Formula e matematikës për të njohur njeriun e zemrës
Disa ‘formula’ për të gjetur të duhurin përpara të 30-ve
Dashuria është një ndjenjë e bukur, një emocion që të lë pa frymë, por njëkohësisht të mbush me jetë. Dashuria ta lehtëson dhimbjen dhe i bën njerëzit më të lumtur. Mirëpo, kush mund ta kishte imagjinuar se matematika mund t’ju ndihmojë në lidhje me dashurinë?
Matemacientja Hannah Fry tregon se si të zgjidhni partnerin e jetës me një formulë të veçantë. Ky është në fakt një sekret për të takuar njeriun e zemrës përpara të 30-ve. Shumë marrëdhënie kanë modele të caktuara. Kjo do të thotë se shumë njerëz sillen në të njëjtën mënyrë. Për shembull, 34% e njerëzve presin shumë për të dhuruar puthjen e parë.
Sipas “formulës matematikore”, duhet të ketë një teori: Ajo e ndalimit, pra duhet të gjeni kohën e duhur për të vepruar në mënyrë që të arrini rezultate të mira. Mos u nxitoni!
Shkenca për të njohur dashurinë e vërtetë
Personaliteti i personit me të cilin dilni mund të analizohet në bazë të përpikmërisë së tyre. Njerëzit që janë korrekt dhe vijnë në takime në orar janë të këndshëm. Ata mendojnë për të tjerët dhe ndjekin një plan të qartë. Ndërsa ata që vijnë më herët janë më emocional dhe kërkojnë kohë ta marrin veten.
Ju gjithashtu mund t’i kushtoni vëmendje këpucëve të partnerit tuaj. Sipas hulumtimeve, këpucët mund të tregojnë shumë për një person dhe personalitetin e tyre. Njerëzit që veshin këpucë të rehatshme janë optimistë dhe të gatshëm për të ndihmuar të tjerët. Ndërsa ata që preferojnë çizmet deri në kyçin e këmbës kanë frikë nga ndryshimet dhe mund të tregojnë agresion.
g,shqip