Fotografia e dy pinguinëve zgjidhet më e mira për vitin 2020, mesazhi prekës që fshihet pas saj
Viti 2020 ishte i pazakontë për të gjithë njerëzit në mbarë botën, e si pasojë ka prodhuar edhe shumë fotografi prekëse, të cilat kanë mesazhe shumë të fuqishme.Viti 2020 ishte i pazakontë për të gjithë njerëzit në mbarë botën, e si pasojë ka prodhuar edhe shumë fotografi prekëse, të cilat kanë mesazhe shumë të fuqishme.
Por fotografia e zgjedhur si fituese e “Ocean Photograph Awards” në revistën “Oceanographic” është ajo e dy pinguinëve. Fotoja është realizuar në Australi nga fotografi gjerman, Tobias Baumgaertner.
St. Kilda Pier në Melburn ka një koloni prej rreth 1,400 pinguinësh “zana”, specia më e vogël e pinguinit me një lartësi mesatare prej vetëm 33 cm dhe e gjithë kolonia monitorohet nga vullnetarë.
“Një vullnetar mu afrua dhe më tha se pinguini i bardhë ishte një zonjë e moshuar që kishte humbur partnerin e saj dhe mesa duket, edhe pinguini pranë saj, kishte humbur partneren e tij”, shkroi Baumgaertner në “Instagram”.
Ai ka treguar gjithashtu se që nga ajo kohë pinguinët takohen rregullisht për të ngushëlluar njëri-tjetrin dhe qëndrojnë bashkë për orë të tëra nën dritat e qytetit.
G.shqip