Fletarrestim për Tzipi Livnin

Kresha

A pretty face can never trick me
Një gjykatës në Angli, pas aplikimit të një avokati që përfaqëson palestinezët e Gazës, ka nxjerrë një urdhër arresti për Livnin


Liderja e Partisë Kadima Tzipi Livni, ish Ministrja e Punëve të Jashtme të Izraelit gjatë kohës së sulmeve në Gaza, anuloi vizitën e saj në Angli për shkak të frikës se mos arrestohej.

Shtypi anglez bëri të ditur se një gjykatës në Angli, pas aplikimit të një avokati që përfaqëson palestinezët e Gazës, ka nxjerrë një urdhër arresti për Livnin.

Ndërsa Livni, me të marrë vesh këtë gjë, deklaroi se ka anuluar vizitën që kishte planifikuar të bënte brenda këtij muaji në Angli.

Izraeli aplikoi në instancat angleze për të ndryshuar zbatimin që mundëson arrestimin e politikanëve dhe ushtarakëve të nivelit të lartë, që akuzohen me krime lufte.

Ministri i Punëve të Jashtme të Anglisë, Dejvid Milliband publikoi një deklaratë ku thuhet se nuk dëshirojnë prishjen e marrëdhënieve me Izraelin, vend ky që ata e konsiderojnë si një mik të afërt dhe partner strategjik.

Duke thënë "Liderët izraelitë, ashtu si liderët e vendeve të tjera, duhet të kenë mundësinë të hyjnë në Angli dhe të krijojnë dialog me ne", Milliband dha sinjalin se do të ndryshohet ligji në fjalë.

Gjatë muajve të kaluar, për shkak të frikës së mos arrestoheshin, ish-shefi i shtabit të përgjithshëm dhe ish-shefi i sigurimit të brendshëm të Izraelit ishin detyruar të anulonin vizitat e tyre në Angli./trt/
 
Back
Top