Foshnjat në Islam

sec_l

NJERI I THJESHT
Es-selam alejkum vëllezër!

Islami ka paraparë disa rregulla, sa u përket foshnjave të sapolindura dhe ato porositemi nga Pejgamberi a.s. t'i kryejmë denjësisht.

Sapo të lindë foshnja, me saktë, në ditën e shtatë pas lindjes:

1. Foshnja i dërgohet një njeriu të devotshëm ose vetë babait apo gjyshit të foshnjës, dhe ai ia lexon ezanin në veshin e djathtë si dhe ikametin në të majtin. Transmeton Ibni Abbasi r.a.: "Kur është lindur hz. Hasani, djali i Aliut r.a., në po të njëjtën ditë Pejgamberi a.s. ia ka kënduar në veshin e djathtë ezanin, kurse në të majtin ikametin" (Bejhekiu). Me këtë, foshnja qysh në fillim të jetës së vet, fillon ta dëgjojë fjalën e imanit dhe besimit në Një Zot të Vetëm...

2. Merret një kokër hurme, përtypet dhe zbutet mirë në gojë, e pastaj i jepet foshnjës me qëllim që hurma e ëmbël dhe e zbutur në këtë formë t'i mbërrijë foshnjës në lukth. Kjo quhet tahnik. Nëse qoftë se nuk kemi hurma, mund çfarëdo një ëmbëlsire tjetër. Tregon Ebu Musa el-Esh'ariu r.a.: "Më lindi një djalë. E mora dhe ia dërgova Pejgamberit a.s. Ai ia ngjiti emrin Ibrahim dhe i bëri tahnik me një kokër hurme" (Buhariu dhe Muslimi).

3. Pritet një kurban "akika". Pejgamberi a.s. ka thënë: "اdo fëmijë i lindur është peng i akikës. Në ditën e shtatë për fëmijën pritet kurban, atë ditë i ngjitet emri dhe i qethen flokët" (Ahmedi, Tirmidhiu...). Sipas transmetimeve, Pejgamberi a.s. ka porositur që për foshnjën mashkull të priten dy dele, kurse për atë femër një dele (Ahmedi dhe Ibni Maxheja).

4. I ngjitet një emër i bukur dhe kuptimplotë. Pejgamberi a.s. ka thënë: "Në ditën e Kijametit ju do të thirreni me emrat tuaj dhe me emrat e baballarëve tuaj. Prandaj, të keni kujdes të ngjitni emra të bukur!" (Ebu Davudi). Emrat më të bukur janë 99 emrat e bukur të All-llahut xh.sh., duke ua shtuar në fillim fjalën "Abd-", pra Abdurrahman, Abdurrahim, Abdulkerim, Abdulhalim...Pastaj emrat e pejgamberëve të Zotit dhe të grave të tyre besimtare, pastaj emrat e shokëve të Muhammedit a.s. si dhe emrat e njerëzve të tjerë të devotshëm muslimanë. Nuk është obligim që emri të jetë në gjuhën arabe, mund të jetë një emër edhe i gjuhës amtare të foshnjës, mirëpo si pjesë dhe simbol i kulturës gjithislame preferohet që ky të jetë emër që e përdorin shumica e botës islame. Pejgamberi a.s. e pyet një vajzë se si e ka emrin, ajo i përgjigjet "Asije" (gjunahqare, mëkatare). Atëherë Pejgamberi a.s. i thotë asaj: Ti je "Xhemile" (e bukur, bukurije). (Muslimi). Pra nga emri jo i hijshëm Asije (mëkatare) e ndërroi në Xhemile. (Këtu emri Asije është me shkronjën arabe 'ajn', e jo me 'elif' - Asije, sikurse te emri i gruas së faraonit, e cila ishte muslimane, ndaj dhe në këtë kuptim mund të përdoret edhe për vajzat muslimane).

5. Foshnjës i qethen flokët dhe peshohen. Sa gram të peshojnë flokët, po aq gram argjend duhet dhënë sadaka (lëmoshë). Pejgamberi a.s. i thotë të bijës së tij, hz Fatimes: "Qethi dhe mati flokët e Husejnit dhe aq sa të peshojnë ato, jep sadaka në argjend".

6. Foshnja mashkull duhet bërë sunnet (të synetohet). Kjo është sunnet (porosi) i fortë. Kurse sunnetimi i lehtë i femrave është vetëm një ikram (nder dhe mirë), e nuk është sunnet apo obligim i ndonjë lloji tjetër.

Si obligime të tjera të prindërve ndaj fëmijëve pastaj vjen edhe edukimi i mirë, shkollimi i përgjithshëm e fetar, aftësimi për jetë, fejesa dhe martesa e tyre...
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 12.5%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 1 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 12.5%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 37.5%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 1 12.5%
Back
Top