FOTO/ Njihuni me Pigmenët, banorët më të lashtë të Afrikës që nuk heqin dorë nga jetesa primitive
Në Afrikë jetojnë Pigmenët të cilat bota i njeh për jetesën primitive por edhe sepse janë të shkurtër. Ata kanë vazhduar gjuetinë në pyje për rreth 5 mijë vjet, nuk duan të heqin dorë nga mënyra e tyre e jetesës primitive.
Pigmenët, të cilët jetojnë në zonat pyjore të Afrikës Qendrore dhe Perëndimore pranë Oqeanit Atlantik dhe njihen si njerëzit më të shkurtër në botë, përpiqen të ruajnë kulturën e tyre të gjuetisë pavarësisht mijëra viteve që kanë kaluar.
Evropianët u dhanë emrin "pigmen", që do të thotë "xhuxh" në greqishte, indigjenëve të cilët janë mesatarisht 120 centimetra të gjatë. Mendohet se sot ka afërsisht 120.000 pigmenë dhe shumica e tyre jetojnë në zonat e pyllëzuara të Kamerunit pranë Oqeanit Atlantik.
Grupe të vogla pigmenësh gjenden gjithashtu në Ruandë, Burundi, Republikën e Afrikës Qendrore, Republikën Demokratike të Kongos, Zambi, Gabon dhe Angolë.
g.shqip