Francë arrestohen 19 islamikë radikalë të dyshuar

ReNdEx

Interist Forever
Staf në FV.AL
Mod
52531_3.jpg

PARIS- Të paktën 19 persona u arrestuan sot nga policia në rrethet islamike në Francë gjatë një operacioni jo të drejtpërdrejtë me vrasjet në Tuluzë.

Lajmi u konfirmua nga presidenti Francez Nikolas Sarkozi gjatë një konference për mediat.

"Ky arrestim nuk lidhet thjesht me vrasjet në Tuluzë, është kryesisht territori, është një lidhje me një formë islamizmi radikal dhe është në përputhje të plotë me drejtësinë", deklaroi kreu i shtetit.

Kreu i Elizeut paralajmëroi edhe operacione të tjera, të cilat sipas tij do të largojnë një numër të madh personash me rrezikshmëri për Francën.

Policia bëri me dije se mes personave të arrestuar, figuron lideri i një grupi radikal të shkatërruar, Forsane Alizza, Mohammed Achamlane.

“Disa armë u konfiskuan gjatë arrestimit të tij në periferinë e Nantes, në perëndim të vendit", theksoi policia, e cila deklaroi se gjatë operacionit u sekuestruan tre kalashnikovë, një pistoletë "Glock" dhe një granatë.
(el.me/BalkanWeb)
 
Back
Top