Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Fotoja e parë e tokës nga hëna

toka-e-pare-nga-hena.jpg
Javën e kaluar, NASA publikoi imazhin e restauruar të një toke më të re. Fotoja është marrë nga "Lunar Orbiter 1" në vitin 1966, një nga satelitët e shumtë që ka ndihmuar në mbledhjen e të dhënave mbi uljen e parë në Hënë, në vitin 1969. Fotografia tregon Tokën që shfaqet në horizontin në formë harku të Hënës, fotoja e parë e planetit tonë nga Hëna. Kur fotografia u publikua në vitin 1966, ajo dukej si versioni i një shkrepjeje nga hapësira në bardhë e zi.

Të dhënat nga sateliti hënor u depozituan në kaseta të vjetra analoge. Tani, ekspertët e imazhit në NASA i kanë dixhitalizuar ato disqe, duke prodhuar një version me rezolucion të lartë të kësaj fotografie historike. Sipërfaqja e ashpër e Hënës nuk duket më bardhë e zi. Ajo është kthyer në nuanca grije, të cilat i japin peizazhit të Hënës një prezencë dimensionale që nuk shfaqej aspak në versionin e vjetër të fotografisë. Ajo që është më ndjellëse, është fakti se ky është planeti jonë në vitin 1966.

Udhëtimi drejt Hënës
Që prej momentit, kur Neil Armstrong shkeli në Hënë, ne jemi ndierë sikur e njohim atë vend. Ajo është e ftohtë, ka kratere, e përhimët dhe sterile. اfarë ka më shumë për të ditur? Shumë, në fakt. Deri tani, astronautët kanë vizituar vetëm ekuatorin relativisht shterpë të Hënës dhe kur Armstrong fillimisht u ul në sipërfaqen e Hënës në periudhën e teknologjisë së dobët, shumë prej teknologjisë së sotme të detajuar, as që ekzistonte. Kështu, shkencëtarët akoma nuk dinë shumë për depozitat e akullit në Hënë apo përbërjen minerale, apo mospërputhjet në fushën e gravitetit. Askush s'i ka parë ndonjëherë rajonet e hijezuara në polet e Hënës.
Misioni i fundit
Në prill të vitit 2009 NASA pritet të lëshojë në hapësirë anijen kozmike "Lunar Reconnaissance Orbiter (LRO)", një mision 491-dollarësh, i cili do ta ofrojë më të përcaktuar Hënën, më në fund duke u dhënë mundësinë shkencëtarëve ta diskutojnë në të njëjtin nivel të detajuar si, le të themi, Saturnin apo Marsin.
LRO do të grumbullojë matje nga një orbitë e ulët prej 50 kilometrash, për një vit të tërë. Kamera e kësaj rakete do të zmadhojë imazhet tri herë më shumë se ato të të viteve '70. Studiuesit do të krahasojnë imazhet e LRO-së me ato të fotografuara nga astronautët, në misionet përreth orbitës së Hënës. LRO gjithashtu do të studiojë vendin e uljes së "Apollo 11" në Hënë, çka do të thotë se ne mund të shohim në pamje tjetër të gjurmës më të famshme njerëzore, thuajse pas katër dekadash. LRO nuk do t'i mbledhë të dhënat e vendit të uljes së "Apollo 11" për hir të nostalgjisë, por si pjesë e një studimi për ndryshimet e sipërfaqes së Hënës, të cilat mund të tregojnë sesa copëra hapësire kanë goditur çdo vend, qëkur astronautët kanë shkelur aty për herë të fundit. "Ne s'kemi asnjë vend tjetër në univers, të cilin mund ta krahasojmë me atë çka dukej para 40 vitesh, me pothuajse të njëjtin rezolucion", u shpreh Jim Garvin, shkencëtar në Qendrën e Fluturimeve Hapësinore në NASA dhe një prej ithtarëve të parë të LRO-së.
Kolonizimi
Kolonizimi i hapësirës është koncepti i banimit njerëzor autonom në lokalitete jashtë tokës. ثshtë një temë e trajtuar gjerësisht në fantazinë shkencore, si dhe një qëllim afatgjatë i programeve të ndryshme të hapësirës. Ndërkohë që njerëzve u shkojnë në mendje se kolonitë hapësinore do të jenë në Hënë apo Mars, të tjerë argumentojnë se kolonitë e para do të jenë në orbitë.Në vitin 2005, administratori i NASA-s, Michael Griffin e përcaktoi kolonizimin e hapësirës si qëllimin final të programeve aktuale të fluturimit në hapësirë duke u shprehur: "... qëllimi nuk është vetëm eksplorimi shkencor...është gjithashtu dhe zgjerimi i rrezes së habitat njerëzor nga toka në sistemin diellor, teksa ecim para në kohë. Në rrugën e gjatë një speciet e një planeti të vetëm nuk mund të mbijetojnë... TO

toka-e-pare-nga-hena.jpg
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back