Francë, Le Pen kritikon BE-në dhe islamin radikal

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Francë, Le Pen kritikon BE-në dhe islamin radikal

Le-Pen.jpg


Liderja e së djathtës ekstreme në Francë, Marine Le Pen, e ka filluar fushatën e saj për zgjedhjet presidenciale, duke premtuar se Franca do të jetë në krye të agjendës së saj, duke përkujtuar disa prej çështjeve, që e kanë dërguar Donald Trumpin në Shtëpinë e Bardhë.

Le Pen, kandidate e Fronit Kombëtar, ka sulmuar Bashkimin Evropian, imigrimin masiv dhe islamin radikal. Ajo tha mbështetësve në qytetin e Lionit se BE-ja e gjymtuar Francën.

“Nëse BE-ja nuk jep, atëherë unë do të kërkoj votë franceze në referendum për largim nga ky ankth”, tha Le Pen para 3 mijë mbështetësve të saj në Lion. Ajo po ashtu, e kritikuar islamin radikal. “Ne nuk dëshirojmë të jetojmë nën kërcënimin e fundamentalizmit islamik”, tha Le Pen.

Le Pen e konsideron një dështim projektin europian. Shpërdorimi i pushtetit sipas saj, kriza e emigrantëve, seria e sulmeve terroriste, e së fundi Britania e Madhe që shërben si shembull, tregojnë që të gjitha se edhe Franca duhet të shkëputet nga blloku.

“Me euron humbën, – argumenton Philipott. – Monedha e përbashkët ka qenë një katastrofë krahasuar me frangën, dhe e tillë është edhe marrëveshja e Schengenit vet”. Zgjedhjet presidenciale në Francë mbahen në muajin prill.

g.shqip
 
Kemi lajme te mira edhe nga Maroku. Europa po radikalizohet si kunderpergjigje ndaj islamit ekstrem, ndersa Maroku ka dhene dje nje shenje liberalizimi te islamit.
Tani e tutje nuk do vritet njeri me prerje koke nqs deshiron ta braktise islamin.

Ps. Shpresoj qe te ndiqet nga te gjitha shtetet e botes islame ky ligj.
 
Se harrova Tunezine, ka dy vjet qe ka nxjerr Kuranin jasht parlamentit. Kjo do thote qe ligjet e shtetit dalin nga nje qeveri laike e demokratike.
Le_Pen ne france ka marre drejtim nacionalist. Nacionalizmi e vertete qe u shpik nga francezet ne shek 18, por sot me duket jasht kohe. Kjo vlen edhe per Trump ne Usa.

Do na parakalojne vendet islame me duket..:)
 
ja .... nese ndonjeri ka lexuar nje shkrim te timin tek tema e ekonomise ku flisha per rritje te ekonomise dhe per nje ndryshim ne pil e spread ... thoja qe kjo varej nga zgjedhjet e frances dhe te gjermanise..hollanes.. e per referendumet qe po pergatisnin si fotokopje e gb dhe e levizjeve politike te trump....
pra politika me shume se asgje tjeter ndjek ligjin e vjeter "percaj e sundo"....
 
Po fitoj Le pen dhe ve ne zbatim cfare thote, Ue mbaroj.

ps, Jana nuk e dine se c'fare eshte pil pervec atyre qe jetojne ne it..:)
 
Kjo kandidate per presidente po nenqmo europe per te fiton mbeshtetje elektrale ne france por tregon sondanzh favorit kunder kandidat saj esht fitues
 
Back
Top