Francë, bie helikopteri i destinuar për Shqipërinë

Love

βeℓℓe â๓e
FRANCE- Gjashtë persona kanë vdekur nga rrezimi i nje helikopteri qe ishte destinuar per Shqiperine dhe po bente testin e fundit para se t’i dorezohej vendit tone.
Ngjarja ndodhi në një zonë malore të Provence, në Francën juglindore.

HELIKOPTER.jpeg


Radio franceze Europe 1 ka thënë se, Cougar ishte i destinuar për ushtrinë shqiptare dhe ndersa ishte ne fluturim ai po ndiqej nga nje helikopter i dyte.
Helikopteri, një Cougar, i përkiste kompanisë se aviacionit Eurocopter dhe ishte në një fluturim provë që përfshinte pilotët bashke me inxhinierët, thonë zyrtarët.
Mesohet se ky ishte nje nga helikopteret e blere nga qeveria shqiptare ne kuader te marreveshjes per blerjen e 5 helikopterëve transportues nga kompania “Eurocopter”.
Avioni zbriti reth ores 13:40 me oren lokale në Grykën Verdon, një zonë e njohur per Alpinistët.
Helikopteri, një Cougar, i përkiste kompanisë se aviacionit Eurocopter dhe ishte në një fluturim provë që përfshinte pilotët bashke me inxhinierët, thonë zyrtarët. Mesohet se ky ishte helikopteri i blere nga qeveria shqiptare per shumen e 14 milione eurove dhe do te sherbente per transport VIP.
Dëshmitarët thanë se helikopteri kishte goditur një kabëll elektrik para se te zbriste ne nje distance te ulet me token per te fluturuar poshte lumit. Zjarrfikësit dhe një ekip alpinistesh jane dërguar menjehere në vendin e ngjarjes, si dhe një helikopter me pajisje mjekesore.
Zëdhënësi i policisë, Benoit Gounine u tha gazetarëve se ekipet e shpëtimit kishin probleme ne arritjen e faqes ku ka rene helikopteri.
“Aksidenti ka ndodhur në një vend shumë të vështirë për të hyrë, e cila e komplikon punën tonë,” tha ai. Kane nisur hetimet për të përcaktuar shkakun e aksidentit.
Burimi: panorama
 
Back
Top