sweetzzinna
Dum spiro, spero くる
"Forbes", Nga hekurudha te njeriu në Hënë, arritjet më të mëdha të njerëzimit
Nga sportet dhe aventura deri tek lufta dhe paqja. Revista amerikane "Forbes" ka përzgjedhur dhjetë arritje që kanë bërë histori, shoqëruar me fotot përkatëse në këto 138 vitet e fundit. Disa prej tyre shfaqin momente të jashtëzakonshme performancash fizike, ndërkohë që të tjera kumtojnë pika kthese në historinë e njeriut. Sigurisht që bota ka njohur shpikje e arritje nga më të mëdhatë, por këto kanë më shumë vlerën e arritjeve pak a shumë në kohët moderne e jo ato shpikje pioniere që ndryshuan botën e historinë e njerëzimit mbarë. Lista e revistës "Forbes" ka si synim rikujtesën e arritjeve të mëdha dhe sjelljen e tyre në mendjen e lexuesit e jo njohjen e arritjeve. Për këtë ekzistojnë institucione specifike dhe mjaft çmime të akorduara për personat që sjellin risi në shkencë, letërsi, art, ekologji, mirëqenie etj. Një prej këtyre institucioneve është ai i çmimit "Nobel". Vlen për t'u përmendur pasi vetë Nobeli njihet për shpikjen e dinamitit. Duke mos dashur që ia te mbahej mend si "tregtari i vdekjes" ai shkroi në testament se pasuria e tij duhej të investohej dhe interesat duhet të jepeshin çdo vit në formë çmimesh për "ato persona që vitin më parë kishin kryer shërbime të mëdha për njerëzimin". اmimet vijojnë të jepen çdo vit në fusha të ndryshme për njerëzit që investojnë dijen, vullnetin e dëshirën në të mirë të njerëzimit. Një prej arritjeve më të mëdha në këto 138 vjet, raporton revista "Forbes" është ndërtimi i hekurudhës trans-kontinentale që lidhi dy pjesët e SHBA-së. Ceremonia e përfundimit të hekurudhës u krye më 10 maj 1896 në Promontori, Utah ku shënohet fundi i saj dhe shënoi një prej ngjarjeve historike që transformoi kontinentin. Fluturimi i parë i suksesshshëm është gjithashtu një ngjarje e rëndësishme.
Pasi punuan vite me radhë për projektet e tyre, vëllezërit Orville dhe Wilbur Wright u ngritën në qiell nga Kiti Hok në Karloninën e Veriut në fluturimin e parë njerëzor. Vëllezërit bënë katër fluturime. Ata fluturuan me një avion artizanal me helikë druri dhe motor me gaz. Përcaktimi i modelit të ADN-së është një tjetër moment kyç e i rëndësishëm. Shkencëtarja angleze Rosalind Franklin kapi me rreze X shpërbërjen e imazhit të ADN-së në vitin 1952. Kjo është cilësuar si një nga arritjet më të mëdha në fushën e mjekësisë. Duke parë fotot dhe të dhënat e saj, James Watson dhe Francis Crick përcaktuan se struktura me spirale të dyfishtë ishte ajo e ADN-së dhe për këtë fituan çmimin Nobel. Edhe ngjitja e malit më të lartë në botë përbën një arritje në vetvete, një proces fizik e historik njëkohësisht. Edmund Hillary dhe Tenzing Norgay janë dy alpinistët e parë që arritën të preknin majën e malit më të lartë të botës. Ato u ngjitën në pjesën më të lartë që kap 8850 metra duke shënuar një sprovë të rrallë fizike njerëzore. Ato arritën në majën e malit Everest më 29 maj të vitit 1953. Lista vazhdon me arritje të tjera të rëndësishme siç është ndeshja e Muhammed Ali me Liston, shkelja e njeriut në hënë, rënia e murit të Berlinit dhe krjimi i "World Wide Web".
Përfundimi i hekurudhës transkontinentale në SHBA
Promontori, Utah
10 maj 1869
Një ceremoni në Promontori, në shtetin Utah të SHBA-së më 10 maj 1869 shënoi përfundimin e një ngjarjeje historike për kontinentin. Përfundimin e hekurudhës trans-kontinentale që lidhi SHBA-në nga bregu perëndimor në atë lindor. Kjo ngjarje historike do të transformonte perëndimin e egër amerikan.
Fluturimi i parë
Kiti Hok,
Karolina e Veriut
17 dhjetor 1903
Pasi punuan vite me radhë për projektet e tyre, vëllezërit Orville dhe Wilbur Wright u ngritën në qiell nga Kiti Hok në Karloninën e Veriut në fluturimin e parë njerëzor. Vëllezërit bënë katër fluturime. Ata fluturuan me një avion artizanal me helikë druri dhe motor me gaz.
Spiralja e dyfishtë (struktura e ADN-së)
Londër
1952
Shkencëtarja angleze Rosalind Franklin kapi me rreze X shpërbërjen e imazhit të ADN-së në vitin 1952. Kjo është cilësuar si një nga arritjet më të mëdha në fushën e mjekësisë. Duke parë fotot dhe të dhënat e saj, James Watson dhe Francis Crick përcaktuan se struktura me spirale të dyfishtë ishte ajo e ADN-së dhe për këtë fituan çmimin Nobel.
Ngjitja e majës Everest
Maja Everest, Nepal
29 maj 1953
Edmund Hillary dhe Tenzing Norgay janë dy alpinistët e parë që arritën të preknin majën e malit më të lartë të botës. Ato u ngjitën në pjesën më të lartë që kap 8850 metra duke shënuar një sprovë të rrallë fizike njerëzore. Ato arritën në majën e malit Everest më 29 maj të vitit 1953.
Vrapi 1.6 kilometra për katër minuta
Oksford, Angli
6 maj 1954
Briton Roger Bannister u bë personi i parë i regjistruar, i cili bëri vrapin prej 1.6 kilometrash në tre minuta e 59.4 sekonda më 6 maj 1954. Në atë kohë, rekordi i katër minutave dhe 1.3 sekondave nuk ishte thyer për nëntë vite me radhë. Ky është një prej vrapimeve më spektakolare në histori dhe është cilësuar si kilometri i shekullit.
Muhabet Ali mund Sonny Liston
Luiston, Majn, SHBA
25 maj 1965
Më 25 maj 1965, kampioni botëror i boksit, Muhammbed Ali mundi për herë të dytë Sonny Liston duke mbrojtur titullin e tij. Kjo është ndeshja më e pritur, më e parë dhe më me polemika në gjithë historinë e boksit. Liston ishte një prej peshave të rënda të boksit që mbante titullin kampion. Ndërsa Ali një 22-vjeçar ambicioz dhe që i pëlqente vëmendja.
Njeriu shkel hënë
Baza "Tranquility", Hënë
20 korrik 1969
Njerëzit shkelën në hënë për herë të parë më 20 korrik 1969. Neil Armstron, në këtë fotografi është reflektuar në strehën e kasketës së Buzz Aldrin. Kjo është konsideruar si një prej arritjeve më të mëdha të njerëzimit duke i hapur rrugë udhëtimeve të shumta në hapësirë, jo vetëm në hënë, por në një pjesë të madhe të sistemit tonë diellor.
Rënia e murit të Berlinit
Berlin, Gjermani
9 nëntor 1989
Një prej momenteve më të rëndësishme në historinë e Gjermanisë moderne, por edhe në botë, është rënia e murit të Berlinit. Muri që ndante Gjermaninë Lindore nga ajo Perëndimore ra më 9 nëntor 1989 pas demonstratave. Kjo konsiderohet si data simbolike e rënies së murit, pasi shembja e plotë e murit dhe bashkimi i dy Gjermanive u zyrtarizua më 3 tetor 1990.
Marie Curie, nobelistja e parë femër
Suedi
1903
Marie Curie mban mbi shpatulla atë që mund të quhet pa frikë arritje, ajo u bë gruaja e parë që fitoi një çmim Nobel, në fakt ajo fitoi dy të tillë. Ajo punonte së bashku me bashkëshortin e saj Pier Curie dhe së bashku ata krijuan shkencën e radioaktivitetit për të cilin morën Nobel në fizikë. Pas vdekjes së Pier, Marie vazhdoi punën e saj duke fituar një Nobel tjetër në kimi, në moshën 44-vjeçare.
Krijimi i "World Wide Web (www)
Londër, Angli
Mars 1989
Një prej arritjeve më të mëdha teknologjike është krijimi i rrjetit "World Wide Web" nga anglezi Sër Timothy John Berners-Lee. Me ndihmën e Robert Cailliau dhe një stafi studentësh të rinj në "CERN" ai e implementoi krijimin e tij në vitin 1990 me komunikimin e parë të suksesshëm me një klient dhe serverit nëpërmjet internetit.
TO