Flamurtari, akuza për shitje nga Rumania

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P


Mediat e shtetit juglindor të Europës theksojnë se bastet për ndeshjen në Skoci u "ngrinë" kur Madhëruell ishte në avantazh 6-0



Pas humbjes së turpshme 8-1 në fushën e Madhëruell, tashmë mbi Flamurtarin bien edhe hijet e basteve. Akuzat kanë ardhur nga Rumania, ku pothuajse të gjitha mediat e shtetit juglindor të Europës u referohen fjalëve të Xhixhi Bekalit. Pronari i Steauas së Bukureshtit ka folur rreth kundërshtarëve skocezë, me të cilët skuadra e tij do të përballet në turin e tretë eliminator të Europa League. Ai nuk shprehet aspak i mahnitur nga fitorja e skuadrës së Genon, përkundrazi deklaron se ndoshta në rezultatin final të takimit kanë ndikuar bastet. "Ndoshta janë hedhur baste për rezultatin e saktë të ndeshjes, ose thjesht për diferencë të madhe golash, ku vendasit do të fitonin me 6 apo 7 gola më shumë", deklaroi 51-vjeçari, i cili që prej qershorit 2009 është anëtar i Parlamentit Europian. Më tej, Bekali tha: "Nëse shënuan 8 gola në portën e Flamurtarit, do të thotë se Madhëruelli nuk është një skuadër e keqe. Megjithatë, skocezët duhet të kenë parasysh se Steaua nuk është një skuadër shqiptare. Neve nuk jemi Flamurtari. E di si funksionojnë bastet në ndeshjet e futbollit, por nuk dëshiroj të flas shumë rreth kësaj teme".

E përditshmja "ProSport", në faqen e saj në internet theksonte se sa herë që skuadrat shqiptare luajnë në kupat e Europës, ngrihen shumë dyshime rreth korrektësisë së paraqitjeve. "Ekipet shqiptare ngrenë gjithmonë një mal me dyshime", shkruante gazeta sportive në Rumani. "Ato janë shndërruar në një fenomen të përhershëm dhe shumë kompani bastesh preferojnë të bllokojnë hedhjen e shifrave për këto sfida, në mënyrë që të evitojnë dhimbjet e kokës". Për t‘i shtuar edhe më shumë dyshimet rreth ndeshjes së vlonjatëve të drejtuar nga Memushi, mediat rumune nënvijëzonin se "bookmakers"-at nuk lejonin më vendosjen e basteve për sfidën që u luajt vetëm tri ditë më parë në Skoci, pasi Madhëruelli shënoi golin e gjashtë në portën e Shpëtim Moçkës. "Kjo është një praktikë mjaft e përdorur nga kompanitë e basteve në internet, kur rezultati tregon qartë disnivelin ndërmjet skuadrës që fiton dhe kundërshtarëve. Megjithatë, dyshimet ekzistojnë, pasi në raste të tilla askush nuk e ‘ngrin‘ takimin, sepse koeficientet janë shumë të ulët dhe fitimet për bastexhinjtë mjaft të vogla".

Gjatë këtij edicioni, të gjitha skuadrat e Superiores që kanë marrë pjesë në aktivitetet ndërkombëtare kanë pësuar të paktën 4 gola në sfidat e luajtura jashtë fushës. Gjithçka nisi me Dinamon, në turin e parë të Europa League: blutë humbën 4-1 në fushën e Lahtit. Skuadra e Muçës fitoi 2-0 në Tiranë, rezultat i pamjaftueshëm për të vazhduar më tej. Pas tyre ishte radha e Vllaznisë të mposhtej 5-0 në fushën e Rapidit të Vjenës. Diferencat ndërmjet dy skuadrave ishin të dukshme, madje austriakët fituan 3-0 edhe në Shkodër. Më 21 korrik (të martën që lamë pas), Tirana u shkatërrua 4-0 në fushën e norvegjezëve të Stabaek, rezultat për të cilin tekniku Ilija Lonçareviç nuk i ka fshehur dyshimet. Në fund ishte radha e Flamurtarit që të turpërohej, me një humbje mjaft të rëndë. Shpartallimi 8-1, për të cilin janë ngritur edhe dyshime nga Bekali, është humbja më e thellë e skuadrave shqiptare në Europë.



Personazhi

Bekali, nga evazioni

fiskal, te tentativat

për blerjen e lojtarëve

Xhorxh Bekali, i njohur ndryshe si Xhixhi Bekali, është një prej biznesmenëve dhe figurave politike më të diskutueshme në Rumani. 51-vjeçari me origjinë arumune nga Plasa e Korçës, njihet më së shumti sepse është pronari i Steauas së Bukureshtit. Në qershor të këtij viti ai u bë anëtar i Parlamentit Europian, ndërsa në 2006-ën renditej i 13-ti në anketën "rumunët më të mëdhenj të të gjitha kohërave", e organizuar nga televizioni i këtij vendi, ku u klasifikuan 100 personazhe. Në janar të vitit 2003 ai mori në zotërim 51 për qind të aksioneve të Steauas, që ndryshe njihet si klubi i "ushtrisë rumune". Me kalimin e kohës ai bleu edhe pjesën e mbetur të aksioneve, për t‘u bërë pronar i vetëm. Më 17 tetor 2005, pasuria e tij u konfiskua nga tatimorët (ANAF), për borxhe që kapnin shifrën 11 milionë dollarë. Por, biznesmeni e fitoi çështjen në gjyq dhe të gjitha akuzat ranë poshtë. Gjithsesi, ai arriti të evitonte pagimin e taksave, duke i transferuar të gjitha aksionet e Steauas në një kompani të sapokrijuar, AFC Steaua Bukuresht, duke deklaruar falimentimin e klubit të vjetër. Që prej vitit 2007, Bekali nuk ka asnjë lidhje zyrtare me skuadrën, pasi i kaloi gradualisht aksionet në emrin e nipit. Në maj 2008 ai është akuzuar edhe se tentoi të blinte disa lojtarë të CFR Kluj: skuadra që u shpall kampione e Rumanisë. 51-vjeçari kishte gati një valixhe me 1.7 milionë euro, që do t‘u dorëzohej lojtarëve kundërshtarë nga 4 persona.
*shqip*

flamurtari-ekipi.jpg
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top