Formohet këshilli islam-kristian në Egjipt

Kresha

A pretty face can never trick me


Sipas burimeve egjiptiane të informacionit, qeveria ka formuar një këshill islam-kristian për të qetësuar revoltën që shpërtheu mes koptëve të krishterë dhe forcave të armatosura.

Burimet zyrtare të informacionit, kanë bërë me dije se kryeministri egjiptian Isam Sheref, ka formuar këshillin islam-kristian të titulluar “Shtëpia e familjes” me në krye vetë shejhun e Ez’herit dhe kreun e kishës kopte. Rezidenca e këtij këshilli do të jetë në Kajro, në institucionin e Ez’herit.

Ky këshill, ka për qëllim të ruajë strukturën shoqërore të Egjiptit, në koordinim me të gjitha organet dhe ministritë përkatëse.

Këshilli në fjalë përbëhet nga një numër dijetarësh myslimanë, klerikë të kishës ortodokse, përfaqësues të kishave të tjera dhe një numër mendimtarësh dhe ekspertesh./AO/
 
Back
Top