Francë, debati për laicizmin ngjall protesta tek muslimanët

Love

βeℓℓe â๓e
_52009325_52009322.jpg


Partia e Presidentit të Francës, Nikola Sarkozi, po përgatitjet për debatin kontraversal mbi rolin e Islamit në Francën laike.
Debati ka provokuar protesta nga islamikët dhe grupet e tjera besimtare si dhe disa anëtarë të partisë konservatore së vetë presidentit. Kritikët kanë akuzuar se partia e Sarkozisë po rigjallëron veçoritë e të djathtës ekstreme. Debati do të zhvillohet javën e ardhshme në Paris, me një listë të ftuarish të paspecifikuar. Kohët e fundit në Francë atmosfera politike ka qenë e acaruar, me akuza ndërmjet të majtës dhe të djathtës.

Franca është vendim me popullsinë më të madhe muslimane në Evropë. Që prej vitit 1905, ligjet franceze kanë bërë një ndarje mes shtetit dhe besimit - por në ditët e sotme po diskutohet mbi çështje që kanë të bëjnë me ofrimin e ushqimit hallall në shkolla, falja e besimtarëve muslimanet në rrugë kur xhamit janë të mbushura apo mbulimi i fytyrës me perçe.

"Në 1905, kishte shumë pak musliman në Francë, sot ata përbëjnë një numër prej 5 ose 6 milion", thotë ministri i Brendshëm, Claude Gueant. Kjo gjithashtu shihet si lëvizje e Sarkozisë me afrimin e zgjedhjeve presidenciale, që pritet të mbahen në vitin 2012. Kryeministri, Franciois Fillon është shprehur se nuk do të mbështesë këtë nismë pasi sipas tij kjo çështje po stigmatizohet vetëm kundrejt besimtarëve musliman. Ndërsa 14 ministra janë shprehur se do të bëhen pjesë e debatit.

Gara presidenciale
Presidenti Sarkozi ,pavarësisht se ai është shprehur se debate nuk është një sulm ndaj besimtarëve por një diskutim për mendje të hapura. 12 muaj para zgjedhjeve presidenciale nuk dieht se çfarë ndikimi do të japë kjo lëvizje e Sarkozisë. Por në një sondazh të bërë nga gazeta "Le Parisien", tregon se Kryeministri Fillon mund të marr një rezultat më të mirë se Sarkozi nëse garon në zgjedhjet presidenciale, pavarësisht kësaj 78% e mbështetësve të partisë UMP shprehen Sarkozi duhet të rikandidojë. Javën e kaluar, ish kryetari i partisë Socialiste, Francois Hollande deklarojë kandidaturën e tij për zgjedhjet presidenciale. Në plan të përgjithshëm nga sondazhet favorit është, Dominique Strauss-Kahn, kreu i Fondit Ndërkombëtar Monetar. Ai pritet që të deklarojë kandidaturën së shpejti./Shekulli/
 
Back
Top