Francë, Macron fiton debatin me Le Penin

Francë, Macron fiton debatin me Le Penin

Francë, Macron fiton debatin me Le Penin

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.


Anketuesit nuk kanë dyshime: debatin final televiziv mes dy kandidatëve për presidencën franceze e fitoi liberali Emmanuel Macron.

Në përballjen për çelësat e Elizesë u prekën tema si terrorizmi, ekonomia dhe Bashkimi Europian. Për mbi dy orë, kundërshtarët shkëmbyen fyerje mes tyre, por pëlqimin e publikut në fund duket se e mori Macron, i cili është shfaqur shumë më bindës në thuajse të gjitha kategoritë.

Pas debatit, 63% e shikuesve u shprehën në favor të tij. Marine Le Pen e fshikulloi rivalin tek mungesa e eksperiencës politike dhe të kaluarën me sfond financiar, duke e cilësuar si kandidatin e globalizimit të egër. Version yt i Francës, i tha ajo, është një dhomë tregtie, ku secili do të luftojë për veten.

Macron u kundërpërgjigj duke thënë se liderja e Frontit Nacional gënjen haptazi, nuk propozon asgjë konkrete dhe fryn shqetësimet e publikut. “Përpara meje është ulur priftëresha e madhe e frikës”, u shpreh ai.

Raundi i dytë dhe përfundimtar i zgjedhjeve presidenciale franceze mbahet të dielën, në 7 maj.

/ Top Channel
 
:) filozofia e projektit eu... nje politikan me plotkuptimin e fjales.
 
Populli francez foli hapur, nuk kishte si te behej me i qarte zeri i tij qe kerkon reforme, rritje te mireqenies ekonomike dhe sociale.

Darius
 
Populli francez foli hapur, nuk kishte si te behej me i qarte zeri i tij qe kerkon reforme, rritje te mireqenies ekonomike dhe sociale.

Darius

Francezet kerkojne reforme?
Macron eshte pasuesi i Hollande.
Macron eshte bir i klikes se larte franceze.
Macron eshte vegel e sistemit bankar per te cilin ka punuar.
Macron eshte i perzgjedhuri i Brukselit.
Macron eshte perfaqesues i lozhave qe udheheqin boten.
Nje gje duhet te jete e qarte.
Mua mu be qejfi qe fitoi Macron, ketu madje e kisha parashikuar fitoren e tij te sigurt por Macron u zgjodh jo qe te beje reforma por qe te vazhdoje ate qe eshte nisur nga te tjere para tij.

Reforma te thella dhe tronditje sistemi do bente Le Pen po te fitonte.
Dhe mire qe nuk fitoi thuaj.
 
Kete nacionalizmin e tepruar e krijon grupe interesi dhe media te caktuar.
Franca ka qen gjithmon liberal , tashme edhe sekptiket e euros jan mesuar me qarkullimin e lire dhe e jo kufivere te mbyllura.
 
Macron president i ri i Francës

Emmanuel Macron i është drejtuar popullit francez, në paraqitjen e tij të parë, pas përfundimit të zgjedhjeve presidenciale.

Në fjalimin e tij, Macron tha se sot është hapur një faqe e re “në historinë tonë të gjatë”.

“Kjo faqe dua të jetë besimi dhe shpresa për Republikën tonë”, tha 39-vjeçari Macron.

Ai tha se me gjithë fuqinë e tij, do të shërbejë në emër të qytetarëve të Francës në 5 vjetët e ardhshme.

Macron ka falënderuar të gjithë qytetarët që sot e kanë votuar të.

Ai u zotua se në Francë do të ketë siguri dhe do të ketë “unitet të kombit” dhe siç tha, “do të ndërtojmë një të ardhme më të mirë”.

“Do të luftojë me gjithë forcën time kundër ndasive që ne na ndajnë”, tha Macron.

Macron tha se Franca do të jetë në rreshtin e parë në luftën kundër terrorizmit në vend dhë në arenën ndërkombëtare. Ai u zotua se do të mbojë interesat e Francës dhe imazhin e shtetit.

Ai ka falënderuar presidentin Francois Hollande për punën e bërë në 5 vitet e fundit.

Le Pen pranon humbjen në zgjedhje

Ndërkaq, liderja e Frontit Kombëtar, Marine Le Pen , pak kohë pas përfundimit të zgjedhjeve ka pranuar humbjen dhe ia ka uruar fitoren kundërkandidatit të saj, Emmanuel Macron.

Në paraqitjen para mbështetësve të saj, Le Pen ka thënë se francezët kanë zgjedhur “vazhdimësinë”.

“Francezët sot zgjodhën presdientin e ri dhe me votën e tyre kanë zgjedhur vazhdimësinë.Unë i uroj fitoren dhe sukses, Emmanuel Macron. Unë i falënderoj të gjithë ata që kanë votuar për mua dhe që kanë qëndruar pranë meje gjatë fushatës”, është shprehur Le Pen, duke thënë se do ta vazhdojë betejën politike nga opozita.

Votuesit në Francë sot kanë pasur mundësi të zgjedhin në mes të kandidatit të qendrës Emmanuel Macron dhe kandidates së ekstremit të djathtë, Marine Le Pen.

Projeksionet, menjëherë pas mbylljes së vendvotimeve, kanë nxjerrë fitues, Emmanuel Macron.

Projeksioni i realizuar nga Kantar Public One Point-TF1-RTL, thotë se Macron ka fituar 65 për qind të votave ndërkaq Le Pen ka fituar 34.5 për qind të votave, raporton BBC.

Sipas projeksionit paraprak, të bazuar në numrimit të pjesshëm të votave, tregon se Macron ka fituar zgjedhjet me 66 për qind të votave të fituar, ka thënë projeksioni i Harris Interactive, raporton Reuters.

Presidenti aktual i Francës, Francois Hollande, përmes një deklarate ka thënë se fitorja e Macronit në zgjedhjet presidenciale, tregon se shumica e francezëve kanë dëshiruar që të bashkohen rreth “vlerave të Republikës”.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka uruar Emmanuel Macron për fitoren në zgjedhjet presidenciale.
macron-3.jpg
http://www.tetovasot.com
 
Xhamia kryesore në Paris thotë se zgjedhja e kandidatit qendror Emmanuel Macron për president të ri të Francës është shenjë e pajtimit ndërfetar në Francë.

Macron fitoi të dielën balotazhin ndaj kandidates së krahut të djathtë ekstrem.

“ثshtë shenjë e pastër e shpresës se myslimanët francezë mund të jetojnë në harmoni dhe është shenjë e respektimit të vlerave franceze”, thuhet në njoftimin e Xhamisë së Madhe në Paris, raporton Reuters.

Le Pen pati thënë se nëse do të zgjidhjen Presidente do të mbyllte të gjitha xhamitë në këtë vend.
 
Back
Top