Fluturimet drejt Tiranës, çmime rekord

Guest2

Antarë i Respektuar
اmimet e biletave për fluturimet nga Tirana drejt vendeve të tjera dhe anasjelltas, jo vetëm që nuk po njohin ulje, por dita ditës po prekin nivele rekord. Mjafton një klikim në internet për të parë sa shtrenjtë u kushton shqiptarëve apo të huajve, të fluturojnë drejt Tiranës.

Sipas të dhënave online, të udhëtosh të shtunën nga Roma në Tiranë, vetëm vajtje të kushton rreth 500 euro ose siç është publikuar në web, 633 dollarë ose 597 dollarë, në varësi të orarit më ekonomik.

Por çfarë ndodh, të qëndrosh në të njëjtin destinacion nisje, nga Roma, por me destinacion tjetër mbërritje, Berlinin, çmimet kanë një ndryshim drastik. اmimi i biletës është afro 110 euro, 5 herë më lirë se në drejtim të Tiranës.

Skandali thellohet më tej pasi, nëse dëshiron të udhëtosh nga Roma në Tiranë, ditën e diel, në datën 10, mesatarisht bileta kushton për person 745,8 euro më shtrenjtë se një rrugë vajtje-ardhje Romë – New York, ku bileta mesatarisht kushton 671 euro për person.

Edhe nëse mendon të rezervosh me përpara, për të udhëtuar fundjavën e ardhshme, sërish çmimet janë super të larta. Të vish nga Roma në Tiranë fundjavën që vjen, vajtje-ardhje me ekonomik, kushton mesatarisht 654 dollarë afërsisht njëlloj si të shkosh në Kinë.

Këto çmime të kripura bëjnë që të stepen jo vetëm shqiptarët emigrantë që duan të vijnë në vendin e tyre të kalojnë pushimet, por edhe për turistë të ndryshëm në botë, të cilët duan të përzgjedhin Shqipërinë në minutë të fundit për të kaluar pushimet.

اmimet e larta të biletave sipas përfaqësuesve të agjencive turistike, vijnë për shkak të aeroportit të vetëm që ka sot Shqipëria, i cili është kthyer në monopol, pavarësisht heqjes së ekskluzivitetit.

Taksat e larta aeroportuale kanë bërë që asnjë kompani e mirëfilltë “low cost” të mos vijë në Shqipëri për të bërë që të përfitohen çmime më të ulëta biletash.

Përqëndrimi në pak duar i fatit të biletave po i kushton çdo ditë e më shumë xhepave të qytetarëve. Qeveria ndërhyri pak muaj më parë në marrëveshjen me Koncesionarin e Rinasit, por nuk arriti dot të ndërhyjë në problemin e çmimit të lartë të biletave, duke e lënë një problem të pazgjidhur.

Tv Klan
 
Titulli: Fluturimet drejt Tiranës, çmime rekord

615 €. ..... Atdhe i dashur ushunjez e pangopur ku jo vetem biletat apo kursi i kembimit na prete me dashuri por edhe cdo cmim tjeter ngjan sikur aq shume na do vendlindja saqe do te na lehtesoje nga cdo peshe...
Mire se vini ne shqiperi parulla e pare ne aeroportin Nené tereza...lexon,harron shumen e paguar,e vazhdon te kontribosh "pikat e djerses tende,te Nje viti te tere ,per te rritur disa plenca...qe me vitet ne vazhdim ju duhet te bejne nderhyrje per zgjeromin enorm te asaj qe eshte materja fillestare....
 
Titulli: Fluturimet drejt Tiranës, çmime rekord

Sa herë që njeriu mendon se fiton, në të kundërtën humb më tepër.
Si duket, ne shqipëtarët nuk jemi të lindur bër biznes.
Ka thonë i moçmi "pak, e hasëll".
Jo vetëm Tiranë, por edhe Shkup e Prishtinë e njëjta gjë ndodh
kur vijnë pushimet.
"Syri" i uritur tenton sa më shumë kajmak të gëlltitë, kurse kur vjen
dimri, të lusin edhe për 50 euro.

Mirëpo, ne shqipëtarët deshtëm s'deshtëm ndoshta s'kemi opsion tjetër,
por një i huaj besoj se ndërron drejtim në ndonjë skaj tjetër
të Botës, se sa të vijë në Shqipëri. Pra, me këtë po ua mbyllim
vetë dyertë, kurse në anën tjetër dëshirojmë të na vijnë turista...
 
Titulli: Fluturimet drejt Tiranës, çmime rekord

Per nga Athina drejt Tiranes stheshte gje,ndoshta per ne ka ndonje oferte meqe kemi krize ketej :P ...do me thuash ne kemi pas nje jete krize po skishim as aeroplana atehere lol
 
Titulli: Fluturimet drejt Tiranës, çmime rekord

Sipas të dhënave online, të udhëtosh të shtunën nga Roma në Tiranë, vetëm vajtje të kushton rreth 500 euro ose siç është publikuar në web, 633 dollarë ose 597 dollarë, në varësi të orarit më ekonomik.

Qyqa €500 e ca me kushton mua qe vi nga fundi i dynjase dhe jo nga Roma-Tirane qe 1 ore e ca udhetim eshte.
 
Titulli: Fluturimet drejt Tiranës, çmime rekord

Une s'vii pra. :P Mua 3000 euro vec bileta. (Familjerisht) Fut dhe dhuratat fut dhe leket qe do rrime ca kohe fut dhe leket qe lejme neper njerez.Dhe ca prinderve... Uf... 1 vit kursim te iken per 1 muaj :(.
 
Titulli: Fluturimet drejt Tiranës, çmime rekord

Pse nuk po vini me anije prej Italie?
 
Jemi te gjithe me defekte dhe seriozisht jo te vogla.

Kam dyshime se kjo ceshtje eshte thjeshte ceshtje e monopolit te agjensioneve te udhetimeve. Thjeshte po mendoje blejne biletat me cmime te lira dhe meq vendet jane te limituara pastaj e ngrejne cmimin ne stratosfere.

Ndoshta - ndoshta shteti do duhej te nderhynte ca me liberalizimin - kontrollimin - mbikeqyerjen e ketij biznesi.

Per nje gje jam shume i sigurt: Nese vetem 6 muaj nga mergimi nuk rrjedh leku ne Kosove kam pershtypjen se do ndiqnim njeri tjetrin per nje kothere buke. Per mua eshte e pafalshme nje shfrytezim i tille i mergimtareve ku vetem me leket e rruges ata do munde te kalonin pushime qejfi ne vende te ndryshme te botes.

Deri sa jane te mire dhe sjellin lekun ne vendin tone them se meritojne nje trajtim shume me dinjitoz.
 
Eh po kujt i thua se ...
 
Titulli: Fluturimet drejt Tiranës, çmime rekord

Tani, eshte e vertet qe biletat skane qene ndonjehere te ulta por ketu flitet per kompanit e medhaja.
Me sakt me Alitalia shkojn aq shume. Per fat te mire, qe kur falimentoi Belair (a si e kishte) tani eshte
Blue Panorama, dhe gjen bileta te ulta. Max mund te shkoj tek 150 ja 200 euro, flasim per tani meqe
eshte kohe turistike dhe normale qe i ngren cmimet. Pra, vetem atyre qe u mer mendjen mund te blejn nje
bilet 500 ose 600 euro me Alitalia per te shkuar ne Shqiperi!

Ne kemi edhe nje problem tjeter, fakti qe kemi vetem nje aeroport, kjo ben qe te ngrihen taksat. Kur se ndertuan
ate aeroportin e ushtris ne Vlore keshtu eshte.

Pse nuk po vini me anije prej Italie?

Nje fjale goje eshte dhe kjo puna e tragetit. Ja po te them une disa info, si filllim Italia ka 3 porte qe ninsen tragetet (Ancona, Bari, Brindisi),
e para eshte diku paralel me mezin e Shqiperis, do thuash ti eshte afer po, problemi eshte se e ben 24 ore. Pra do 1 dite rruge, te torturojn
mire e mire ata e pastaj te zbresin ne Durres. Dy qytetet e tjera qe jane ne jug, e bejn per 8 ose 9 ore te zbresesh ose ne Durres o Vlore, varet
ku do ti. Problemi ketu eshte se ata qe vine nga veriu ose vende te tjera te largeta bejn edhe 10 ore rruge per te arritur portin. Duke mos futur ne
mes leket e autstrades, bileten e shume te tjera, e ja vajten 200-300 euro (gjithmon varet sa veta je, se shkon edhe me shume).
 
Titulli: Fluturimet drejt Tiranës, çmime rekord

Jane bere biletat,si tregu fruta perimeve qe,sa here ka feste,ngrihet cmimi.
 
Titulli: Fluturimet drejt Tiranës, çmime rekord

Book cheap flights, hotels and package holidays on Opodo
Voli low cost per Roma, Milano, Palermo, Torino - Offerte voli basso costo blu-express.com

Shihini i here keto site mi ......eshte kjo Blue Panorama dhe nje Opodo

bo vaki ju bejne pune se me keto cmime te nxehta sikur i kane cik si cheap fly

Tani Shqiptaret qe rrine ne Itali e njohin Blue Panorama dhe vendet zihen shpejt sepse shumica i prenoton me para.
Ska shance te blej njeri nje bilet 600 euro me Alitalia apo nje nga keto. Per kete Opodo sdi gje.

Me nje bilet 600 euro, pres nje udhetim une, avionin, hotelin e te gjitha brenda ne drejtim te paditur ne UE. lol
 
Titulli: Fluturimet drejt Tiranës, çmime rekord

Kaloni nga kroacia..pak rruge e gjate,por kushton shume lire.
 
une perllogarita nje periudhe kohe te afert, dhe 200 e ca euro doli....kshuqe shoot lol
 
Titulli: Fluturimet drejt Tiranës, çmime rekord

Kaloni nga kroacia..pak rruge e gjate,por kushton shume lire.

AAAAAA nga kroacia??? shume gjate dhe e lodhshme , nuk behet pa ndalese dhe ndalesa do te thote nje nate ne hotel dhe aty aty te shkoi
 
Titulli: Fluturimet drejt Tiranës, çmime rekord

Kaloni nga kroacia..pak rruge e gjate,por kushton shume lire.

Me makine po thua ti? Seriozisht.

Mire eshte te besh 20 ore rruge, po,po. Vdis thua ti. lol
 
Titulli: Fluturimet drejt Tiranës, çmime rekord

Me makine,po.
Nuk vdes didi jo,vetem se lodhesh..por per me lire,per te kursyer lekun,robi ben sakrifica .
 
po c'kursen mo aman lol
do flesh se sben nje nate ne kroaci se i thone 6 ore te arrish deri aty, po ato pagesat rrugeve , po ato te ngrenat ...apo me sandervic thu ti lol
Jo Abis ste shko hic me lire....
 
Une them ta provosh njehere dhe pastaj flasim. Nqs do besh 6 ore ne autostrad do paguash 40 a 50 euro (nuk e di sakt shifren se tani jane ngritur cmimet),
plus do ndalosh rruges se dikush qe niset nga qendra e Italis i bie qe ben 8 ore per te kaluar kufirin, lere e ngrena se ok e mer me vete. Po makina nuk ecen me uje.
Nje familje me femije ku doo flej? I duhet nje hotel apo do flej ne makine? Po e gjen hotelin ne behar pa 100 euro nata? ne Kroaci? Nope.

Eshte e leht te flasesho Abis.
 
40 apo 50 eshte se kalon nje shtet, po ne kroaci si i behet qe kalon brenda 2 min brenda 2 shteteve ...kurre se kam kuptu ate bosnjen aty si kallom sherri lol
 
Vallai,kam ca miq qe i bien gjithmone per kroaci,sepse jane familje me 4 ose 5 antar.edhe sipas llogarive qe ato bejn,bie vertete me lire.

Ndoshta i bejn ato llogarite gabim,ndoshta.
 
jo jo i bie me lire nese nuk ben ndalesa fare, nese ndalon e ha me nai pit stop ...kshu tip fastfood dhe shkelmin ne gaz...

Personalisht do e beja por me ndalesa , se kur nisesh e me pushime duhet edhe shiju pamja....e ne fakt eshte bukur se mohoj, por pa ndalesa snuk
 
Titulli: Fluturimet drejt Tiranës, çmime rekord

Une them ta provosh njehere dhe pastaj flasim. Nqs do besh 6 ore ne autostrad do paguash 40 a 50 euro (nuk e di sakt shifren se tani jane ngritur cmimet),
plus do ndalosh rruges se dikush qe niset nga qendra e Italis i bie qe ben 8 ore per te kaluar kufirin, lere e ngrena se ok e mer me vete. Po makina nuk ecen me uje.
Nje familje me femije ku doo flej? I duhet nje hotel apo do flej ne makine? Po e gjen hotelin ne behar pa 100 euro nata? ne Kroaci? Nope.

Eshte e leht te flasesho Abis.

Me shume po flas per ato qe jetojn ne veriun e italise.pjesa tjeter nuk ja vlen.
 
Titulli: Fluturimet drejt Tiranës, çmime rekord

jo jo i bie me lire nese nuk ben ndalesa fare, nese ndalon e ha me nai pit stop ...kshu tip fastfood dhe shkelmin ne gaz...

Personalisht do e beja por me ndalesa , se kur nisesh e me pushime duhet edhe shiju pamja....e ne fakt eshte bukur se mohoj, por pa ndalesa snuk

Nje kusherira ime e ben keshtu si thua ti..ben nje jave pushime ne kroaci,edhe vjen pastaj..avash avash,rahat,shijon edhe bregdetin e kroacis

Une them perfshire lomabardin,veneton Moni.
 
Titulli: Fluturimet drejt Tiranës, çmime rekord

Nje kusherira ime e ben keshtu si thua ti..ben nje jave pushime ne kroaci,edhe vjen pastaj..avash avash,rahat,shijon edhe bregdetin e kroacis

edhe me gjithe kete ndalese i shko me lire se bileta e avionit? :P

kshu pa ndalese e kam bere njehere une......dhe u nisa nga gjermania ne 7 te mengjesit dhe arrita ne tirane ne 7 te mengjesit.....por bkur arritem shoferi ra ne gjume si ariu , u zgjua pas dy ditesh , kurse une qe kisha birbilosur gjithe rruges per te mbajtur zgjuar shoferin nuk fjeta fare.....nejse se ajo ishte ardhje e tille per hall, se per qejf duhet me ndalu se ndryshe maro!
 
Titulli: Fluturimet drejt Tiranës, çmime rekord

40 apo 50 eshte se kalon nje shtet, po ne kroaci si i behet qe kalon brenda 2 min brenda 2 shteteve ...kurre se kam kuptu ate bosnjen aty si kallom sherri lol

Moj 40-50 euro brenda Italis ne autostrad, pakalimet e kufirit si di mire rregullat. Bosnja? Nga i bie kjo? lol

Me shume po flas per ato qe jetojn ne veriun e italise.pjesa tjeter nuk ja vlen.
Tani e nderrove ee, lol. He ska gje je i falur se sdi gje. :)

aaaaa ti thu trieste lol

ti dido ku jeto?

E zezaaa, une jetoj ne Bosnje mi tak tak u futa ne Shqiperi. lol
 
Titulli: Fluturimet drejt Tiranës, çmime rekord

edhe me gjithe kete ndalese i shko me lire se bileta e avionit? :P

kshu pa ndalese e kam bere njehere une......dhe u nisa nga gjermania ne 7 te mengjesit dhe arrita ne tirane ne 7 te mengjesit.....por bkur arritem shoferi ra ne gjume si ariu , u zgjua pas dy ditesh , kurse une qe kisha birbilosur gjithe rruges per te mbajtur zgjuar shoferin nuk fjeta fare.....nejse se ajo ishte ardhje e tille per hall, se per qejf duhet me ndalu se ndryshe maro!

Po edhe po i shkoi sa bileta avionit,ka plus javen e pushimeve ne kroaci.amame avion,paguan 500 euro,edhe vec nje valice ke drejte te marresh edhe asgje tjeter.por ajo qe une dua te them,po te duash gjen alternativa sa te duash.
 
Titulli: Fluturimet drejt Tiranës, çmime rekord

Moj 40-50 euro brenda Italis ne autostrad, pakalimet e kufirit si di mire rregullat. Bosnja? Nga i bie kjo? lol

Tani e nderrove ee, lol. He ska gje je i falur se sdi gje. :)

E zezaaa, une jetoj ne Bosnje mi tak tak u futa ne Shqiperi. lol

Kur kalon kufirin e kroacise , ke nje rrip toke qe eshte ne mes te kroacise , dmth kufi brenda kufirit lol
jep pasaporten ne hyrje te kroacise, fap del, fap del ky rripi i tokes i bosnje hercigovines, dhe fap del dhe rifutesh ne kroaci.....e gjithe kjo brenda nje rripi toke max 100 metra lol
 
Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%
Back
Top