PARIS- Të gjithë fqinjët dhe të njohurit besonin se Djamella ishte larguar nga shtëpia duke braktisur në vitin 1998 bashkëshortin dhe vajzën e saj dy vjeçare në një qytezë në jug të Francës.
Por, kur vajza në vitin 2005 tregoi se ëndërronte gjithmonë nënën e vrarë dhe masakruar me thikë, policia hapi një hetim dhe akuzoi babain e vajzës, Christian për vrasje me paramendim.
Akuza u konfirmua nga Gjykata e Shkallës së Parë, e cila dënoi babain e vajzës me 30 vjet burg.
Për trupit gjykues të gjykatës së Gard, në jug të Francës nuk kishte më dyshime se ishte Christian Carrie që kishte vrarë bashkëshorten e tij Djamella, e cila u zhduk në mënyrë të mistershme nga qyteza Aveze në vitin 1998, në moshën 22- vjeçare.
Burri 50- vjeçar u dënua dje me 30 vjet burg, dhe dy të tretat e kësaj kohe do të duhet ti kalojë në një qeli izolimi.
(Marr nga BalkanWeb)