Francë: Gjykata Kushtetuese e kundërshton ligjin armen

Kresha

A pretty face can never trick me
Gjykata Kushtetuese e Francës ka vendosur që ligji lidhur me vrasjet masive të armenëve para një shekulli, nuk është në harmoni me Kushtetutën e Francës.

Ky ligj, që u miratua në muajin dhjetor të vitit të kaluar, e cilëson si krim refuzimin se vrasjet e afro 1.5 milion armenëve nga Perandoria Osmane, në vitin 1915, paraqesin gjenocid.
Turqia e ka mirëpritur këtë vendim.
Ministri i jashtëm i Turqisë, Ahmet Davutoglu, tha se qeveria në Ankara do të takohet së shpejti për të shqyrtuar vazhdimin e kontakteve ekonomike, politike dhe ushtarake me Francën, që ishin ndërprerë nga Turqia, pasi Parlamenti i Francës e kishte miratuar legjislacionin e përmendur./rfe/
 
Pe: Francë: Gjykata Kushtetuese e kundërshton ligjin armen

Sa hipokrizi kjo Europa jone..
Per te kenaqur lobin armen e miratojne ne parlament, per te mos prishur mardheniet ekonomike, politike e ushtarake kushtetusja e hedh poshte. LOL LOL
 
Back
Top