoi golin vendimtar, ndërsa e bëri dallimin edhe në finalen e Copa del Rey kundër Barcelonës”, tha fillimisht Freund.

“Këta tituj i sjellin shumë para klubit dhe fanellat e tij shiten shumë lehtë. Unë them se ai e ka arsyetuar çmimin e tij”.

“Për Tottenhamin ai ishte një humbje e madhe. Lojtarit e klasit botëror si ai është vështirë t’i zëvendësosh për një kohë të gjatë”, ka shtuar Freund.

Telegrafi
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top