Flota ruse 30 herë më e dobët se ajo e SHBA-së

Kresha

A pretty face can never trick me
Flota dikur e fuqishme detare e Rusisë mund të përballet me një rënie edhe më dramatike pas vitit 2015, ka tërhequr vërejtjen një admiral rus në pension.


Kjo vërejtje pasoi pas komenteve që bënë zyrtarët rusë se janë duke planifikuar blerjen e anijeve luftarake të prodhuara në Francë, të afta që të transportojnë helikopterë dhe forca tokësore.

Rusia aktualisht nuk ka në posedim anije që janë në gjendje të transportojnë numër më të madh të forcave tokësore. Me vjetrimin e mëtutjeshëm të anijeve, të prodhuara në kohën e Bashkimit Sovjetik, Rusia do ta ketë të pamundur që të stacionojë forcat e veta në misione të largëta, tha admirali në pension Vjacheslav Popov.

Flota detare e Rusisë tani është për pesë apo gjashtë herë më e vogël se ajo e Francës apo e Britanisë dhe 30 herë më e vogël se ajo e SHBA-së.
Popov dhe zyrtarët e tjerë ushtarakë në pension kanë theksuar se flota detare e Rusisë është në gjendje tejet të mjerë, fakt që bie ndesh me përpjekjet e Kremlinit për të shpalosur muskujt ushtarak jashtë vendit.

Popov gjithashtu ka tërhequr vërejtjen se pas vitit 2015, flota ruse do të ketë kapacitete të veprojë vetëm afër brigjeve të Rusisë./koha/
 
Buxheti Amerikan per mrbojtjen eshte po aq i madh sa i te gjithe botes sebashku.

SHBA-te harxhojne pafundesisht per ushtrine. Kam patur rastin te vizitoj disa baza ushtarake dhe avionet qe i kane perdorur para 10 viteve i kane tashme per dekorime ne keto baza. Megjithse ato do te ishin te nje cilesie teper te larte per vendi si shqiperia qe akoma ka ne funksion paisje te shumta te dekadave me perpara. Ndersa ato qe jane ne akademite ushtarake si studente jane njerezit me te disiplinuar qe kam njohur ndonjehere. Ne pergjithesi shumica e tyre jane shume inteligjenta, te mireinformuar dhe invdivide te formuar. Thjeshte mendo qe ato kryejne shkollen e larte dhe jane ushtar.
 
Para pak kohesh pashe ne nje dokumentar :"Renia e Perandorise Bolshevike",dhe me bene shume pershtypje shifrat qe tregoheshin.Ushtria Ruse sot zoteron vetem 10% te armeve moderne (te kohes).Shumica e arsenalit rus eshte i trasheguar qe prej luftes se 2 boterore.Ndersa SHBA-te sot shpenzojne ber ushtrine 700 BN$,Rusia vetem 50 BN $.Madje diferencat ndermjet SHBA dhe Rusise u ruajten edhe gjate lufetes se 2 boterore dhe luftes se ftohte,saqe zyrtare te larte ruse te asaj kohe ,deklaronin se nese Moska do te kishte shpallur lufte kundrejt SHBA,do te arrinte ne veteshkaterrim!
 
Ja se po perfundon dhe Rusia disa anije luftarake mos u cudisni kur ti shikoni ;)
 
Back
Top