Flokët e shkurtër – tendencë e vitit 2013 Lexo me shume: Flokët e shkurtër – tendenc

Në qoftë se ju pëlqejnë flokët e shkurtër do të jeni të lumtura të dini që kjo do të jetë tendenca e vitit 2013.
Flokë trendy dhe chic për një femër që ka shumë personalitet dhe guxon të provojë gjëra të reja. Stereotipi i gruas provokuese është ai me flokë të gjatë, të butë e të dendur, por mos harroni që edhe floku i shkurtër është joshës: mjafton ta shfrytëzosh e nxjerrësh sa më shumë në pah.
Një prerje vërtet sensuale mund të jetë modeli i zgjedhur nga aktorja Anne Hathaway. ثshtë i shkallëzuar në pjesën e sipërme të kokës dhe ka tufa më të shkurtra në lartësinë e qafës, të rregulluara me xhel, për të dhënë idenë e flokëve të pakrehur.
Flokët kasketë janë të përkryer për çdo lloj flokësh, që nga më të dendurit e deri tek më të hollët, mjafton një shkallëzim i lehtë për t’i dhënë formë krehjes dhe duhet mbajtur i drejtë, pse jo edhe me kaçurrela rebele.
Një balluke e gjatë e krehur anash i jep fytyrës ëmbëlsi dhe feminilitet. ثshtë një model që mund të jetë përrallor për disa tipe fytyrash, por për të tjera mund të jetë katastrofë, sidomos kur keni fytyrë të rrumbullakët e të mbushur.
Në qoftë se keni për qëllim të provokoni gjithë meshkujt, atëherë zgjidhni modelin bukuroshe të qethur në qafë dhe të theksuar përpara. Shumë e bukur është edhe zgjedhja moderne e përkryer e vitit 2013, një bukuroshe e shkallëzuar me figura të ndryshme gjeometrike.
Burimi: Telegrafi.com
 
Titulli: Flokët e shkurtër – tendencë e vitit 2013 Lexo me shume: Flokët e shkurtër

I dua shume floket e shkurtra, po nuk mund ti pres sa here qe nderrohet moda haha
Para 3 vjetesh i preva te shkurtra fare, si modeli i Keira te Domino, cmendesha :D
por qe, mezi i kam rritur, nuk kam mendje per ti prere
 
Titulli: Flokët e shkurtër – tendencë e vitit 2013 Lexo me shume: Flokët e shkurtër

img_1352105706_469.jpg
 
Titulli: Flokët e shkurtër – tendencë e vitit 2013 Lexo me shume: Flokët e shkurtër

Une nuk dua, as te shof, madje femer me floke te shkurtera :jooo:jooo:jooo
 
Titulli: Flokët e shkurtër – tendencë e vitit 2013 Lexo me shume: Flokët e shkurtër

Floket e shkurtra jane per vajzat me floke te drejta, se perndryshe nje kacurelse po u qeth shkurter....duket "afro" sytle:lool:
 
Titulli: Flokët e shkurtër – tendencë e vitit 2013 Lexo me shume: Flokët e shkurtër

lol kam pare nje goce te vetem qe i shkonin floket e shkurtera, po per fat te keq nuk e pyeta si e quanin :S
 
Titulli: Flokët e shkurtër – tendencë e vitit 2013 Lexo me shume: Flokët e shkurtër

kam qef ti mbaj keshtu te shkurta po i kam icik natyrale te thyshme dhe nuk me rrin keshtu
 
Titulli: Flokët e shkurtër – tendencë e vitit 2013 Lexo me shume: Flokët e shkurtër

Që kur i preva, pas 10 vjetësh me flokë të gjata .. dhe kur shikoj sa shumë më shkojnë..
Mendoj se do vazhdoj të mbaj po këtë prerje që kam dhe disa kohë.. :) ..

.. J'adore ..
 
Titulli: Flokët e shkurtër – tendencë e vitit 2013 Lexo me shume: Flokët e shkurtër

Floket e shkurtra jane per vajzat me floke te drejta, se perndryshe nje kacurelse po u qeth shkurter....duket "afro" sytle:lool:

lol Zi varet shume nga lloji i kacurrelave dhe sidomos nga fytyra e gocave, une per veten kur isha e vogel i kam mbajtur gjithmon te shkurtra dhe para 2 vjetesh
i preva te shkurtra fare. Te gjithe me thonin te shkojn edhe mua me pelqenin...dukesha me e re. LOL
 
Pe: Flokët e shkurtër – tendencë e vitit 2013 Lexo me shume: Flokët e shkurtër – ten

Kur te plakem mund ti pres te shkurtra fare floket se thone qe te tregojne me te re.
Tani per tani s'me pelqejne modelet e shkurtra tek vetja. Vjet i preva floket model bob te gjate (se di si i thon shqip) dhe mezi po me pritej te zgjateshin prape se donin shum pune.
 
Titulli: Flokët e shkurtër – tendencë e vitit 2013 Lexo me shume: Flokët e shkurtër

i kam pas te shkurtra qe nga lindja deri ne moshen 10 vjec....e dini sa te re me tregonin lol
 
Titulli: Flokët e shkurtër – tendencë e vitit 2013 Lexo me shume: Flokët e shkurtër

lol Zi varet shume nga lloji i kacurrelave dhe sidomos nga fytyra e gocave, une per veten kur isha e vogel i kam mbajtur gjithmon te shkurtra dhe para 2 vjetesh
i preva te shkurtra fare. Te gjithe me thonin te shkojn edhe mua me pelqenin...dukesha me e re. LOL

O Didi, dhe po i pate kacurele te imet (rica), kur i pret te shkurta fiton nje extra-volum, qe dukesh afro:p
Pastaj mua sme pelqen ti mbys floket me 3 kile solucione, ka lezet kur "shtrihet" vete floku sic ja pret, jo me solucion, piaster, e ca ka me per te perdorur:p
Keshtu qe floket e shkurtra sjane per te gjitha (fatkeqsisht, se eshte shume me kollaj me 5-10 cm floke)
 
Titulli: Flokët e shkurtër – tendencë e vitit 2013 Lexo me shume: Flokët e shkurtër

Se di vec kur kam qene e vogel mi kane prere ashtu..biles ve bast se kur vinte parukierja e lagjes ne modelin e atehershem
me vinte vec nje tas ne toke e mbaroi puna :p lol
Por sbesoj se do me shkonin edhe pse kam tundimin ti bej.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 3 21.4%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 14.3%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 7.1%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 21.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 14.3%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 3 21.4%
Back
Top