Foto/ Ndërron jetë ish-prifti i martuar me një djalë 54 vite më të ri
Një ish-prift 81-vjeçar që u martua me të dashurin e tij vetëm 27-vjeç nga Rumania, ka ndërruar jetë në një spital të Bukureshtit.
Philip Clements, një ish-prift i Kishës së Anglisë, ndërroi jetë i vetëm në spital, pasi partneri i tij dhe të afërmit nuk u lejuan për shkak të rregullave të vendosura për COVID-19. Florin Marin, i cili është 54 vite më i ri se partneri i tij i ndjerë, u shpreh se është tepër i trishtuar për ndarjen nga jeta të Philip, madje shtoi se për dy ditë të tëra nuk mund të kontrollonte dot lotët që i rridhnin nga hidhërimi.
Por me vdekjen e Philip-it, ai ka përfituar një pasuri prej 150,000 eurosh të thata, një shtëpi me vlerë 100,000 euro dhe një pension prej 2,000 eurosh në muaj deri në fund të jetës.
“Unë kam qarë për dy ditë të tëra dhe vazhdoj të qaj sa herë kujtoj Philip-in. Nuk dua të shpreh ndjenjat e mia në drejtim të partnerit tim të ndjerë, sepse disa njerëz kënaqen nga kjo gjë, thotë Florin.
Ndërkaq, Florin dhe i moshuari janë njohur në një aplikacion online dhe kishin tre vite që ishin të lidhur. Ndërsa kishin pak muaj që ishin martuar dhe kishin vendosur për të jetuar në Bukuresht.
topchanel