Formula e lumturisë

Formula e lumturisë

Të gjithë njerëzit kërkojnë lumturinë, mirëpo jo të gjithë pajtohen të përdorin të njëjtat mekanizma dhe të ndjekin të njëjtën rrugë.
Disa e kërkojnë lumturinë përmes pasurisë pa ju interesuar se si e fitojnë atë, në mënyrë të ndershme apo të pandershme.
Disa e kërkojnë përmes pozitës, të tjerë përmes famës, e ca të tjerë përmes pasimit të epshit, apo plotësimit të kërkesave të tyre pa u brengosur fare për të lejuarën dhe ndaluarën në këtë aspekt etj.
Mirëpo a thua cila është rruga e duhur që të shpije tek lumturia?
Përgjigjja është shumë e thjeshtë nëse dimë ku ta kërkojmë atë.
Para se të përgjigjemi shtrohet pyetja:
Kush e ka krijuar lumturinë? - Allahu
E kush e krijoi njeriun? - Allahu!
Atëherë Ai që na ka krijuar neve dhe lumturinë, Ai është i vetmi i Cili bënë lidhjen mes tyre dhe si rezultat i kësaj jeton njeriu i lumtur me kusht që t’i përdor mekanizmat të cilët i ka caktuar Allahu i Gjithëdijshëm
Allahu na ka ofruar çelësin e lumturisë së kësaj bote dhe të botës tjetër, e njeriu vetëm duhet ta përdor celës
“Kush bën vepër të mirë, qoftë mashkull ose femër, e duke qenë besimtar, Ne do t’i japim atij jetë të mirë (në këtë botë), e (në botën tjetër) do t’u japim shpërblimin më të mirë për veprat e tyre”. (En Nahl 97)
Abdullah b. Abbasi r.a e ka thënë se pjesa e ajetit : ”..jetë të mirë..” ka për qëllim lumturinë.
Pra formula Kur’anore e lumturisë është:
Besimi (i mirëfillte) + Punët e mira = Lumturia.
Shtrohet pyetja si është besimi i mirëfillt dhe cilatë janë ato punë të mira?

1. Me besimin e mirëfilltë (e pastër) nënkuptojmë: besimin se Allahu është i vetmi Zot dhe i vetmi që e meriton adhurimin dhe se është i pashoqë, i pa fillim dhe pa mbarim është i cilësuar me çdo cilësi të mirë dhe është i pastër nga çdo mangësi. Krijues i njerëzve, melaikeve, xhinnëve dhe çdo gjallese tjetër, është Furnizues dhe Mbikqyrës i tyre(i gjithësisë). Ai ka dërguar pejgamber si mësues për njerëzimin, ka zbritë libra, çdo gjë që ndodh, ndodh me diturinë dhe urtësinë e Tij. Nje ditë të gjithë tek Ai do të kthehemi për të dhënë llogari…
Me një fjalë me besu Allahun dhe fjalët e Tij ashtu siq dëshiron Ai, ashtu siq e ka përshkruar Muhammedi a.s dhe Ai veten e Tij.
2.Kushti i dytë i lumturisë janë punët e mira e të cilat fatmirësisht janë shumë. Punë e mirë është çdo fjalë apo vepër të cilën e don Allahu i Madhruar.
Ne do t’i cekim vetëm disa prej tyre:

Buzqesh
Buzëqeshja në fytyrat e njerëzve është një vepër shumë e thjeshtë, me të cilën fiton shpërblim tek Allahu. Nuk e varfëron atë që e dhuron, as nuk e pasuron atë që e pranon por ndihet më i lumtur si dhuruesi dhe pranuesi i saj.
Buzëqesh, mos ke frikë dhëmbët nuk janë avret!

Ndihmoj tjerët
Pejgamberi a.s ka thënë: Allahu është në ndihmën e robit përderisa ai është në ndihmën e vëllait të tij. (Muslimi)
Secili nga ne mund të i ndihmoj tjetrit. Ne mundemi të i ndihmojmë tjetrit me pasurinë, diturinë, autoritetin apo fizikun tonë. ثshtë një ndjenjë shumë e mirë kur i ndihmon tjetrit, kur e shef që ia lehtësove një punë e aq më shumë kur e kujton se Allahu do të ndihmoj ty për këtë shkak.
”…Ndihmoni njëri tjetrit në punë të mira dhe në të ruajturit nga të këqijat dhe mos ndihmoni në mëkate dhe armiqësi…” (el Maide 2)

Gëzojë të tjerët
Gëzimi i tjetrit është i lehtë po aq sa është edhe vet hidhërimi i tij. Ta gëzosh tjetrin nuk është kusht të keni para. Njeriu gëzohet qoftë edhe vetëm me një fjalë të mirë, me një shprehje interesimi për të, me një përshëndetje që ja dhuron apo me një brengë që ja largon etj.
A thua nuk ndjehet i lumtur një njeri që e shef dikë të gëzuar dhe e din që ai është shkak i këtij gëzimi?!
Provo do të bindesh.
Nëse nuk i bën dobi myslimanit, atëherë mos e dëmto.
Nëse nuk e gëzon, atëherë mos e mërzit.
Nëse nuk e lavdëron, atëherë mos e shaj."

Duaj të tjerët dhe mos i urrej
Njeriu për nga natyra e tij ka nevojë të dojë dhe të duhet. Këto janë shumë të lidhura ngushtë njëra me tjetrën, njeriu që të duhet nga të tjerët duhet ti dojë të tjerët dhe anasjelltas dhe sa herë të mungoj njëra nga këto nuk ndihët i qetësuar.
E si të ndihet i qetësuar një njeri që dikë e urren për ngjyrën dhe konstruktin e tij. Dikë e xhelozon për arritjet e tij e dikë e fyen duke shfryer mllefin e tij, si pasojë e këtyre sjelljeve humb dashurinë e njerëzve rreth tij… A kështu kërkon lumturi?!
“Nuk beson ndonjëri askush nga ju derisa nuk ja dëshiron vëllait të tij atë që ja dëshiron vetës”(hadithë)

Bëhu i kënaqur me caktimin e Allahut xh.sh
Shumë njerëz sot nuk janë të kënaqur për arsye se gjithnjë shikojnë njerëzit që kanë më shumë pasuri, pozitë, famë etj. Harrojnë të shikojnë ata që kanë më pak dhe si rezultat i kësaj nuk janë të kënaqur me caktimin e Allahut, Allahu na ruajt. Tregohet një tregim ku një njëri duke i shikuar disa pallate i thotë shokut të tij, ku ishim ne kur u nda ky rrizk?! Ai e mori atë e dërgoj tek spitali e i tha a thua ku ishim ne kur u ndanë këto sëmundje?!
Mos harro ti që po ankohesh, gjithmonë është dikush(e ndoshta edhe shumë kush) që dëshiron të ketë atë që ke, për të cilën ti po ankohesh. Prandaj mos u anko sepse Allahu çdo gjë që e cakton, e cakton me urtësinë meshirën dhe drejtësinë e Tij. Ai askujt nuk i bënë padrejtësi. “Shikoni tek ai që është më poshtë se ju dhe mos shikoni tek ai që është mbi ju, ngase kjo është më e afërt që të mos i përbuzni begatitë e Allahut.”
(Buhariu dhe Muslimi)

Falu
Namazi është lidhja e robit me Zotin e tij, lidhje e cila nëse nuk ekzistojnë nuk do të ekzistojnë shumë gjëra e veçmas lumtur [/ia. Nëse një njeri sot nuk ka telefon apo adresë në mjetet elekronike po shikohet nga të tjerët se është pothuajse i c’kyçur nga bota sepse nuk ka lidhje komunikimi me të… a thua si duhet të shikohet një njeri që s’ka lidhje ditore me Krijuesin, Furnizues dhe Mbikëqyrësin e botës?!
Njeriu që falet ashtu si kërkon Allahu padyshim do të ndjehet i lumtur. Kur e kujton takim e Tij me Zotin e tij, mendon dhe thotë unë robi i dobët, i paditur, i vogël u takova me Zotin tim të Gjithëfuqishëm, të Gjithëdijshëm, me më të Madhin… kjo është krenari për mua… të falënderoj o Zoti im që më ftove dhe më pranove në takim.
”…bënë ti ***hde dhe afroju (Zotit tënd).” (El alak 19)

Formo familje të shëndosh

a) Zgjedhe bashkëshort-i/en fetar dhe me moral të mire. Një njeri i tillë nuk të sjellë probleme madje edhe nëse ke probleme të ndihmon në tejkalimin e tyre.
b) Edukoj fëmijët ashtu siq dëshiron Allahu, larg gënjeshtrës, padrejtësisë, mendjemadhësisë, drogës, duhanit, zinasë etj. Afër çdo morali të mirë si sinqeritetit, besueshmërisë, diturisë, ndihmës së tjetrit, namazit, agjërimit, lëmoshës respektit etj.
Të qenurit në mesin e një familje me parime të shëndosha imanore dhe morale e bënë njeriun që të ndihet më i lumtur.
“O ju që besoni! Ruani veten dhe familjet tuaja nga zjarri, karburante (lëndë djegëse) të të cilit janë njerëzit dhe gurët” (Et Tahrim 6)
”E, ai që shmanget nga Libri Im, ai do të ketë jetë të vështirë, dhe Ne në Ditën e Kijametit do ta ringjallim të verbër atë”. (a Ha 124)
Mesazhi/Enis Cakaj
 
Titulli: Formula e lumturisë

7 Rrugë të Lumturisë



Jeto me thjeshtësi sado që të bëhesh i Njohur. Jep shumë edhe nese të tjerët nuk te Japin.
Mos e urrej askënd edhe nese të bënë Keq.
Mos u brengos kurrë dhe shpeshtoi Lutjet.
Jeto me thjeshtësi sado që të bëhesh i Njohur.
Jep shumë edhe nese të tjerët nuk te Japin.
Buzëqesh edhe nese zemra të pikon Gjak.
Mos i ndërprej lutjet per wllaun tënd ne mungesën e Tij.
Pas cdo sprove prit Mirësi, dhe mendo mir për Zotin Tënd.

RadioIslame/com
 
Back
Top