Francë, gjyq për racizëm ndaj Marine le Pen

Love

βeℓℓe â๓e
Liderja e ekstremit të djathtë në Francë, Marine le Pen, mund të përballet me një proces penal për racizëm, informoi të shtunën “Agence France Presse”.

franca0106.jpg


Autoritetet franceze vendosën që të hapin procesin ndaj lideres së “Frontit Kombëtar”, partisë së tretë më të votuar në vend, pasi politikania krahasoi lutjet e muslimanëve në Paris me pushtimin nazist të Francës.

Si deputete e Parlamentit Europian, Marine nuk u procedua në kohë për shkak të imunitetit që gëzon.

Megjithatë, imuniteti i saj u shfuqizua në një votim sekret nga Parlamenti Europian më herët gjatë kësaj jave.

Në kandimin e saj në zgjedhjet presienciale të vitit të shkuar, Le Pen u rendit e treta, pas Hollande dhe Sarkozy, me një rekord prej 18% të votave.

Rezultati i saj në zgjedhje provoi se vështirësitë financiare kanë ndikuar në forcimin e një fryme nacionaliste në Francë.

Marine le Pen, e cila “trashëgoi” Frontin Kombëtar nga babai i saj, mbështet daljen e Francës nga Bashkimi Europian, nga Eurozona dhe bllokimin e çdo lloj forme të emigracionit në vend.
Top Channel
 
Titulli: Francë, gjyq për racizëm ndaj Marine le Pen

kjo qysh po folka qashtu i paska punt a mendon se do fitoj ndonjehere jo kurreeeee
 
Titulli: Francë, gjyq për racizëm ndaj Marine le Pen

Kjo ndjek gjurmët e të atit të saj, kanë qënë gjithmonë si familje rracistash dhe që duan një Francë veç me francezë..
Ndaj asnjëherë nuk kanë fituar në eleksione, votime...

Mirë ia bëjnë kësaj, se ngelëm duke e dëgjuar nëpër TV dërr dërr për emigrantët, sikur po i hanë bukën këtyre, harrojnë që punojnë, paguajnë taksat franceze si të gjithë dhe repsketojnë ligjet franceze..
 
Titulli: Francë, gjyq për racizëm ndaj Marine le Pen

Kam lexuar per kte partine ekstremiste dhe gjeja me e mire do ishte qe Franca te reformoj sistemin elektoral qe ka ne menyre qe mos tu jap shanc fare ktyre partive ekstremiste te fitojne vende ne parlament fare.
 
Titulli: Francë, gjyq për racizëm ndaj Marine le Pen

po ta benin kete gje per DREJTESI do isha i gezuar por kjo gje kunder saj behet per arsyje sepse po i rrezikoka si shum 18 % sjan pak.
 
Back
Top