Fotografi ofron albume të shkurorëzimit

braziljania

Anëtar i Nderuar
اiftet në shkurorëzim e sipër në Itali kanë vërshuar tek një fotograf i cili po ofron të fotografojë albumet në formë të albumit të martesës për ndarjen e tyre.

Gianni Fasolini, nga Valeggio sul Mincio, u kujtua për këtë gjë pasi që lexoi se shkalla e shkurorëzimit është duke u ngritur së tepërmi.

"Njerëzit festojnë martesën si moment historik në jetën e tyre, por shkurorëzimi po ashtu është një ngjarje e rëndësishme", ka sqaruar ai.

"Kam bërë fotografi të dasmave e martesave për shumë vite, ditën e natën, dhe njerëzit më kanë thënë se kanë dëshirë të kanë fotografi të cilat shënojnë ngjarjet e rëndësishme në jetët e tyre”, ka shtuar 45-vjeçari.

"Atëherë më shkoi mendja se mund të ketë njerëz të cilët kërkojnë të shënojnë edhe shkurorëzimet e tyre prandaj e fillova ofertën për çiftet e shkurorëzuara rishtazi – ku ata paraqiten duke qeshur apo duke i dhënë dorën njëri-tjetrit e në disa raste edhe duke u puthur”.

"Unë i bëra reklamë ofertës dhe në momentin që njerëzit morën vesh për të filluan të krijojnë radhë në dyqanin tim për të bërë fotografitë e tyre", ka përfunduar Fasolini.


spekter*
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top