Fotografi gjerman, nga Spanja në Shqipëri me biçikletë

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P

Tiranë - Fotografi gjerman, Stefan Rohner, me banim në Ibiza të Spanjës, ka nisur një udhëtim me biçikletë nga Barcelona në Tiranë.
Në 2300 kilometra të udhëtimit të tij me biçikletë, Rohner do të kalojë nga Barcelona, Perpignani, Montpelier, Arles, Kana, Gjenova, La Spezia, Firence, Peruxhia, Bari, prej andej në Dubrovnik e më pas në kryeqytetin shqiptar, Tiranë.

Një udhëtim gati një mujor që do të përfundojë në fund të gushtit. Me vete, përveç biçikletës, mjetit të tij të udhëtimit, ka edhe një çantë shpine dhe patjetër një aparat fotografik. Në Tiranë do të drejtojë një trajnim për studentët e shkollës së fotografisë “Projekt 5.6”.

Gjithnjë me humor dhe në kërkim të aventurës, fotografi gjerman pëlqen shumë të luajë me efektin e dritës në fotografi. Bashkëpunëtorja nr. 1 është gruaja e tij, gjithashtu fotografe. Modelja kryesore është vajza Ariel, e cila nuk ngurron të pozojë asnjëherë përpara aparatit të prindërve të saj.

Portrete, peizazhe, njerëz të rrugës, e momente me kënaqësitë e çastit janë momentet që Rohner pëlqen më shumë të fiksojë në aparatin e tij. Personazhet e Rohner janë njerëz të thjeshtë, larg shkëlqimit të luksit. Fotografi gjerman përpiqet t'i fotografojë ata sa më njerëzorë.

“Më pëlqen të tregojë karakterin e njerëzve në fotot e mia. Përpiqem të fotografoj njerëz me karakter të fortë, që jetojnë në kufi të shoqërisë me rregulla dhe kjo i bën ata mjaft interesantë”, shkruan Rohner në faqen personale të internetit.

Për Rohner, kryesorja është lidhja që lind mes fotografit dhe modelit të tij. “Lidhja mes artistit dhe modelit është mjaft e rëndësishme. Dua që personazhet e fotove të mia të jenë komod përpara aparatit dhe kjo mund të arrihet vetëm nëse bisedon me to. Me disa kjo lidhje vjen më natyrshëm me të tjerë duhet më tepër kohë”, shkruan Rohner në faqen e tij zyrtare, ku gjenden mbi dhjetë albume me fotografitë e tij më të mira, të shkrepura kudo në botë.
*start*
 
Edhe une kur te marre ndonje vize per ne Amerike ose Kanada, pse jo dhe ne Australi , do shkoj ne kembe deri ne vendin e viza leshuesit e me veet do mbaj nje pankarte ku te jete e shkruar me shkronja te medha
C'JU KANE BERE SHQIPTARET QE I MBANI TE MBYLLUR BRENDA KUFIJVE !!!!!!!!
 
pergjigje

Lum si ky njeri qe ia arrin qellimit tia plotesoje deshirat vetes.....njeri qe shkon dhe shikon boten.njeri qe ben nje pune qe i pelqen....njeri qe meret me sport...njeri i plotesuar personalisht...vetem nje gje te keqe e ka kjo jete qe ben dhe qe nuk me pelqen tek ky njeri.........ESHTE LARG DHE PER SHUM KOHE JO PRANE FAMIGLIES.....PAK EGOIST DO TE THOJA....:uffa:
 
Mire e ka bere me kujmton kohen time kur shkova ne itali me rruge vetem ne kembe kam hecur te kisha pasur biciklete do kisha arritur 2 muaj me heret
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top