Arfenilla
Themelues i Forumit
Kosovarët që tashmë janë në Francë ose të tjerë që mendojnë të marrin rrugë për atje mund të shpresojnë për qëndrim në këtë vend.
Franca megjithatë jep azil për kosovarët, raporton KTV.
Së fundi, është kthyer mbrapsht vendimi për të futur Kosovën në listën e shteteve të sigurta, transmeton koha.net. Aty qeveria franceze Kosovën e kishte futur në dhjetor 2013 bashkë me Shqipërinë dhe Gjeorgjinë.
Por, para pak kohësh Këshilli Shtetëror, pjesë e qeverisë në Paris ka marrë vendim që nga lista të heqë vetëm Kosovën, duke hapur mundësinë e kërkesave për azil, raporton KTV-ja.
“Këshilli e ka shqyrtuar vendmin e vet origjinal të datës 16 dhjetor 2013 të kërkuar nga OFPRA (Zyra për Emigracion dhe Refugjatë) për Republikën e Kosovës, Republikën e Shqipërisë dhe Gjeorgjinë. Ka pasur një numër kërkesash për ta anuluar këtë vendim. Këshilli Shtetëror ka vendosur që të legjitimojë vendimin për Republikën e Shqipërisë dhe Gjeorgjinë, por të anulojë vendimin për Kosovën”, thuhet në njoftimin e qeverisë franceze.
Këshilli e ka shpjeguar vendimin duke thënë se përkundër zhvillimeve pozitive në shtetin e Kosovës, megjithatë ende ka jostabilitet politik dhe social për shkak se institucionet shtetërorë në masë të madhe janë të varura nga mbështetja e organizatave dhe misioneve ndërkombëtare.
Gjithashtu qeveria franceze pohon se ende ka kategori të ndjeshme të shoqërisë që nuk kanë mbrojtje të duhur institucionale përballë dhunës së formave të ndryshme.
Kërkesën për heqjen e Kosovës nga lista e vendeve të sigurta e kishin bërë një sërë organizatash të të drejtave të njeriut.
Por, vendimi ka hasur edhe në kritika të shumta pasi që supozohet se Franca do të përballet me një fluks të ri të kërkesave të kosovarëve për azil.
Në vitin 2013 Kosova ka prirë në listën e shteteve me më së shumti kërkesa për azil, gjithsejtë 3500, pasuar nga Kongo 4000 dhe Shqipëria 3300.
Për shkak të afrimit të dimrit shteti francez ka vendosur të largojë nga qielli i hapur refugjatët kosovarë të Metzit, për të cilët KTV-ja raportoi verën e kaluar.B koha ditore