Flet nusja që i hodhi helm insektesh në kos vjehrrës: Ja pse e bëra

AnGeLiC

VIP
V.I.P
Policia-durres1-1.jpg

Zbardhet dëshmia paraparake e nuses 19-vjeçare nga Durrësi që tentoi të helmonte vjehrrën duke i hedhur helm në gotën e kosit.

Gazetarja Klodjana Haxhiaj raporton për “BalkanWeb” se Elda Tanushi ka treguar në polici arsyet që e shtynë të ndërmerrte këtë veprim.

Ajo ka thënë se ishte martuar vetëm 4 muaj më parë, por që nga ai moment sherret me vjehrrën kishin qënë të vazhdueshme, madje edhe është dhunuar.

“Ngrinte dorë mbi mua e më rrihte, prandaj nuk durova dot”,- mësohet të ketë thënë ajo.

Në gjiThë këto sherre bashkëshorti i 19-vjeçares nuk ka qënë prezent, pasi fill pas dasmës ai ka emigruar në Greqi, aty ku punonte prej vitesh. Pas martese ai ua ka besuar nusen, prindërve, por me sa duket bashkëjetesa mes të treve ka degjeneruar në sherr.. lexo al
 
Durrës, tentoi të helmojë vjehrrën, arrestohet nusja 19-vjeçare

Durrës, tentoi të helmojë vjehrrën, arrestohet nusja 19-vjeçare

durres.jpg

Policia e Shijakut ka arrestuar një 19-vjeçare pas denoncimit të vjehrrës së saj se, ajo kishte tentuar ta helmonte. Burime nga policia lokale bëjnë me dije se është vënë në pranga shtetasja Elda Tanushi, banues në fshatin Likesh, pas denoncimit të vjehrrës së saj, A.S, 42 vjeçe.

“Më datë 01.07.2017, ka bërë kallëzim shtetësja A. S. 42 vjeçe, banuese në Likesh, Shijak, pasi më datë 30.06.2017, në banesën e saj, në Likesh, Shijak, nusja e djalit ka tentuar ta vrasë (helmojë) duke i hedhur në një gotë me kos një sasi helmi që përdoret për insektet (Akravil). Shtetësia e mësipërme ka marrë mjekim në spitalin e Shijakut pa probleme për jetën”, sqaron policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale” Vrasja me paramendim” e mbetur në tentativë.

gazeta-Shqip.com
 
Po se ajo duhet patjeter te martohej ne ate mosh ....ku ase nenen e vete nuk ka qen ne gjendje ta respektoj ne maksimum.
 
Dramat tona ....vitet e pritjes ne shekullin e 21!
Martohet, rri nje nate a dy me grua, fat e ne te le me barre.....dhe iken ne kurbet burri!!!!
Kshu thosh Rajmonda Bulku ne film......
Kjo eshte A - ja e cdo gjeje....pastaj ka plot germa deri tek Zh-ja.
Nese vjehrra e keqtrajtonte sic pretendonte , majat nga thembrat e ikje...vrasjen ska argument qe e justifikon!!!
 
Eh, edhe helmin sot na shesin te dores se dyte e te trete.

Sikur te ishte cilesia e dikurshme sot vjehrra do te ishte ne grope.
 
Nusja 19 vjec, vjehrra 42 :P po vraje mendjen se ku ishte ne ekto momente gjyshja dhe stergjyshja :respekt::respekt:
 
Nuk e kisha lexuar shkrimin dhe, kur lexoja vjerra..mendoja se do ishte ndonje 60 vjecare.po kjo qenka per tu martu prape,jo per tu bere vjerre :P
 
Tragjedi sociale!

Helmi esht problemi me i vogel ne kete hallke,por me fatali sigurisht.
Martese pee 1 nate/jetim me prindit e burrit pa ate present/ketrajtime familjare dhe ne fund marrje jete. Zot na ruaj. Keta jane raste qe duhet te shkunde nga vendi cdo organizate dhe NGO jo a lahen me rrobe apo pa rrobe njerezit ne plazhe!
 
Kriminele e Lindur .... nuk mund te merret parasysh raporti ne k'te rast , por tentativa per vrasje.
 
Duhet pare situata me me gjakftohtesi perpara se te arrijme ne perkufizime kriminelesh dhe fajtoresh.
Lind pyetja. Cilat qene shkaqet qe e shpune kete vajze ne kete veprim? pasi ti pergjigjemi kesaj pyetje atehere kemi te drejte te arrijme ne konkluzione dhe te diskutojme ne lidhje me kete teme. ;)
 
C'fare shkaqesh mund te te shtyejne ty pshm ...qe te arrish e te tentatosh /vrasesh dike ?

Zenka/rapporte te tilla ka sa te duash ne familje , e Jo vetem ne Albania...por mbare globit. Lool
 
Mua, nuk e di se nuk kam arritur deri ne ate pike por me siguri nqs do ma shpinte njeri ne maje te hundes do e konsideroja si rast. ;)

Po ty?
 
Sa njerez na e sjellin c'do dite ne maje te hundes ,sipas teje dashkan vrare ... c'te Ben mendja.

Une vetem ne rastet kur pala e tjeter me kercenon jeten , e me duhet te mbrohem me domosdo.

Por raste te tilla si ngjarjeja ne fjale, mund te evitohen .
 
Po luan me fjalet e mia.. Sjellja ne maje te hundes mund te kete tjeter koncept per mua e tjeter per ty. Keshtu qe mos e shiko situaten me fjalet e mia dhe me pikeveshtrimin tend. ;)

Per rastin ne fjale pa kaluar ne detaje personale u shpreha se duhen pare rrethanat ashtu sic mund te shihen rrethanat ne cdo rast te ngjashem.
Cdo njeri ka reagim sipas karakterit qe ka dhe duke analizuar karakterin rrethanat dhe si rrjedhoje pasojat atehere arrijme edhe ne konkluzione. ;)

Qarte besoj. :)
 
Eh idiotesi,po pse u martove ore kokrra e debilit,apo per ta lene tek prinderit,
Gjithesesi veprimi i vajzes eshte temrrsisht mjerues dhe i pa jystifikueshem.
 
E ka dallu vjehrra se cne kjo sot po me jep kos kur cdo dite me thote plac lol
Dmth nese nje dite nusja fillon e sillet mire dijeni se e ka me te futme
 
Redaktimi i fundit:
Po luan me fjalet e mia.. Sjellja ne maje te hundes mund te kete tjeter koncept per mua e tjeter per ty. Keshtu qe mos e shiko situaten me fjalet e mia dhe me pikeveshtrimin tend. ;)

Per rastin ne fjale pa kaluar ne detaje personale u shpreha se duhen pare rrethanat ashtu sic mund te shihen rrethanat ne cdo rast te ngjashem.
Cdo njeri ka reagim sipas karakterit qe ka dhe duke analizuar karakterin rrethanat dhe si rrjedhoje pasojat atehere arrijme edhe ne konkluzione. ;)

Qarte besoj. :)

Ti po ju luan fjaleve te tua, jo une me fjalet e tua.

Sic duket ti dinke ndonje gje prv , jashte... se c'fare ka sollur artikulli sepse nuk ka mundesi . ; )

Une thashe pak rendesi ka raporti ne k;te rast, pra vjehrre - nuse ... kjo gje mund te ndodhe edhe nene e bije etj etj etj , sic ka zenka neper familje... por nuk jane justifikime per te arritur ne k;te faze ( kriminale) .

Nuk i ecen muhabeti me vjehrren, ik arratisu tek burri i jot ose shtepia e jote... eshte e lehte, perndryshe shko e denoncoje ne polici ose ik vrit veten.
 
Eh, edhe helmin sot na shesin te dores se dyte e te trete.

Sikur te ishte cilesia e dikurshme sot vjehrra do te ishte ne grope.

sa me pelqen ironia e komentit tend...
ps per temen ... e pafjale... nuk lexuam nje lajm te mire..
 
... Zot mos na sprovo ... ka e mè keq .

jo po imagjinoja ato helmet e ppsh :p ... ndaj gjithmonte ta na rroj pd :) edhe helmet i ka me te buta me moderne me mundesi zgjedhese...
se un mendoj qe edhe pse vajza nuse 19 vjecate e di qe helmet e insekteve jan per insekte pra per te pa mushkeri ...keshtu qe sdonte ta vriste jo thjesht pun territori e kryelartesie ..pune komande e sic thon te gjithe dram e kesaj periudhe tragjedi ne llogjikimet dhe mardhenjet njerezore... mos konceptim i te nesermes mire per vjehrren por as per vete...
 
Redaktimi i fundit:
Ti po ju luan fjaleve te tua, jo une me fjalet e tua.

Sic duket ti dinke ndonje gje prv , jashte... se c'fare ka sollur artikulli sepse nuk ka mundesi . ; )

Une thashe pak rendesi ka raporti ne k;te rast, pra vjehrre - nuse ... kjo gje mund te ndodhe edhe nene e bije etj etj etj , sic ka zenka neper familje... por nuk jane justifikime per te arritur ne k;te faze ( kriminale) .

Nuk i ecen muhabeti me vjehrren, ik arratisu tek burri i jot ose shtepia e jote... eshte e lehte, perndryshe shko e denoncoje ne polici ose ik vrit veten.

Ke mendon se ke drejte por vetem nqs je lexuese e vemendshme gje qe nuk e konstatoj. ;).... :P Burri ishte ne Greqi dhe e kish rrasur aty ne shtepi me vjerren dhe vjerrin.. Ku te ikte ajo apo nuk e njef mentalitetin e Shqiperise akoma... nqs jo pyet verdalle ose lexo ndonje gje neper website. ;)
 
Edhe nje here... thjeshtoje raportin, cupa ne k'te rast te arratisej ne shtepine e saj , ne polici apo rrugeve.... ose te vriste veten.
 
Konkursi Letërsisë

  • U be kohe.

    Votat: 4 21.1%
  • Zbrazëti e pashpjeguar.

    Votat: 6 31.6%
  • Fëmijëria ime

    Votat: 6 31.6%
  • Imja bukuroshe

    Votat: 3 15.8%
Back
Top