Foshnja, e gjallë në kanalizimet e ujrave të zeza

Tuana

Nada é por acaso!
(KUJDES, IMAZHE TE RENDA) - Një foshnje kineze bëri një mbijetesë të pabesueshme, pasi u gjet në kanalizimet e ujrave të zeza të një pallati.

kinafemija-2805lajm.jpg


Prindërit e djalit disa ditësh, duke mos e dëshiruar, e kishin hedhur në tualet dhe më pas e kishin shkarkuar ujin, me idenë që ai do të mbytej dhe do të zhdukej përfundimisht mes kanalizimeve.

Megjithatë, foshnja arriti të realizonte një mbijetesë të pabesueshme dhe tashmë gëzon shëndet të plotë e është jashtë rrezikut për jetën.

Ishte një fqinj, i një prej disa kateve më poshtë, ai që dëgjoi të qara nga tubacionet e shtëpisë së tij.

kinafemija1-2805.jpg

I çuditur, ai u afrua tek tubacionet, në një pikë ku ato degëzoheshin dhe dëgjoi se me të vërtetë nga brenda kishte të qara.
kinafemija2-2805.jpg


Fëmija, i hedhur në tualet, kishte rrëshqitur nga katet e mësipërme, duke mbetur në një vend ku tubacionet (siç tregojnë fotot) degëzoheshin, duke u ndarë në dy tubacione horizontale.

Për shkak të formës se kanalizimit, foshnja fatmirësisht nuk rrëshqiti deri në kanalizimet kryesore të ujrave të zeza të qytetit të Pujiangut, në Zheniang, ku nuk do të kishte asnjë shans për mbijetesë.
kinafemija3-2805.jpg

Fqinji, i skandalizuar dhe tronditur nga ajo që dëgjoi në tubacionet e tualetit të tij, lajmëroi zjarrëfikësit, të cilët me kujdes lokalizuan fëmijën, prenë tubacionet dhe më pas i hapën me kujdes, duke lejuar djalin që të lirohej nga “kurthi vdekjeprurës” që e vendosën prindërit e tij të pashpirt.
kinafemije4-2805.jpg

Të shpallur në kërkim nga policia, prindërit mizorë të foshnjes, në bazë të legjislacionit vendas rrezikojnë tanimë dënimin me vdekje.
kinafemije5-2805.jpg

Kina, për shkak të ligjit që lejon pasjen e vetëm një fëmije, përjeton një disbalancë të madhe midis dy gjineve, me shumë prindër që preferojnë të braktisin apo abortojnë vajzat në mënyrë ilegale, për të pasur fëmijën e tyre të vetëm një djalë.
kinafemije6-2805.jpg

Fenomeni është më i përhapur në zonat rurale, ku djemtë konsiderohen më të vlefshëm edhe për çështje praktike, për shkak të aftësive më të mëdha për të punuar për familjen në moshë të hershme.
kinafemije7-2805.jpg

Për shkak të aborteve të paligjshme, disbalanca aktuale në Kinë është prej 40 milionë meshkujsh, më shumë se femra./tch/
 
Titulli: Foshnja, e gjallë në kanalizimet e ujrave të zeza

kjo duhet te na brengos ...tmerruese krijese njerezore e krijuar nga nnjerez pa shpirt qe bejne se.ks si shtazet e si mendojne pasojat
 
Titulli: Foshnja, e gjallë në kanalizimet e ujrave të zeza

Eh medet, cfare behet keshtu. Sa gjynah, nejse shyqyre qe ka mbijetuar..
 
Back
Top