PARIS - Ish-presidenti francez Zhak Shirak është shpallur fajtor për shpërdorimin e fondeve publike gjatë kohës kur ishte kryetar i Bashkisë së Parisit, në fillim të viteve ’90.
Një gjykatë në Paris ka vendosur ta dënojë ish-presidentin francez, pasi gjatë kohës që ka qenë kryetari i Bashkisë së Parisit ka paguar një pagë për disa anëtarë të partisë së tij, të cilët nuk punonin në institucionin që ai drejtonte.
Ish-presidenti Shirak, që tashmë është rreth 80 vjeç, nuk ishte i pranishëm në sallën e gjyqit, për shkak të problemeve shëndetësore.
Zhak Shirak është presidenti i parë që dënohet nga drejtësia franceze. Gjyqi i hapur në periudhën kur Shirak ishte president ishte shtyrë për një kohë të gjatë, për shkak të "imunitetit presidencial" që parashikon Kushtetuta Franceze.
(er.nu/BalkanWeb)