Franca pranë eliminimit

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P
f.0617222003848_m.jpg




Meksika ka shënuar fitore sensacionale prej 2-0 përballë Francës, në takimin e xhiros së dytë të Grupit A, për ta afruar veten shumë pranë kualifikimit në fazën e eliminimit direkt të Kampionatit Botëror.

Që në pjesën e parë të takimit, Meksika ishte skuadër më e mirë, derisa Franca bëri një tjetër paraqitje për t’u harruar, megjithatë pas 45 minutash rrjetat heshtën.

Sulmuesi i ri i Manchester Unitedit, Javier Hernendez, bëri një depërtim të shkëlqyer për të mposhtur portierin Lloris (64’) dhe për t’i dhënë epërsinë kombëtares së tij.

Në minutën e 79-të u akordua penallti në favor të Meksikës, pas një ndërhyrjeje të Abidal në Barreran, ndërsa i pagabueshëm nga pika e bardhë ishte Cuauhtemoc Blanco, i cili shënoi golin e sigurisë.
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.

Me këtë fitore, Meksika ka katër pikë po aq sa Uruguai, ndërkohë Franca mbetet në kuotën e një pike, dhe duke qenë se në xhiron e fundit ndeshen Meksika dhe Uruguai, shumë lehtë këto dy përfaqësuese mund të barazojnë për të vazhduar garën, dhe për ta kthyer Francën në shtëpi që në fazën grupore. /Telegrafi/
 
Titulli: Franca pranë eliminimit

Sa gjyna me erdhi per francezet .......une di se keta jane skuader e mire
 
Titulli: Franca pranë eliminimit

Ekip me budall se kete vit sme kane zene syte vene e lene porten bosh idiotet e beri tjetri qejf o qejf golin pfffffffffff me kane zhgenjyer shume sepse mund te ishin si para kater vitesh me mire te ikin ne shtepi sesa te bejne ndeshje qesharake si kjo e sotmja
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top