Fotoja e çiftit kosovar në profilin e Sir Alex Ferguson

Arfenilla

Themelues i Forumit
Fotografia e 18-vjeçarit nga Kosova, Sharr Rezniqi, i ka rënë në sy strategut më të madh anglez të futbollit Sir Alex Ferguson.

Një fotografi e një çifti të sapomartuar, që kanë dalë në një set fotografish tek terreni i basketbollit në parkun e Gërmisë në kryeqytet, është komentuar në faqen zyrtare të Sir Fergusonit, shkruan sot “Koha Ditore”. Dhëndri në rolin e portierit në golin e ndryshkur nga vjetërsia dhe nusja që ka vënë njërën këmbë mbi top, teksa ngre lehtë fustanin e saj të nusërisë, është pamja që ka kapur aparati i Rezniqit. Në prapavijë shihen grafite të bëra në murin ballor të kësaj pjese të kryeqytetit. Fotografinë, ai e ka postuar në rrjete sociale, prej ku edhe ka mundur t’i bjerë në sy mjeshtrit të madh të futbollit, që tash sa vjet drejton njërën prej skuadrave angleze me më së shumti trofe, “Manchester United”.

“Martesa e tifozëve të vërtetë të futbollit”, ka komentuar Sir Ferguson në fotografinë e Rezniqit.

Shumica e fotove që Sir Ferguson zgjedh që të postojë dhe të komentojë në “sulia.com” kanë të bëjnë me klubin e tij “Manchester…”. Shumë rrallë ai zgjedh të komentojë fotografi ku nuk shihet ai, Sir Bobby Charlton, David Beckham, Ryan Gigs, Poul Scholes, Edwin van der Sar, e ikona të tjera të klubit me nam, ose tifozë të United.

Por dasma e çiftit kosovar i ka bërë përshtypje njeriut që ka titullin e lartë Sir në Britani të Madhe. Fotoja ka marrë edhe rreth 900 referenca nga ndjekësit e Sir Fergusonit në këtë faqe.

E maturantit të shkollës jopublike “Mileniumi i Tretë”, Sharr Reznini, kjo gjë i ka bërë jo pak përshtypje.

“Duke marrë parasysh se kam pasion për fotografinë, shpeshherë fotografitë që më dukën më të veçanta i postoj nëpër rrjete sociale si ‘facebook’, ‘twitter’, ‘we heart it’ dhe ‘instagram’, në faqet e mia personale. Një ndër këto fotografi ishte edhe kjo fotografi, që si duket i ka bërë shumë përshtypje Sir Fergusonit”, ka thënë Rezniqi.

Në momentin që e ka parë fotografinë e tij që po qarkullon në këtë faqe, Rezniqi thotë të jetë ndier krenar. Komente ka marrë edhe nga shoqëria e tij.

“Të gjithë ishin të befasuar duke ditur që kjo fotografi u publikua në faqen e një emri të njohur në botë dhe më uronin për këtë gjë”, ka thënë Rezniqi. Por në të njëjtën kohë, i kishte mbetur hatri për një arsye.



f1_alexferguson-jpg1359707887.jpg


“Njëkohësisht, ndjeva një lloj inati për arsyen se fotografia është publikuar pa autorizimin tim”, ka thënë Rezniqi.

Për këtë, ai thotë se është duke shikuar për mundësitë ligjore që të kërkoj dëmshpërblim nga Sir Ferguson.

“Ende nuk kam ndërmarrë asnjë hap në lidhje me këtë, por e kam shqyrtuar çështjen e padisë. Mendoj se më është bërë e padrejtë, kështu që duhet të ndiqen procedurat penale sipas Ligjit”, thotë 18- vjeçari.

Rezniqi, thotë se me fotografi merret tash pesë vjet.

“Fotografinë e kam pasion, ku do që shkoj, aparatin gjithmonë e kam me vete. Nuk mendoj ta kem profesion në të ardhmen, por gjithashtu nuk mendoj se dëshira dhe pasioni për fotografinë do më shuhen ndonjëherë”, ka përfunduar Rezniqi.
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%
Back
Top