Francë, nga sot "STOP Ferexhesë" në vendet publike

Love

βeℓℓe â๓e
PARIS- Hyn në fuqi ligji që ndalon mbajtjen e ferexhesë në të gjitha vendet publike duke bërë Francën si vendi i parë europian që zbaton një masë të tillë.

216775_10150564808205354_135633570353_18179814_147288_n.jpg


Ligji, i miratuar nga parlamenti më 11 tetor 2010 pas një debati tepër të ashpër, prek afro 2 000 gra, në një vend që, sipas vlerësimeve, numëron 4-6 milionë persona me traditë myslimane.

Tashmë është e ndaluar të mbulohet fytyra me perçe, kaskë apo kapuç në hapësirë publike, domethënë në rrugë, parqe publike, stacione apo mjedise tregtare.
Forcat e rendit nuk kanë kompetencë të detyrojnë heqjen e ferexhesë tek personat që e mbajnë, por këta të fundit rrezikojnë një dënim maksimal prej 150 euro gjobë dhe/ose pezullim të shtetësisë.

Përveç kësaj, burrat që detyrojnë një grua të vishet me ferexhe rrezikojnë një vit burg dhe 30 000 euro gjobë, ndërsa dënimi dyfishohet nëse personi i detyruar është i mitur.
Ligji hyn në fuqi në kohën kur vendi i islamit dhe laiciteti janë kthyer në tema madhore të debatit politik në Francë, një vit nga zgjedhjet presidenciale të 2012 dhe në sfondin e fuqizimit të ndjeshëm të Frontit Nacional (ekstremi i djathtë) i Marine Le Pen./(s.g/BalkanWeb)/
 
Francë, nga sot "STOP Ferexhesë" në vendet publike

PARIS- Hyn në fuqi ligji që ndalon mbajtjen e ferexhesë në të gjitha vendet publike duke bërë Francën si vendi i parë europian që zbaton një masë të tillë.

Francë, hyn në fuqi ndalimi, arrestohen dy gra me ferexhe

Dy gra janë arrestuar në Francë në protestën kundër ndalesës për mbajtjen e ferexhesë. Dhjetëra njerëz protestuan në Paris para katedrales Notr Dam, për shkak të ligjit që sot hyri në fuqi, me të cilin ndalohet mbulimi i fytyrës në publik.
Dënimi për mbajtjen e ferexhesë është 150 euro.
Policia franceze tha se të da gratë nuk u arrestuan për mbulim të fytyrës, por për shkak se protesta nuk ishte paralajmëruar dhe miratuar nga ana e policisë.
Franca është vendi i parë në Evropë që ka miratuar ligjin për ndalimin e ferexhesë./lajmifundit.com/


sarkozy_200_200.jpg
 
Last edited by a moderator:
Titulli: Francë, nga sot "STOP Ferexhesë" në vendet publike

Do kisha pas qejf te isha atje per t'pa te zbuluara mrekullit qe ishin mblu gjer m'sot:gjujpeshk:
 
Titulli: Francë, nga sot "STOP Ferexhesë" në vendet publike

shume mire kane bere qe e kane nxjerre kete ligj...
 
Pe: Titulli: Francë, nga sot "STOP Ferexhesë" në vendet publike

Do kisha pas qejf te isha atje per t'pa te zbuluara mrekullit qe ishin mblu gjer m'sot:gjujpeshk:

Nuk do dalin me nga shtepia e sigurt ose do kthehen ne vendet e tyre sepse nuk do kene rruge tjeter ... Sot neper mediat franceze kjo eshte ceshtja qe po diskutohet me shume
 
Pe: Francë, nga sot "STOP Ferexhesë" në vendet publike

un u lodha tu fol per kto tema
e vetmja gje qe mund te them eshte qe e bon shum mir
te civilizohen !!! a erdhen ne europ? shum bukur.... te respektojne rregullat
 
Pe: Francë, nga sot "STOP Ferexhesë" në vendet publike

Mua me behet qejfi per kete ligj.Gjynaf,grate e shkreta te mbuluara kembe e koke.Kush e di sa do kene vuajtuar.Me duket se ''shpetuan'' tani.Ndoshta fillimi mund te jete pak i veshtire,por me vone besoj se do ndihen me te lumtura.
 
Titulli: Francë, nga sot "STOP Ferexhesë" në vendet publike

Nikabi nuk eshte obligative per femrat, sidomos ne nje shtet ku nuk eshte sheriati Islam apo nuk ekzistojne traditat e popujve arab. Ne kete rast, e vlefshme eshte qe hixhabin nuk e hjekin nga fytyra, gje qe nuk llogaritet mekat per largimin e nikabit. Shpresoj mos t'vazhdojne me kerkesa tjera edhe ndaj hixhabit, do t'kene probleme pastaj.
 
Titulli: Francë, nga sot "STOP Ferexhesë" në vendet publike

Nese ka qene e imponuar kjo gje grave myslymane ,shume mire qe ka dal si ligj .Por une nuk jam dakort me ''nderhyrjen'' kaq shume ne te drejtat e njeriut.Ne te gjithe jemi te lire te veshim c'fare te duam e te vishemi si te duam ,ligji s'ka te drejte te me ndaloje mua .Do respektoj institucionet apo ambjentet duke u pershtatur ne veshje ,por jo te me ndaloje .
Nese ky ligj ka hyre ne fuqi ,pse nuk miratohet ndonje ligj tjeter per veshjet ekstravagante qe behen ne ambjente publike ,ku prania e te rinjve te mitur eshte ne mase.
Nuk e di si funksionojne rregullat ne islam ,por nese mbulimi grave ka qene e imponuar apo e detyruar ,jam dakort per kete ligj ,por nese eshte nje e drejte fakultative nuk eshte nevoja per ligje te tilla.
 
Titulli: Francë, nga sot "STOP Ferexhesë" në vendet publike

Nuk e di si funksionojne rregullat ne islam ,por nese mbulimi grave ka qene e imponuar apo e detyruar ,jam dakort per kete ligj ,por nese eshte nje e drejte fakultative nuk eshte nevoja per ligje te tilla.

Nuk ka imponim/dhune ne fe Islame, eshte rreptesisht e ndaluar. Mjafton t'i perkujtohet gruas se e ke obligim nga Zoti per t'u mbuluar por jo ta detyrosh. Ne fillim duhet te mbulohet zemra me shami pastaj trupi. Une kam gruan qe e praktikon Islamin, falet rregullisht etj etj por nuk eshte mbuluar, s'ka imponim ketu. Mbulohet kur e sheh te arsyeshme apo i mbushet mendja. Ke mjaft deklarata ne youtube nga keto gra te mbuluara qe kane deklaruar se s'kane imponim, besoj se ka raste edhe nga me te ndryshmet, kur eshte perdorur e kunderta, pra imponimi. Kjo fushate me shume po i gjason nje sulmi masovik kunder muslimaneve sesa nje ligji te miratuar "per te miren e grave". Keshtu do veprojne edhe ca shtete tjera pastaj dhe ne kete menyre do rritet Islamofobia. Pastaj dalin lajmet se muslimanet ekstremiste, terroriste, etj etj etj...a nuk e shohin vetveten se jane fillestar te ketyre percarjeve.
 
Back
Top