Francë, policia vret vrasësin e Tuluzës

BoOoMBaStiCk

Il Silenzio
V.I.P
muhamet-merah-300x173.jpg


Policia franceze ka vrarë autorin e ngjarjeve që terrorizuan Francën javët e fundit. Mësohet se gjatë operacionit janë plagosur edhe 3 policë.

Ndërhyrja e policisë ka ardhur pas më shumë se 24 orë rrethimi të shtëpisë ku jetonte 24 vjeçari Muhamed Merah, i cili ishte shprehur se “do të vdes me armë në dorë”.

Sot në mëngjes, ministri i Brendshëm francez tha se policia nuk ishte e sigurt nëse ai ishtë ende i gjallë. Sipas ministrit Claude Gueant, policia nuk ka pasur asnjë kontakt gjatë natës me 23-vjeçarin Muhamet Merah.

Kontakti i fundit i policisë me të ka qenë mbrëmë, kur Merah ka shfaqur shenja të humbjes së logjikës.

Ndërkohë, gjatë gjithë natës, policia franceze ka shpërthyer sasi të vogla eksplozivi pranë dritareve të banesës së tij, me qëllim që ai të lodhej e të dorëzohej, por nuk ka pasur asnjë reagim.

E gjithë ndërtesa ka qenë e ndriçuar nga reflektorë të fuqishëm gjatë natës, ndërsa apartamentit të Merah i është prerë uji, energjia elektrike dhe gazi.

Shekulli
 
Titulli: Francë, policia vret vrasësin e Tuluzës

Po i vrau 3 femij te pafajshem, 1 mesues, plagosi 3 polic, 1 prej ketyre ndodhet ne gjendje te rend... Esht edhe "Canta" qe nuk guxojn ta hapin.

Ka mar denimin e merituar, edhe pse Sarkozy e donte te gjall (Gje e pamundur).
 
Titulli: Francë, policia vret vrasësin e Tuluzës

PARIS- 23 vjecari Muhamed Merah, i dyshuar si autor i masakrës së Tuluzës ka vdekur. Lajmi konfirmohet nga zyra e presidentit francez Nikolas Sarkozi.

Sipas Ministrit të Brendshëm Claude Geant policia franceze prej dy ditësh rrethoi banesën e të dyshuarit, ndërkohë komandot te RAID rreth orës 09:30 me orën lokale ndërhynë me forcë për kapjen e 23-vjecarit.

Ministri Geant bëri me dije se 23-vjecari ishte fshehur në banjon e apartamentit të tij, ndërkohë që situata ishte e qetë kur policia hyri në apartament. Mehar sapo vuri re policinë u hodh nga dritarja, duke hapur zjarr mbi efektivët.

Breshëri të shtënash dhe shpërthime u dëgjuan për pesë minuta pranë apartamentit, ku ishte fshehur për 32 orë Mohamed Merah, i cili u 'hakmorr' në emër të Al-Kaedës me vrasjen e shtatë personave, më 11 mars në Tuluzë dhe në Montoban, në jugperëndim të Francëz. Pas pak minutash 23-vjecari u gjet i vdekur në tokë, raporton BBC.

Gjatë sulmit policia përdori mbi 300 fishekë, ndërkohë që 3 efektivë mbetën të plagosur, njëri prej tyre rëndë.

Lajmin për vrasjen e Mehar fillimisht e bënë të ditur mediat franceze, ndërkohë që pak minuta më pas presidenca franceze konfirmoi lajmin zyrtarisht.

"Vrasësi" francez nuk tregon shenja të lëvizjes
Ora 07:00-Ministri i Brendshëm francez, Claude Geant, nuk është ende i qartë nëse vrasësi i dyshuar i Tuluzës dhe Montobanit, i zënë në kurth në shtëpinë e tij, është ende gjallë, pasi policia nuk ka patur asnjë kontakt me të gjatë natës së kaluar.
''Mohamed Merah, i cili përgjatë natës nuk pati asnjë mundësi për t'u larguar, ka thënë se kërkon të vdesë me armë në dorë'', deklaroi ministri francez për radion RTL.

Merah, 24 vjeç, me shtetësi franceze, por me prejardhje nga Algjeria, dyshohet për vrasjen e tre ushtarëve francez këtë muaj, si dhe për vrasjen e katër personave në shkollën hebraike të Tuluzit më 19 mars.

Në mesin e viktimave të tragjedisë së fundit ishin tre fëmijë dhe një i rritur. Merah ka pranuar se ka lidhje me Al Kaidën. Ai ka thënë se i ka bërë vrasjet për t’u hakmarrë ndaj akteve që kanë kryer ushtarët francezë në Afganistan dhe për fëmijët palestinezë, që kanë humbur jetën në konfliktin me Izraelin.
(d.b/el.me/BalkaNWeb)


Ishte nje vendim i drejt mendoj pasi merr jeten e tre engjejve te pa fajshem per te arrit qellimet e egos se tij.....
 
Titulli: Francë, policia vret vrasësin e Tuluzës

Te vrasesh femije eshte pa falshme.
Por un lexova qe ky ishte i dyshuar ! at'here si i dyshuar pra nuk dihet e sakte !
At'here un nuk e besoj qe e ka bere ky.
Dikun lexova qe ky ka pranuar qe ka lidhje me al kaiden e si e pranoj kete gje ? kur ai nuk ishte i zene nga policia !
Pra mjaft rast i dyshuar.
 
Pe: Francë, policia vret vrasësin e Tuluzës

Kemi pare live filem dje me sy ne tv..
E trishtueshme per familjet qe humben njerzit e tyre te dashur ashtu si dhe per ata prinder qe humben femijet..
Te kesh frike te çosh femijet ne shkolle.. kesaj i thone çfare i thone..
 
Pe: Francë, policia vret vrasësin e Tuluzës

Rri larg ti Love me qafsh se ngelemi pa s moderator pastaj :p
 
Pe: Francë, policia vret vrasësin e Tuluzës

.. fakti qe nuk arriten ta kapnin e gjalle,per vete policine eshte humbje,tek e fundit ai diskutohej si i dyshuar,vrasja e tij ,me aq sa kam degjuar sot rreth kesaj ceshtjeje,ishte " gabim"
 
Pe: Francë, policia vret vrasësin e Tuluzës

gooooooooo
 
Titulli: Francë, policia vret vrasësin e Tuluzës

shum rast i rend dhe ky e ka marr denimin e merituar. Askush nuk ka te drejt ti mer jeten askujt.
 
Pe: Francë, policia vret vrasësin e Tuluzës


Ku eshte paqja e tyre?

çdoher kan then: hap nje varr per dikend, dhe do te biesh vet ne te.

Keta vrajne ne vendet tyre, pastaj tjetri ngritet per te marr hakun... Pastaj Zoti qon katastrofa ne vende te ndryshme: diku vullkan, diku uje, diku vershima, diku dridhje...



E çpo flet bota per demokraci?

Perse vrasin te dyshuar dhe te pafajshem?

Keshtu nuk do te kete suksese...... Vrasja ska qene asnjeher zgjidhje ...
 
Titulli: Francë, policia vret vrasësin e Tuluzës

Ky flliqesire duhej zhdukur nje ore e me pare . Po te kisha qene une drejtus aksioni ,
do ta kisha boshatise pallatin dhe do ta hidhja ne ere gjithe pallatin me bombardim nga ajri dhe shume spektakolare .
 
Titulli: Francë, policia vret vrasësin e Tuluzës

kto ngjarjet ku perzihet politika ,,nuk merret vesh as nje her se c´far behet,,atje mund te perdorin per c´far te duan,,ata mund ta bejn me ty sot,,te njejten gje qe benin paraardhesit e tyre ne politik. un nuk ju besoj po thuaj se asnjeher kur behet fjal per ngjarje te tilla,,si Gerdeci pershembull,,abo Trebicka,,apo kullat binjake e tjer e tjer si kto ku perzihet politika dhe behet nje corbe interesash te rrezikshem,,qe mund te zhdukin nje te pa fajshem tekstualisht ne kte mynyr,

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Titulli: Francë, policia vret vrasësin e Tuluzës

Kujtoj mijera femij Palestinez dhe them me vete !!! Ku jan kto te dhimshurit e Europes.
 
Pe: Francë, policia vret vrasësin e Tuluzës

Epo une nuk jam antisemit, por nuk me vjen mire dhe ndihem gjithmone dhe me i indinjuar se si femijet e palistinezeve vriten me bomba inteligjente, dhe nuk shkruhen artikuj, nuk behen filma, nuk prodhohen libra, asgje, eshte fakt i trishtueshem ky.

Viktimizmi ka qene gjithmone strategjia dhe arma me e forte e izraelianeve qe nga lufta e dyte boterore e deri me sot dhe e ka praktikuar shume mire, duke i bere te gjithe njerzit qe tu vije keq per izraelianet....sa keq

Ajo cka dua te them une duket barbare, por nuk eshte e drejte qe izraelianet te vrasin femije palistinez me bomba inteligjente dhe bota ka 30 vjet qe ben sehir, dhe ansjeri nuk e ven ujin ne zjarre, une flas per nje politike izraeliane qe eshte me afgane dhe me ahmedinagjade, me fal, me shume se Korn 2012.

Te vjen keq per femijet sepse jane viktima te pafajshem por kjo eshte nje lufte e cila ka kohe qe ka filluar dhe faji eshte i ketyre njerzeve biblike, qe e mbajne veten si popull i perzgjedhur..... e une cfare jam? atehere po njerzit e tjere cfare jane atehere?......ti pyesim izraelianet

Pak a shume te gjitha vendet evropiane jane antisemita dhe kjo dihet por asnjeri nuk e merr guximin ta thote, na ka shkuar frika ne palce, jemi bere hipokrita, me pelqeu kur tha Barnesha Ashton, qe i vinte keq per femijet ne france por edhe per femijet palestinez, gje qe bere poltiken izraeliane te reagoje keq, pasi ajo sipas izraelianeve po krahasonte viktimat e terrorizmit me viktimat e bombave inteligjente....
nuk e di se kush eshte golia ne kete rast? une mendoj qe eshte izraeli, por, do dali nje david qe do i tregoj rrugen ketyre njerzeve biblike...

p.s. asgje ne bote nuk e justifikon vdekjen e femijeve/////
 
Redaktimi i fundit:
Back
Top