Nëse ju mendoni se mund të kryeni detyra me rëndësi me gjumë minimal, e keni shumë gabim. Pjesë të trurit tuaj mund të bien në gjumë të lehtë edhe nëse jeni tërësisht zgjuar, thuhet në një studim të bazuar tek minjtë.
Shkencëtarët vëzhguan veprimtarinë elektrike në trurin e minjve të cilët i kishin detyruar të rrinin zgjuar më shumë se zakonisht. Zonat në tru që merren me zgjidhjen e problemeve ranë në një lloj "gjumi lokal"- një gjendje e mundshme tek njerëzit të cilët flenë më pak se të tjerët, thonë autorët e studimit.
"اuditërisht, kur seksionet e trurit të minjve hyjnë në këto gjendje të ngjashme me gjumin, nuk mund të dallohej se ata ishin në një gjendje të ndryshme nga të qënit zgjuar", tha bashkë-autori i studimit Giulio Tononi, një shkëncëtar nga universiteti i Wisconsin.
Pavarësisht këtyre pjesëve lokale të gjumit, veprimtaria e përgjithshme e trurit të kafshëve - dhe sjellja e tyre - sugjeronte se ata ishin plotësisht zgjuar.
Kjo gjendje e gjumit lokal, në fakt ndikon në sjellje - kryesisht në gabime.
Për shembull, kur shkencëtarët i detyruan minjtë të kryenin një detyrë të vështirë - në të cilën ata duhej të përdornin putrat e tyre për të arritur disa sfera sheqeri- kafshët që nuk kishin fjetur sa duhet kishin probleme me realizimin e detyrës. /albeu.com/