LeVoyageur
RDM 33 NSOE
“Magnus Ferreus”, një shtëpi prodhuese për blloqe shënimesh ka nxjerrë në treg “Onion Note”, e njohur si fletorja e qepës, e cila ka karakteristika të tilla që i bën njerëzit të qajnë, sa herë që shkruajnë diçka në të. Fletët e “Onion Note” janë të punuara me një përbërje të veçantë, e cila shkakton të njëjtat simptoma si qepa, duke çuar në lotim. Kompania “Magnus Ferreus”, shpjegon se ideja lindi pasi një pjesë e mirë e stafit kalonte shumë kohë duke mbajtur shënime, por se nuk krijohej lidhje emocionale me atë që shkruhej. “Onion Note” synon që ta ndryshojë këtë situatë. Megjithatë prej kësaj fletoreje janë shkaktuar jo pak polemika, pasi në këtë mënyrë qarja është e sforcuar./a.y/noa.al/