Flet me veten? Nuk është një simptomë çmendurie. Ja përse ndodh

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Flet me veten? Nuk është një simptomë çmendurie. Ja përse ndodh

Parlare-da-soli.jpg


Ju ka ndodhur që të flisni me veten? S’ka asgjë për panik. Nuk keni probleme psikike, është thjeshtë një sjelle që shumë njerëz e përdorin për të komentuar mbi veprimet e tyre ose për të kujtuar një gjë të harruar. Gjithashtu të folurit me veten shërben edhe për të organizuar mendimet.

Një gjë të tillë e konfirmon edhe një studim që është publikuar në “Live Science”, sipas të cilit e folura me veten dhe me zë të lartë është më shumë e përhapur se sa ju e imagjinoni dhe ndihmon vërtetë që të organizoni më së miri mendimet tuaja.

Edhe pse tek të rriturit duket si një sjellje e çuditshme dhe jonormale, të gjithë e kanë bërë me siguri kur kanë qenë fëmijë, kur përpiqeshit të përqendroheshit më mirë në lojë dhe për të kujtuar gjëra që keni harruar.

Me kalimin e moshës, këto zakone nisin që të duken keq, por nuk do të thotë se duhet të zhduket me çdo kusht. E folura me veten mund të bëhet në çdo moshë dhe nuk është sintomë e një çrregullimi mendor, përkundrazi është një metodë shumë efikase, që përdoret shpesh edhe tek të rinjtë për të kujtuar provimet në universitet ose gjatë marrjes së tyre në pyetje.

Me pak fjalë, auto-bisedimi është mjaft efektiv kur ju doni që të rendisni mendimet, kur duhet të merrni një vendim shumë të rëndësishëm, kur duhet të motivoheni në një moment stresues, ose thjeshtë kur nuk doni që të ndiheni vetëm.

Sikur të mos mjaftonte, kush ka këto vese, arrin që të mendojë më shpejt se sa mesatarja e përcaktuar. Më pak fjalë, të bësh monolog me veten, do të ishte një metodë shumë efikase për tu relaksuar ose për të qenë më të lumtur.
b-g.shqip
 
Me veten mund te flasesh, po nund te flasesh edhe me shejtan! Por, duhet pasur kujdes bisedimet e kesaj natyre nuk jane te shendetshme.
 
1231683_221522834673250_1056549414_n-300x254.jpg
 

Attachments

  • 1231683_221522834673250_1056549414_n-300x254.jpg
    1231683_221522834673250_1056549414_n-300x254.jpg
    18.6 KB · Shikime: 0
  • 1231683_221522834673250_1056549414_n-300x254.jpg
    1231683_221522834673250_1056549414_n-300x254.jpg
    18.6 KB · Shikime: 0
Legally paske ndjekur keshillen time..lajk it

Sa per temen po une jam nje nga ato qe bej dialog me veten....ndonjehere e me ze!
Arsyeja?
Me ndihmon shume per ti perforecuar ato mendime qe kam e ti kaloj ne bindje.
Ndoshta jam e cmendur ...who cares
 
Sa me i lehtesuar po ndihem pas leximit te ketij artikulli.
 
Back
Top