Fk Vllaznia Shkoder

Pe: Fk Vllaznia Shkoder

VLLAZNIA -BYLIS 3-3

Trajneri Rudi Vata nuk e ka nisur si duhet detyrën e trajnerit të Vllaznisë, ku takmi i luajtur në “Loro Boriçi” me Bylisin ka përfunduar në barazim 3-3. Gjithsesi Vata duhet të jetë i lumtur edhe me një pikë, pasi nga 2-1 për Vllazninë, janë ballshiotët që përmbysin në 3-2, por goli i Vajushit shmang katastrofën. Ky takim ka prodhur shumë ngjarje, pasi vërshëllima përfundimtare ka ardhur në minutën e 113-të. Pjesa e dytë ka zgjatur 68 minuta, pasi fillimisht u dëmtua portieri Vujadinoviç dhe loja u ndërpre për disa minuta. Në minutën e 86-të Dimo pas një përplasje me Petroviç dëmtohet rëndë dhe u desh hyrja e ambulancës në fushën e stadiumit. Ndërprerja qe e gjatë, për vetë kohën që ambulanca qëndroi në fushë. Takimi rifillon në minutën 100-të. Por në këtë takim ka pasur edhe një precedent të pazakontë, pasi një tifoz në pjesën e dytë hyn në fushë dhe godet lojtarin e Bylisit, Gegën.
 
Pe: Fk Vllaznia Shkoder

Ish-zëvendëstrajneri i Vllaznisë tregon mungesën e respektit pas largimit nga pankina kuqeblu, qoftë edhe një falënderim publik

Për herë të parë ka folur publikisht pas shkarkimit të tij nga posti i zëvendëstrajnerit të Vllaznisë. E ka shtyrë këtë gjë për një jave, se ka pritur që dikush nga klubi të shpjegonte arsyet pse ai nuk është më në atë post dhe, përderisa askush nuk ka folur, Elvis Plori, ka vendosur ta bëjë vetë këtë gjë. Ai ka shpjeguar gjithçka që ka pasur të bëjë me largimin e tij. “Të them të drejtën, nuk e prisja dhe prandaj jam ndier pak i zhgënjyer. Për më tepër për mënyrën si u veprua me mua.

Pas ndeshjes së kupës me Bylisin, kur unë isha trajneri i parë, Rudi Vata më kërkoi takim për të biseduar për gjendjen e skuadrës, problemet që ajo kishte dhe nëse isha i gatshëm t’i ofroja bashkëpunim nëse ai do bëhej trajner i Vllaznisë. Ia ofrova bashkëpunimin, por çuditërisht, pas emërimit të tij në këtë detyrë, lexova në gazeta se Vata kishte ndër mend të ndryshonte stafin.

I kërkova takim unë kësaj radhe dhe i kërkova shpjegim çfarë kishte ndër mend të bënte. Krejt normalisht, Vata më thotë se jemi të dy persona që duam të jemi trajnerë të parë dhe prandaj nuk mund të punojmë bashkë. Krejt e logjikshme kjo gjë dhe në fakt e mirëkuptova. E lamë që ai do dilte në media dhe do ta bënte publike këtë gjë, por në fakt deri sot (e bëri mbrëmjen e së hënës edhe Vata këtë shpjegim) ai nuk e bëri.

Keqardhjen më të madhe unë e kam me drejtuesit e Vllaznisë, prej të cilëve nuk kam marrë asnjë mesazh apo telefonatë për të më thënë se nuk do punoj më në këtë skuadër. Kam punuar prej vitesh me këtë skuadër dhe më vjen keq që u largova në këtë mënyrë, aq më tepër kur 70 për qind të ekipit aktual unë e kam stërvitur që kur ka qenë 15 vjeç. Megjithatë, ky është futbolli dhe më duhet të pranoj verdiktet e tij,” – ka thënë Plori.

Por nga ana tjetër, ish-zëvendëstrajneri i Vllaznisë ka shpjeguar edhe për problemet që thuhet se ekzistojnë në skuadër, prandaj shton: “Probleme fizike nuk ka, për këtë duhet të jenë të bindur të gjithë. Ka probleme psikologjike më shumë se çdo gjë tjetër. Por nuk mund të thuhet se skuadra nuk ka kontigjentin e duhur për të pretenduar. Me ata lojtarë që janë në skuadër, mund të sigurohet një vend në Kupat e Europës, për këtë të jeni të bindur.”

Pas mbarimit të një pune për një trajner, menjëherë lind pyetja: اfarë do bëjë tani e tutje Plori? Përgjigjja e tij është e menjëhershme: “Deri në janar jam nën kontratë me klubin. Sigurisht që kam investuar shumë për t’u bërë ky që jam sot, me specializime e trajnime të shumta dhe kam ambiciet e mia për të bërë karrierë, megjithatë për momentin nuk e di se ku do jem në të ardhmen. E sigurt është që shpejt do jem në drejtimin e një skuadre.”

Vllaznia fiton 1-0 miqësoren me Adën

Pasditen e se martës Vllaznia dhe Ada janë ndeshur në një miqësore në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës. Në fund të saj, është sigluar rezultati 1-0 për kuqeblutë. Golin e vetëm e kanë shënuar në minutën e 87-të të ndeshjes me 11-metërsh me anë të Karakaçit. Këtë miqesore e kishte kërkuar trajneri Rudi Vata për të parë gjendjen e shumë futbollistëve të rinj dhe për të krijuar një ide më të qartë për secilin prej tyre.

Vllaznia e ka nisur ndeshjen me portierin Gjokoviç, për të vazhduar me Danajn, Muçën, Smajlin, Gocajn, Hasanin, Hajdarin, Demën, Tafën, Erkoçeviçin dhe Gjinin. Ndërkohë, trajneri i velipojakëve, Samuel Nikaj, kishte hedhur në fushë thuajse formacionin e tij më të mirë, me Bishanin, Hotajn, Totën, Isufin, Arën, Ferlushkajn, Dalipin, Linin, Muratin, Pukën dhe Lifjen
 
Pe: Fk Vllaznia Shkoder

Jo vetëm Sukaj, te Vllaznia ka të tjerë të pakënaqur

Futbollistët kuqeblu kanë marrë gjysmën e rrogës, pasi kanë paguar taksat dhe 30 për qind gjobë, duke u irrituar jo pak nga kjo

Reagime të shumta në Shkodër në lidhje me atë çfarë është publikuar në gazetën “Sporti shqiptar” ditën e djeshme. Deklarata e Xhevahir Sukajt në faqen e tij në rrjetin social “facebook” ka shkaktuar “tërmet” në klubin e Vllaznisë. Drejtues të tij kanë nxituar të marrin vesh se çfarë është shkruar, ku dhe si. Komentet e para kanë qenë të shpejta nga ana e tyre. “Të kthejë 50 mijë euro në klub dhe të largohet,” – ka thënë njëri prej tyre, ndonëse jo zyrtarisht.

Megjithatë, në orët në vazhdim merret vesh që vetë drejtuesit e klubit të kenë komunikuar përmes telefonit me lojtarin që ndodhet i grumbulluar në Durrës me kombëtaren dhe Sukaj thuhet të ketë deklaruar se ai nuk ka faqe të tij në “facebook”, por e kanë hapur të tjerët në emër të tij.

Ndoshta edhe kjo është e vërtetë, megjithatë ato çfarë ishin shkruar pardje kanë qenë detaje të cilat askush tjetër, përveç lojtarit, nuk i di. Për më tepër që vërtetë Sukaj nuk ka dashur të luajë ndaj Bylisit pikërisht për këto probleme, por vetëm pas lutjes së trajnerit Vata, ai ka vendosur të luajë. Nga ana e Bashkisë Shkodër nuk ka pasur asnjë reagim zyrtar dje, ngaqë kanë dashur t’i besojnë lojtarit në atë çfarë mund t’u ketë thënë se “nuk është faqja ime”, apo “nuk kam shkruar gjë unë”.

Taksa dhe gjoba Realisht janë probleme që qëndrojnë dhe që kanë mbetur pa zgjidhje prej kohësh, si për shembull problemi i taksave në rroga. Fillimisht u tha se kontratat e futbollistëve do mbeteshin të parekura dhe 33 % i taksave (të sigurimeve dhe 10-përqindëshit) do të mbuloheshin nga bashkia.

Por nuk ka ndodhur kështu. Mjafton t’u referohemi asaj çfarë kryetari i bordit mbikqyrës të Vllaznisë, Ritvan Troshani, ka raportuar para Këshillit Bashkiak në mbledhjen e fillimtetorit dhe bindesh për këtë.

Nëse i referohemi Sukajt, për shembull, për të cilin lindi edhe ky debat, në kontratën e tij të nënshkruar, që më përpara se bashkia të merrte klubin e ka pasur rrogën mujore 2500 euro, ose kthyer në lekë 3 milionë e gjysmë të vjetra, bashkia merr përsipër pagesën vetëm të përqindjes së saj të sigurimeve prej 146 mijë lekësh të vjetra, por ndërkohë futbollistit i mbahen 11.2 % të sigurimeve dhe tatimi 10%, prandaj edhe Sukaj në fund të muajit, në vend që të marrë 3 milionë e gjysmë lekë sa ka të shkruar në kontratë, merr gati 3 milionë. Po të shtosh këtu edhe gjobën prej 30 për qind që klubi i ka akorduar skuadrës për rezultate të dobëta, i bie që Sukaj e Co të marrin vetëm gjysmën e rrogës mujore.

Jo vetëm Sukaj Por nëse për Sukajn ende nuk ka shumë garanci nëse vërtet i ka shkruar vetë ato në “facebook” apo të tjerët, bëhet e ditur se ditën e djeshme edhe futbollistë të tjerë kanë ngritur zërin për këtë çështje. Ata nuk kanë dashur të dalin publikisht me emra, por kanë bërë të ditur se i kanë kërkuar administratorit Shaba të ndërhyjë në këtë çështje. Rrogat e muajit tetor po merren me gati 50 për qind ndalesë (gjobë+taksa) dhe kjo i ka shqetësuar pa masë futbollistët.

Drejtuesit e bashkisë janë gjendur të papërgatitur ndoshta nga kjo gjë dhe me siguri do të ndërhyjnë për t’i zgjidhur gjërat. ثshtë e vërtetë se në fillim të shtatorit ata i patën premtuar skuadrës se taksat do të suportoheshin nga buxheti i saj dhe kontratat e futbollistëve do mbeteshin të paprekura, por në të vërtetë nuk ka ndodhur kështu.

Drejtuesit e klubit janë shprehur se nuk kishin se si ta kalonin këtë fond shtesë dhe prandaj u premtuan futbollistëve se do t’u shtohej te premiot. Por në fakt, për një apo një tjetër arsye, kuqeblutë deri pas javës së tetë të kampionatit ende nuk kanë marrë një premio të vetme. اështja “Sukaj” tashmë ka marrë përmasa më të mëdha dhe me siguri që, nëse nuk ndërhyhet në kohë për ta zgjidhur, do të ketë pasoja për skuadrën.



Klubi shkodran dënohet me 200 mijë lekë gjobë

Drejtuesit e klubit shkodran në fakt e kanë pritur një gjobë nga komisioni i disiplinës. Dhe në fakt ky komision e ka gjobitur klubin e Vllaznisë. “Për dështim në përmbushjen e përgjegjësive për organizimin e ndeshjes, Vllaznia dënohet me 200 mijë lekë gjobë.” Kështu shkruhet në vendim. Kjo për arsye se në ndeshjen Vllaznia-Bylis ka hyrë një tifoz në fushë dhe ka tentuar të godasë një lojtar, pikërisht Gegën e Bylisit.



Sabah Bizi: Vata, banu taman “shkodran”!

Një nga figurat më të njohura jo vetëm në Shkodër i del në krahë trajnerit të Vllaznisë dhe i jep zemër

Emërimi në krye të Vllaznisë i Rudi Vatës është mirëpritur nga opinioni sportiv shkodran, pasi konsiderohet një gjetje e duhur e drejtuesve të klubit. Vetë emri i tij, karriera dhe personaliteti që ka ai, janë arsye të mjaftueshme për t’i besuar. Në krah të Vatës kanë dalë shumë figura të njohura të futbollit shkodran që e përkrahin atë në punën e tij. Në krah të tij dje ka dalë edhe një nga emrat më të mëdhenj të Vllaznisë, i mirënjohuri Sabah Bizi, që thotë:

“E kam mirëpritur uljen e Vatës në pankinë, sepse është një figurë shumë e mirë sportive. Ka dhënë shumë për futbollin shqiptar dhe prandaj është nder për Vllazninë që ka në pankinë një njeri të tillë. Skuadra ka nevojë për këta njerëz dhe natyrisht që duhet t’i përkrahim, ashtu siç jam shumë dakord edhe me uljen e Sinanit përkrah tij. Janë dy njerëz me shumë kurajo dhe së bashku besoj se do bëjnë gjëra të mira.”

Por nga ana tjetër, mjeshtri Bizi ka edhe një sugjerim për trajnerin e ri, teksa deklaron: “Thashë që e mbështes një emërim të tillë, por natyrisht që Rudi duhet të harrojë mënyrën si ka punuar në Skoci, apo ku ka luajtur më parë. Këtu jemi në Shqipëri dhe duhet t’i përshtatet realitetit shqiptar. Kuptohet, ai është mësuar me profesionalizëm dhe do të kërkojë ta injektojë në çdo drejtim te skuadra.

Edhe periudha kur e ka marrë ai drejtimin e skuadrës nuk është e përshtatshme. Nëse do ishim në qershor tani, natyrisht që do flisnim ndryshe, sepse do ta stërviste vetë skuadrën dhe ta bënte gati për kampionat dhe po ashtu do t’i zgjidhte vetë lojtarët me të cilët do të punonte. Tani është ndryshe.

Përgatitja e skuadrës ajo është, lojtarët ata janë, prandaj dhe do t’i sugjeroja Rudit të bëhej me kuptimin e vërtetë të fjalës “shkodran”, të përshtatet me realitetin që ka gjetur në skuadër dhe të mundohet t’i injektojë gradualisht idetë e tij. Më tepër duhet të bëjë kujdes në këto momente për harmonizimin sa më të mirë të grupit të lojtarëve dhe, nëse ia arrin kësaj, gjërat kanë për t’i shkuar mirë.”



Kuqeblutë, sot miqësore me Besëlidhjen

Ekipi i Vllaznisë do ta shfrytëzojë pasditen e sotme për një tjetër ndeshje miqësore. Këtë herë skuadra do të luajë me fqinjët nga Lezha, ashtu siç bëri disa ditë më parë më Adën e Velipojës. Trajneri Vata po mundohet të krijojë një ide sa më të qartë gjatë këtyre ditëve për futbollistët që ka në dispozicion, prandaj dhe po punon shumë në çdo seancë me ta. Ndërkohë, te Vllaznia do të krijohet një staf teknik larg ekipit, me figurat më të njohura të Shkodrës, duke i dhënë mendimet trajnerit Rudi Vata, i cili i ka mirëpritur gjithmonë idetë e specialistëve të futbollit.



Petroviç, dëmtimi rezulton më i lehtë

Malazezi Petroviç nuk ka luajtur në ndeshjen e fundit ndaj Bylisit për arsye të një infeksioni në gishtat e këmbës. Nga sa merret vesh, këtë problem lojtari e ka pasur prej kohësh dhe gjendja ka ardhur duke u agravuar gjithnjë e më shumë, derisa së fundi nuk ka qenë në gjendje të luante. U mendua se problemi do ishte shumë serioz, por për fat, nuk ka rezultuar kështu.

Mbrojtësi malazez, i shoqëruar nga mjeku i Vllaznisë, Ilirjan Haxhaja, ka zhvilluar një vizitë në Spitalin Rajonal të Shkodrës, teksa ka kryer disa disa analiza dhe në fund ka rezultuar një problem i vogël. اka do të thotë se brenda 10 ditësh lojtari do jetë në gjendje të luajë normalisht me skuadrën.



Ja katër emrat e rinj që i pëlqejnë Vatës

Në miqësoren e luajtur ditën e martë ndaj Adës, trajnerit të Vllaznisë, Rudi Vata, i kanë bërë përshtypje katër futbollistë të rinj. Bëhet fjalë për Karakaçin, autorin e vetëm të asaj ndeshjeje me 11-metërsh, për sulmuesin Guri, për mesfushori Markolaj dhe për mbrojtësin Balaj.

Dy prej këtyre lojtarëve në fakt stërviten me ekipin e parë, pikërisht Karakaçi dhe Guri, ndërsa dy të tjerët janë pjesë e ekipit të të rinjve. Në ndeshjen e sotme të kontrollit me siguri që trajneri Vata do të shohë me shumë kujdes edhe të rinjtë e tjetër për të krijuar një ide më të qartë për secilin prej tyre.
 
Pe: Fk Vllaznia Shkoder

Vajushi ikën për 100 mijë euro, Thuni mundësia më e mirë


Sulmuesi shkodran do të largohet në janar nga Vllaznia, duke “tkurrur” akoma më shumë skuadrën kuqeblu në merkaton e dimrit

Ndonëse duhen edhe gati dy muaj deri në hapjen e merkatos së janarit, për Armando Vajushin kanë dalë në skenë sërish të tjera oferta. Sulmuesi i Vllaznisë kërkohet nga PAS Janina, por edhe Liteks Lovech kanë shfaqur interes për të këto ditë. Por nga ana tjetër, edhe Thuni i Zvicrës ka rikthyer dëshirën e tij për ta marrë këtë lojtar. Lajmet bëhen të ditura nga njerëz pranë lojtarit.

Madje vetë familjarë të Vajushit janë shprehur se është shumë e sigurt që në janar ai do ta lërë Shkodrën. Nuk dihet ende destinacioni i tij i sigurt, por tashmë duket se e kanë ndarë mendjen. Nëse në verë pati jo pak fjalë e sorollatje në këtë drejtim (por të pakonkretizuara), tashmë gjërat duken ndryshe.

Në skenë kanë dalë disa skuadra që kanë shprehur interesimin për këtë lojtar dhe, mundësitë për t’u realizuar kjo lëvizje tashmë janë mëse të realizueshme. Armando Vajushi do të mund të lërë Vllazninë në çdo moment që ai ka një ofertë të mirë për t’u larguar.

Por nëse në verë ish-presidenti Fushaj kërkonte më së paku 200 mijë euro për ta lënë të lirë, tashmë gjërat janë ndryshe. Burime pranë klubit shkodran, por që konfirmohen edhe nga vetë njerëzit e Vajushit, bëjnë të ditur se lojtari është i lirë të largohet në çdo moment, nëse ai derdh në arkën e klubit shumën e 100 mijë eurove. Kjo është e shkruar e zeza në të bardhë dhe prandaj gjasat janë të mëdha që ai të largohet në janar.

Thuni Bjondi shkodran, që është edhe kontigjent i kombëtares Shpresa, madje ka luajtur edhe pak minuta në miqësoren e verës të kombëtares sonë në Argjentinë, konsiderohet një nga elementët më të mirë të kampionatit shqiptar dhe jo më kot në adresë të tij gjithnjë ka pasur oferta. Interesimi i PAS Janinës me shumë mundësi nuk do të merret parasysh, sepse lojtari që në verë e ka shprehur hapur që nuk ka dëshirë të luajë në kampionatin grek. Po ashtu, pak shanse ka që ai t’i thotë “po” edhe ndonjë oferte të mundshme të bullgarëve të Liteksit. Oferta më e mirë për momentin duket ajo e zviceranëve të Thunit.

Kundërshtari i Vllaznisë në Europa League, verën që shkoi pati insistuar për ta marrë këtë lojtar, por ajo çfarë ofronte Thuni nuk përputhej me kërkesën e ish-presidentit. Zviceranët ofronin 100 mijë euro për kartonin dhe ndonjë përqindje në shitjen e dytë të tij.

Por tashmë që në kontratën e Vajushit është e shkruar se mund të largohet për 100 mijë euro, pista zvicerane është hapur sërish dhe shanset janë të mëdha që kjo lëvizje të realizohet në janar. Nuk është shumë e sigurt nëse drejtues të lartë të klubit të Thunit kanë qenë në Shkodër këto ditë, sepse kështu flitet, por nëse nuk kanë qenë deri tani, me shumë mundësi do vijnë në ditët e ardhshme.

Edhe vetë Vajushi e ka me shumë dëshirë largimin nga Shqipëria, pasi mund të rritet shumë profesionalisht, për të pasur edhe një karrierë më të suksesshme në të ardhmen. Nëse ai do largohej, sigurisht që do ishte një humbje e madhe për Vllazninë, sepse prej dy sezonesh është ndër lojtarët kryesorë të saj. Drejtuesit e klubit vërtet mund të kënaqen që në arkën e tyre do kalojnë 100 mijë euro, por një shumë e tillë natyrisht që është e vogël për vlerat që ai ka.



15 Milionë lekë të vjetra është kontrata vjetore e Armando Vajushit te Vllaznia, shumë pak po të kemi parasysh që Sukaj dhe Vujadinoviç marrin nga 35 mijë euro



200 Mijë euro ishte kushti për ta lënë sulmuesin shkodran verën që kaloi, por tani ka zbritur në 100 mijë euro dhe me siguri talenti kuqeblu do të largohet në merkaton e dimrit



Vata: S’do ketë dënime kolektive te Vllaznia



Trajneri shkodran pohon se gjobat apo dënimet do të jenë sipas kontributit apo shkeljeve të rregullores së klubit

Zhurma e bërë për gjobat e marra së fundmi nga futbollistët e Vllaznisë për mosarritjen e rezultateve të duhura, ende nuk ka gjetur zbatim. Ndonëse drejtues të klubit kanë theksuar se do të ketë ndonjë lëvizje në këtë drejtim, ende asgjë nuk është konkretizuar. Ndërkohë, ajo që duhet përmendur është edhe interesimi i trajnerit Vata për të qetësuar gjërat dhe për t’i vënë ato në vijën e duhur.

Gjoba prej 30 % të rrogës mujore, e vënë për mungesë rezultatatesh, ka ndodhur kur Vata nuk ishte ende trajner i Vllaznisë. Por me ardhjen e tij në krye të skuadrës, gjërat duken ndryshe. E para gjë që ka kërkuar Rudi ka qenë ajo që tani e tutje nuk do ketë më gjoba kolektive për lojtarët.

Do ndëshkohen vetëm ata që nuk zbatojnë rregulloren e klubit, do të ndëshkohen vetëm ata që do gabojnë, që nuk do japin maksimumin në fushën e stërvitjes dhe të ndeshjes. Por natyrisht që nuk do ndëshkohet ai që respekton klubin dhe bën gjithçka mirë për ta ngritur sa më lart emrin e tij.

Vata mesa duket është ndeshur me ndonjë reagim të Sukajt apo ndonjë lojtari tjetër, që gjatë këtyre tetë javëve kampionat ka bërë më të mirën për skuadrën dhe sërish është gjobitur 30 për qind. Edhe gjobitja e Sukajt ka qenë e papranueshme për opinionin publik, sepse në fund të fundit, po të mos kishin qenë edhe golat e tij, Vllaznia do të kishte qenë sot shumë më poshtë në renditje.

E papranueshme ka qenë edhe gjobitja e lojtarëve që nuk kanë luajtur fare ose kanë luajtur shumë pak në këto javë të para të kampionatit. Për të mos ndodhur më kështu, Vata ka ngritur zërin dhe ka thënë: “Tani e tutje nuk ka më dënime kolektive”.

Këtë trajneri i ri i Vllaznisë e ka bërë edhe për të rritur moralin në ekip, kur kemi parasysh që pas rezultateve të mira dhe këtyre ndalesave në rroga, gjendja sigurisht që nuk ka qenë optimiste. Përpara është transferta me Apoloninë dhe Vata i ka paraprirë ditë më parë, që të paktën futbollistët nga ana psikologjike të jenë disi më mirë, duke siguruar që nuk do të ketë gjoba apo dënime kolektive sa të jetë ai në drejtim të skuadrës.



Elis Legata, trajneri i ri i portierëve kuqeblu?

Ende nuk ka asgjë zyrtare, por Elis Legata mund të jetë trajneri i ri i portierëve të Vllaznisë. Burime të ndryshme bëjnë të ditur se ai është kontaktuar këto ditë nga drejtues të klubit të Vllaznisë dhe është biseduar mbi mundësinë e një kontrate të tillë. Legata aktualisht ka licensën e trajnerit, drejton një ekip moshash, Shkodra 2006, dhe ka ato karakteristika që kërkon trajneri Vata.

ثshtë i ri, energjik dhe me dëshirë për të punuar. A do jetë ai njeriu që do të zëvendësojë Avenir Danin në pankinën shkodrane? Kjo mbetet për t’u parë në vazhdim. Legata në karrierën e tij sportive ka qenë për pak kohë pjesë e Vllaznisë dhe më pas ka luajtur për Adën e Veleçikun.



Vllaznia, pa zgjidhje në mbrojtje dhe mesfushë

Ekipi shkodran ka shumë pak zgjidhje për ndeshjen e radhës me Apoloninë. Mungesat e shumta të lojtarëve për shkak kartonësh, por më së shumti për shkak të dëmtimeve, e kanë reduktuar kontigjentin e lojtarëve në dispozicion të trajnerit Vata. Nëse gjërat nuk rregullohen deri në fundjavën e ardhshme, me shumë siguri, ai do të jetë i detyruar “të arnojë” skuadrën për përballjen me fierakët.

Edhe në miqësoren e fundit me Besëlidhjen janë konstatuar lëvizjet e detyruara të trajnerit. E sigurt është që problemi kryesor për ndeshjen e radhës është ai i qendrës së mbrojtjes. Malaziasi Petroviç është në fazën e rekuperimit pas problemit që ka pasur me infeksionin e gishtave të këmbës dhe prandaj nuk është shumë e sigurt nëse do të luajë ndaj Apolonisë.

Po ashtu, qendërmbrojtësi tjetër, Danaj, është i ndëshkuar me të kuqe ndaj Bylisit dhe nuk do luajë. I vetmi lojtar që do luajë aty është Sykaj, por drejtuesit e Vllaznisë lusin Zotin që ai të mos pësojë një dëmtim në ndeshjet që po luan me Shpresat. Por edhe nëse Sykaj do të luajë, ai është i vetëm. Zgjidhje tjetër nuk ka dhe Vata do jetë i detyruar të kthejë në mbrojtje mesfushorin tiranas Muça.

Një kthim i Muçës në mbrojtje do ta forconte këtë repart, por do të dobësonte mesfushën. Aty ku edhe Belisha me shumë siguri nuk do jetë në gjendje të luajë në sfidën e radhës, pasi është i dëmtuar. “Hallet” e shkodranëve kësisoj janë shumë të mëdha në këto momente dhe Vata po tenton të gjejë zgjedhjet më të mira të mundshme
 
Pe: Fk Vllaznia Shkoder

Ka ra Vllaznia ne dore te kaurrve tash a kuku me m
 
Pe: Fk Vllaznia Shkoder

Shkodranët tejkalojnë problemet, mendjen vetëm në Fier


Pavarësisht zhurmës së krijuar rreth pagave, gjobës dhe largimeve, në kampin kuqeblu ka optimizëm për ndeshjen ndaj Apolonisë

Zhurma e krijuar në fillim të javës fillimisht me çështjen “Sukaj” e më pas edhe me pretendimet e lojtarëve të tjerë për ndalesën prej 40 për qind në rrogat e tyre, duket se tashmë gradualisht po harrohet. Ata kanë marrë një premtim nga drejtuesit e klubit se do zgjidhet problemi i taksave të rrogës, ndërkohë që për gjobën prej 30 për qind të vënë muajin e kaluar, për mungesën e rezultateve, duket se nuk ka asnjë zgjidhje, por lojtarët duhet ta pranojnë.

Ajo që ka më shumë rëndësi se çdo gjë tjetër në këto momente është bërja gati e skuadrës për ndeshjen e radhës, atë që do luhet në Fier javën e ardhshme. Trajneri Vata do kthehet sot nga Skocia, ku ka qenë pranë familjes së tij dhe do nisë planin stërvitor për t’u bërë gati për këtë ndeshje. Natyrisht, gjëja e parë për të cilën do interesohet ai është gjendja shëndetësore e futbollistëve të tij, sepse janë jo pak në “infermieri” gjatë këtyre ditëve.

Vujadinoviç, Petroviç, Belisha, Popoviç, Bardulla, Nimani e Erkoçeviç kanë probleme të ndryshme dhe nuk dihet ende se cili prej tyre do të jetë në gjendje të luajë dhe cili do mungojë në Fier. Kjo është një çështje jo pak e rëndësishme, sepse mbi bazën e kontigjentit që do ketë në dispozicion, do shpallet edhe objektivi për atë ndeshje. Megjithatë, pavarësisht faktit se kush do jetë në fushë në “Loni Papuçiu”, do jetë e papranueshme që Vllaznia të mos marrë qoftë edhe një pikë.

Trajneri Rudi Vata do të kërkojë fitoren edhe për skuadrën, por edhe për veten, sepse marrja e pikëve në Fier do ta motivonte më tepër në punën e tij. Por Vata natyrisht që nuk mund të bëjë asgjë i vetëm. Ai e ka pranuar se duke punuar të gjithë së bashku për Vllazninë, gjërat mund të shkojnë në vendin e vet. “Secili prej nesh që është pjesë e Vllaznisë duhet të mendojë për të bërë më të mirën e tij për skuadrën, për klubin.

Nëse ne mendojmë vetëm në aspektin personal, kjo nuk do ishte zgjidhja e duhur. Nëse të gjithë bashkë nuk sakrifikojmë nga pak në këtë periudhë, do ta kemi shumë të vështirë të dalim nga situata ku ndodhemi. Vllaznia është emër i madh i futbollit shqiptar dhe duhet ta tregojë këtë në çdo moment,” – ka thënë trajneri i ri i kuqebluve. Vata debutoi në pankinën kuqeblu në takimin me Bylisin, që u mbyll në barazim 2-2.

Kjo ia uli pak entuziazmin, megjithatë, e ndihmoi të kuptonte se puna e tij do ishte më e vështirë nga sa e kishte menduar. Ka ndodhur kështu edhe me trajnerët e mëparshëm që kanë punuar me kuqeblutë dhe prandaj ai nuk duhet të frikësohet. Rudi është natyrë entuziaste dhe për rrjedhojë këtë entuziazëm kërkon t’ia injektojë edhe skuadrës.

ثshtë shumë e rëndësishme ndeshja e radhës me Apoloninë, prandaj dhe duke nisur nga sot, e gjithë vëmendja do jetë e përqendruar te kjo sfidë. Taktikë, mënyrë loje, moral dhe shumë aspekte të tjera të punës do të jenë të fokusuar në ndeshjen e fundjavës. Ndoshta edhe me një barazim kuqeblutë do ishin të kënaqur, duke parë problemet e shumta që kanë me formacionin gjatë këtyre ditëve.



Vata: S’kemi punë me gjyqtarët!

Post-ndeshja me Bylisin u shoqërua nga jo pak komente në opinionin sportiv shkodran në lidhje me drejtimin e ndeshjes nga gjyqtari Enea Jorgji. “Me gjyqtarët s’kemi asnjë lloj pune. Duhet të mendojmë për ta fituar ndeshjen në fushë dhe të mos merremi fare me ta.

Edhe nëse gabojnë, ka instanca të tjera që do i analizojnë këto gabime. Prandaj nuk dua të jemi problematikë në sjelljen ndaj tyre. Ne jemi Vllaznia, jemi klub i madh dhe duhet të tregojmë kulturën tonë edhe në këtë drejtim,” – mësohet t’u ketë thënë Vata futbollistëve.

Vllaznia në “kundërsulm”: Duam Likën, Balën dhe një tjetër!
15/11/2011 13:50
Nga GJERGJ KOLAjetë i përkushtuar në detyrën tjetër që ka marrë, atë të drejtorit.

Megjithatë, kursi i nisur dje tregon se ai dëshiron ta ketë këtë licensë se mund t’i duhet në karrierën e tij. Interesant është fakti se bashkë me Grimën në këtë kurs nga Shkodra është edhe Elis Legata, i vetmi emër që u lakua këto ditë për t’u afruar te Vllaznia si trajner portierësh. Grima apo Legata? Kjo duket pyetja që shtrohet për momentin se kush do të ulet në pankinën shkodrane. Njëri prej tyre me shumë siguri do jetë, sepse të tjerë emra nuk po përmenden gjatë këtyre ditëve.



Klubi shkodran: Nuk kemi probleme me pagat

Java që lamë pas apo dhe dita e djeshme, e para e kësaj jave, janë shoqëruar nga jo pak komente në lidhje me probleme të ndryshme që ekzistojnë në klubin shkodran e që kanë të bëjnë me gjobat dhe ndalesat e ndryshme në rroga të futbollistëve apo dhe tashmë së fundi me pakënaqësitë e disa lojtarëve që po shoqërohen edhe me fjalët për një largim të mundshëm të tyre në janar.

Por dje, pjesëtarë të klubit “Vllaznia” kanë bërë të ditur se shumë shpejt do ketë një dalje publike të një prej drejtuesve të tij për të sqaruar të gjitha këto gjëra. Më së shumti për të thënë se te Vllaznia problemet nuk janë aq të mëdha sa i bën media, por janë gjëra të vogla që do të zgjidhen në të ardhmen. Po ashtu, drejtues të klubit kanë bërë të ditur se e gjithë vëmendja e skuadrës është e përqendruar te sfida e radhës me Apoloninë për kampionat.
 
Pe: Fk Vllaznia Shkoder

Vllaznia, dëmtimet afrojnë shumë futbollistë të rinj në stërvitje


Në seancën e djeshme kanë qenë të pranishëm 32 lojtarë, duke mbipopulluar kuqeblutë, kur Vata ka deklaruar se do vetëm 22 në stërvitje

Në pamje të parë të krijon idenë e një ekipi të rinjsh. Kjo pasi gjysma e më tepër e tij është e përbërë nga futbollistë 18-20 vjeçarë. Vllaznia aktuale ka jo pak probleme me përbërjen e më së shumti edhe në këtë periudhë që është e mbushur me dëmtime. Jo më kot, ndoshta edhe stafi drejtues është detyruar të marrë shumë lojtarë nga ekipi i të rinjve për të plotësuar radhët e ekipit dhe për të zhvilluar njëkohësisht edhe stërvitjen ashtu siç duhet.

Por dyndja e të rinjve është më e madhe se zakonisht. Në stërvitjen e djeshme që është zhvilluar në fushën sportive të Shtojit, kanë qenë të pranishëm plot 32 futbollistë. Plot 10 më tepër se sa trajneri Vata ka kërkuar të ketë në dispozicion në momentin kur mori drejtimin e skuadrës.

Por dëmtimet dhe rrethanat e tjera të krijuara, e kanë detyruar një situatë të tillë megjithatë ai para seancës së djeshme, u ka kujtuar lojtarëve të rinj se duke filluar prej nga dita e sotme, disa prej tyre do kthehen sërish në ekipin e 19-vjeçarëve. Megjithatë, një situatë e tillë është e papranueshme dhe për ironi të fatit, dje me skuadrën ka dashur të bashkohet në stërvitje edhe një tjetër futbollist i ri.

Ai ishte dërguar nga njëri prej drejtuesve të klubit dhe ka takuar trajnerin Vata, por ky i fundit i ka shpjeguar me keqardhje se nuk mund ta pranonte se numri i futbollistëve në stërvitje ishte i madh dhe prandaj e ka kthyer prapa sërish. Në seancën e djeshme ka rënë në sy mungesa e lojtarit-trajner Sinani.

Siç u mor vesh nga ana e stafit mjekësor, ai ka patur probleme me bajamet, që i kanë shkaktuar temperaturë dhe, për rrjedhojë, nuk ka qenë në gjendje të stërvitet. Me probleme kanë vazhduar të jenë sërish edhe Belisha, Popoviç, Nimani, Bardulla, Vujadinoviç, Petroviç e Gjokoviç.

Petroviç madje nuk ka qenë fare i pranishëm në këtë seancë, ndërsa të tjerët kanë zhvilluar stërvitje të diferencuar dhe ende nuk është përcaktuar se kush do të jetë në gjendje të luajë prej tyre dhe kush jo. Në seancën e djeshme, me problem dëmtimi është shfaqur edhe mesfushori Hajdari. Ai ka ndjerë një lloj tërheqje muskulare, megjithatë, ende nuk është e përgatitur shkalla e dëmtimit të tij, por dje është lënë pushim.

Edhe mbrojtësi i qendrës Arsen Sykaj ka shfaqur pak shqetësime në kavilje ditën e djeshme dhe ka qenë gjithnjë nën vëzhgimin e stafit mjekësor. Ai i është bashkuar që të martën Vllaznisë në stërvitje pas ndeshjeve me Shpresat së bashku me Vajushin, ndërkohë që dje me skuadrën ka qenë edhe Sukaj pas kthimit nga grumbullimi me kombëtaren.

Apolonia Trajneri Vata para stërvitjes ka deklaruar se, për fat, të tre këta lojtarë nuk janë kthyer me ndonjë shqetësim dëmtimi nga ekipet kombëtare se kjo do të kishte qenë fatale. Vëmendja më e madhe natyrisht që tashmë është e përqendruar te sfida e kësaj jave me Apoloninë, që do të luhet ditën e shtunë në Fier.

Trajneri Vata po mundohet ta bëjë gati skuadrën për ta përballuar me sukses këtë ndeshje dhe të rrënjosë te futbollistët e tij mendimin se kushdo që të luajë në fushë në këtë ndeshje, i ri apo i vjetër, duhet të bëjë më të mirën për Vllazninë, në mënyrë që ajo të synojë fitoren e takimit. A mjaftojnë vetëm fjalët e trajnerit? Sigurisht që jo, sepse duhet që të njëjtin mendim me të, të ndajnë edhe futbollistët që luajnë në fushën e lojës.



Vata-Sukaj, bisedë e gjatë para stërvitjes

Përpara seancës së djeshme, trajneri Vata ka thirrur dhe ka biseduar gjatë me sulmuesin Sukaj. Ai i është bashkuar dje ekipit në stërvitje pas grumbullimit me kombëtaren për dy ndeshjet e fundit miqësore. Arsyeja e thirrjes së lojtarit nga ana e trajnerit ka qenë dëgjimi prej gojës së tij i pretendimeve që mund të ketë në adresë të klubit.

Biseda është zhvilluar edhe në prani të pjesëtarëve të tjerë të stafit kuqeblu dhe nga sa merret vesh, trajneri Vata ka dashur të marrë vesh se çfarë ka ndër mend të bëjë lojtari, të stërvitet apo të vazhdojë rrugën e ndjekjes së shqetësimeve të tij për pagesat.

Sukaj ndërkohë duket se ka marrë garancinë se pretendimet e tij do të gjejnë një zgjidhje dhe ka dalë normalisht në stërvitje me ekipin, megjithatë, ai nuk ka dashur të prononcohet për mediat. Siç duket, porosia e trajnerit për të ka qenë të mos flasë gjatë këtyre ditëve për mediat, në mënyrë që të mos krijohen të tjera probleme siç ndodhi edhe javën e kaluar.



Ramazan Rragami, këshilltar teknik i trajnerit Vata

Ka ditë që flitet e tashmë duket se po shkon drejt konkretizimit. Ramazan Rragami mund të jetë këshilltari teknik i trajnerit Rudi Vata. Kjo bëhet e ditur nga pjesëtarë të klubit “Vllaznia”, ndërkohë që Rragami ka disa ditë që po e ndjek ekipin në stërvitje. Kështu ka ndodhur edhe dje kur ai ka qenë prezent në seancën e kuqebluve nga fillimi dhe deri në fund të saj.

Vata, i ndikuar ndoshta edhe nga fakti që nuk ka patur shumë përvojë si trajner, ka menduar ta ketë pranë me këshillat e tij një specialisti të zotë si Rragami dhe ky i fundit ka shprehur gatishmërinë të ofrojë kontributin e tij sa herë që t’ia kërkojnë. Afrimi i kësaj figure të njohur pranë stafit, është një gjetje e bukur e klubit shkodran, që pasi ka marrë edhe një përgatitës atletik, tashmë ka në përbërje edhe një këshilltar teknik.

I vetmi post bosh që ka mbetur është ai i trajnerit të portierëve që duket se do zgjidhet brenda pak ditësh. Ndoshta mund të jetë Armir Grima, që ka filluar edhe kursin e trajnerit të portierëve, por kjo mbetet për t’u parë, pasi drejtori actual nuk ka përvojë si trajner.



Vajushi-Sukaj rikonfirmojnë qëndrimet e tyre

Dy prej futbollistëve më të lakuar të ditëve të fundit, pikërisht Armando Vajushi dhe Xhevahir Sukaj, i janë bashkuar ekipit të Vllaznisë në stërvitje pas grumbullimit me ekipet kombëtare. Ashtu siç u pat thënë, këta lojtarë “do merren në pyetje” nga drejtuesit e klubit për zhurmën e krijuar në media ditët e fundit dhe për t’i pyetur nëse vërtetë ato çfarë janë shkruar në gazeta janë fjalët e tyre apo jo.

Në stërvitjen e djeshme nuk ka qenë i pranishëm asnjëri prej drejtuesve të klubit dhe Sukaj ka biseduar vetëm me trajnerin Vata. Me siguri që dy lojtarët do kenë takim edhe me drejtuesit e klubit për të sqaruar pozicionin e tyre. Si Sukaj, ashtu edhe Vajushi, në kontaktet e djeshme me ta, janë shprehur sërish me të njëjtat fjalë që kanë thënë edhe më parë, duke konfirmuar se kanë sërish të njëjtin pretendim për gjobat në rrogë dhe për dëshirën për t’u larguar në janar.

Në këtë mënyrë, vërtetohet edhe njëherë se situata e krijuar te Vllaznia nuk ka qenë e sajuar nga mediat, por produkt i ndonjë problemi që vetë klubi ka krijuar me skuadrën. Ndoshta për momentin do të ketë qetësi, por me siguri në merkaton e dimrit do të kemi shumë lëzivje, më të larguar dhe të afruar. Për momentin kërkohet rezultatet dhe këtë ka kërkuar edhe trajneri Vata.
 
Pe: Fk Vllaznia Shkoder

Plani B i merkatos së Vllaznisë: Boadu dhe Ambouret


Nëse dështojnë tratativat me tre lojtarët e Tiranës, drejtuesit shkodranë kanë në plan dy lojtarë afrikanë që njihen në vendin tonë

Drejtuesit e Vllaznisë e kanë marrë seriozisht punën e merkatos së janarit. Ata përveçse janë vënë në ndjekje të tre futbollistëve të Tiranës, Likës, Balës dhe Dushkut, nuk po rrinë duarkryq, duke menduar edhe për një refuzim të këtyre lojtarëve, ose në pamundësi për t’u shkëputur nga bardheblutë. Për këtë arsye, mësohet se drejtuesit kuqeblu kanë gati planin B të merkatos. Që do të thotë se mund të vijnë dy afrikanët Boadu dhe Ambouret.

Me këta dy lojtarë ende nuk ka asnjë kontakt, megjithatë, ekziston si ide. Dy lojtarët që kanë luajtur edhe më parë në kampionatin shqiptar, i pari me Vllazninë dhe i dyti me Dinamon, janë dy futbollistë që i kanë treguar vlerat e tyre. Boadu, para tri sezonesh, ka qenë i shkëlqyer në radhët e kuqebluve, teksa erdhi në formë huazimi nga turqit e Gençlerbirligisë.

Ai luajti mjaft mirë, duke qenë një nga lojtarët më të rëndësishëm në sezonin që Vllaznia ishte shumë pranë titullit kampion. U largua nga Shkodra se pagesa e tij ishte shumë e lartë, megjithatë, tifozët kuqeblu e kanë dashur gjithmonë ta kenë në skuadër. Ndoshta tani ekziston mundësia për ta rikthyer. Tjetri ka luajtur me Dinamon si mbrojtës i majtë dhe ka lënë shije të mirë në futbollin shqiptar.

Edhe ish-presidenti Fushaj e pati lakmuar këtë lojtar, që në fakt iu vetafrua Vllaznisë në ditët e fundit të muajit gusht, por në ato momentet trajneri Josa vendosi të mos e marrë në ekip, ngaqë nuk e dinte formën e tij sportive. Në janar mund të jetë ndryshe, sepse mund të ketë edhe një periudhë në dispozicion për t’u stërvitur dhe për t’u ingranuar me skuadrën.

Lika-Bala-Dushku Vllaznia, para se të vendosë për marrjen e këtyre dy lojtarëve, është e përqendruar tek oferta që u ka bërë tre futbollistë të Tiranës. Si Lika, ashtu edhe Bala me Dushkun, e kanë pranuar që oferta shkodrane i josh, por mbeten në pritje të zgjidhjes së problemeve financiare që ka klubi i Tiranës.

Nëse ato nuk zgjidhen, atëherë ata mund të merren, por kjo nuk ka shumë garanci, sepse drejtuesit bardheblu do bëjnë çmos t’i mbajnë këta lojtarë. Duke qenë para një dileme të tillë, shkodranët nuk kanë dashur të qëndrojnë në vend. Ata prandaj dhe kanë në mendje planin B me Boadunë dhe Ambourenë. I pari luan si mesfushor sulmues, ndërsa i dyti mbrojtës i majtë dhe së bashku mund t’i japin më shumë forcë dhe garanci skuadrës.

Gjatë këtyre ditëve edhe mund të ketë ndonjë kontakt me këta lojtarë, por kjo nuk dihet ende. Ndoshta ata do presin edhe pak ditë, derisa të shikohet si do shkojë çështja e tre bardhebluve. E rëndësishme është që Vllaznia nuk po qëndron duarkryq për merkaton. Drejtuesit e saj nuk duan të gjenden të papërgatitur në janar, sepse plotësimi i skuadrës me lojtarë të tjerë është më se i domosdoshëm. Gjërat janë të qarta. Bashkia Shkodër ka ndër mend të investojë seriozisht tek ekipi dhe nuk do t’i kursejë paratë.



Elis Legata, trajneri i ri i portierëve

Zyrtarisht ende nuk është emëruar, por duket se ka mbetur vetëm firmosja e kontratës. Elis Legata do jetë trajneri i ri i portierëve të Vllaznisë. Ajo që flitej, po bëhet realitet. Legata dje ka qenë në pankinën e Vllaznisë në ndeshjen e kupës me Kamzën. I pyetur në lidhje me këtë gjë, ai është shprehur:

“Kanë mbetur edhe disa detaje për t’u sqaruar, prandaj nuk mund të them plotësisht se jam emëruar në këtë detyrë”. Ai ka ruajtur rezerva, por vetë fakti që ka qenë dje në pankinë dhe pas ndeshjes ka pasur një bisedë edhe me n/kryetarin e bashkisë, Troshani, që ka qenë i pranishëm aty, e vërteton më së miri këtë gjë.

---------- Post added at 13:08 ---------- Previous post was at 13:03 ----------

Vllaznia fiton ndeshjen e “të rinjve” me Dinamon


Grupi D

Vllaznia 7 pikë 7-2

Bylis 7 pikë 6-2

Elbasani 3 pikë 5-9

Dinamo 0 pikë 2-7



Takimi i kupës i zhvilluar në kompleksin e Kamzës është fituar 3-0 nga shkodranët, që janë shumë pranë kualifikimit



Dinamo – Vllaznia 0-3

Shënues: Gjini 53’, Shaba 70’, Markolaj 78’



Dinamo: Dauti, Shehu, Luzha, Misiri, اeliku (Keta 65’), Sulollari (Lala 72’), Dida, Kulli, Moçka (Bajaziti 51’), Mjekaj, Guzja. Trajner: A. Mergjyshi.



Vllaznia: Rexhepi, Lekaj (Jubani 46’), Balaj, Hasani, Dema, Shaba, Belisha, Guri (Gjini 52’), Nimani (Markolaj 62’), Danaj, Erkoçeviç. Trajner: R.Vata

Kartonë të verdhë: Shehu, Luzha, Hasani

Gjyqtarë: A. Koçi, F. Lamaj, F. Elezi (Durrës)



Vllaznia, ndonëse luajti me të rinjtë, arriti të marrë një fitore të pastër 3-0 ndaj Dinamos dhe me këtë tripikësh shkodranët janë shumë pranë objektivit, kalimit në turin tjetër të Kupës së Shqipërisë. Takimi mes Dinamos dhe Vllaznisë më shumë i ngjante një përballjeje të kampionatit të moshave U-19, kjo për vetë përbërjen që kishin të dy skuadrat, por edhe fushën ku u luajt. Zakonisht, në qendrën stërvitore të ekipeve kombëtare në Kamzë luajnë skuadrat pa fushë, si dhe moshat.

Kështu që kjo përballje kupe mes bluve dhe shkodranëve ishte gjetja e organizatorëve. Dinamovitët u paraqitën në këtë takim thjesht sa për të përmbushur pjesëmarrjen, pasi në fushë nuk u pa asnjë lojtar që aktivizohet me ekipin e parë. Pjesa e parë ishte e vakët, ku loja u përqendrua më shumë në mesfushë dhe faza sulmuese iu la rastësisë.

Të dy ekipet u munduan të rrezikonin, por dukej qartë se dinamovitët nuk kishin forcën e duhur për ta bërë këtë gjë, ndërsa për shkodranët u evidentuan minuta e 15-të me Gurin, por gjuajtia e tij pritet nga portieri Dauti. Në minutën e 22-të kuqeblutë rrezikojnë me Shabën, që godet traversën dhe në minutën e 32-të goditja e dënimit e ekzekutuar nga Belisha pritet lehtësisht nga portieri dinamovit.

Pjesa e parë mbyllet 0-0, ndërsa e dyta është më e bukur, më me ritëm, ku shkodranët arritën të shënojnë tre gola. Pa dyshim katalizator i kësaj fitoreje ishte aktivizimi i sulmuesit Gjini, i cili një minutë pasi hyri në fushë, pikërisht në 53-ën, shënon golin e parë për Vllazninë. Gjini bëhet rreziku numër një për Dinamon. Në minutën e 70-të Shaba shënon golin e dytë dhe të sigurisë për kuqeblutë. Në minutën e 78-të Gjini kombinon me Markolajn, i cili hyn në zonë dhe fuqishëm gjuan dhe shënon golin e tretë. I gjithë takimi përfundon me fitoren 3-0 të Vllaznisë.



Deklaruan…

Artan Mergjyshi, trajner i Dinamos: “Nuk kam çfarë të them për këtë takim, pasi dihet se kupa nuk është në objektivat tona. Sot (dje) aktivizuam të rinjtë, ku patëm mundësi të krijojmë një imazh më të qartë rreth tyre. Dihet që vëmendja jonë është e përqendruar në kampionat, ku kërkojmë të dalim nga situata ku jemi.”



Rudi Vata, trajner i Vllaznisë: “Vllaznia mori tri pikë shumë të rëndësishme dhe ky takim vlejti për besimin e gjithë këtyre futbollistëve, që u paraqitën në fushën e lojës. Situata tani në kupë është disi më e qetë dhe e sigurt për të kaluar grupin. Patëm ca momente shumë të mira të disa lojtarëve, që vlejnë për të rritur edhe anën morale e fizike të tyre. Fitorja ishe e bukur, rezultati është i pastër. Mendoj se është një fitore që do t’i vlejë shumë grupit.”



Të veçanta

-Në momentin e shënimit të golit të dytë nga Stivi Shaba, që është djali i administratorit Kujtim Shaba, stafi teknik që qëndronte në pankinë ka shpërthyer në brohoritje: Bravo, Kujtim!

- Pas fitores me Apoloninë, trajneri Vata i ka dhuruar një orë portierit Vujadinoviç për formën e mirë që tregoi. Pas ndeshjes së djeshme me Dinamon pyetjes se kujt do t’ia dhuronte sot një orë, trajneri Rudi Vata i është përgjigjur: “Pse, çfarë më dini mua, Behxhet Pacolli, që të dhuroj orë në çdo ndeshje?”

- Këtë takim e ka ndjekur edhe një përfaqësues i akademisë së Arsenalit , me qendër në Greqi. Lakis Papajanis ishte i shoqëruar nga Indrit Fortuzi dhe misioni i tij ishte për të pikasur ndonjë të ri, që mund të merret në provë në Greqi. Realisht Papajanis ka zgjedhur elementë nga Vllaznia.
 
Pe: Fk Vllaznia Shkoder

Arsen Sykaj: Vllaznia duhet të korrigjohet në mbrojtje


Qendërmbrojtësi shkodran tregon se edhe reparti difensiv duhet të jetë në lartësinë e sulmit, pasi po pësohen shumë gola

Skuadra e Vllaznisë në ndeshjet e fundit ka pasur jo pak probleme në qendër të mbrojtjes. Kjo ka ardhur ngaqë në qendër të këtij reparti, nga ndeshja në ndeshje kanë ndryshuar lojtarët që kanë luajtur aty. Ka ndodhur kështu në ndeshjen ndaj Apolonisë, atë ndaj Skënderbeut, madje edhe dje në ndeshjen ndaj Dinamos për kupë, ku shkodranët kanë pësuar dy gola sërish në qendër të mbrojtjes. Kjo tregon se ky mbetet një problem për këtë skuadër.

Këtë fakt ka evidentuar në konferencën e djeshme për shtyp njëri prej këtyre mbrojtësve, pikërisht Arsen Sykaj, i cili ka hasur vështirësi në këtë drejtim, megjithatë për të janë gjëra që duhen rregulluar sa më parë, në mënyrë që skuadra të mos ketë më të tilla probleme. “Unë them se këto probleme në mbrojtje kanë ardhur ngaqë në këto ndeshjet e fundit janë ndërruar disa herë lojtarët që kanë luajtur në këtë repart.

Vetëm në qendër të saj ka luajtur një herë Petroviç, pastaj Danaj, Muça e së fundi edhe Belisha. Kjo tregon se këto lëvizje kanë sjellë njëfarë çorientimi, megjithatë, besoj se duhen rregulluar sa më parë. Po punojmë në këtë drejtim dhe dëshira është që të mos pësojmë më gola të tillë,” – ka thënë ai.

Sulmi Por nëse në mbrojtje ka pasur probleme, reparti i sulmit ka qenë më i miri deri tani për Vllazninë. Me pezullimin e Sukajt duket se edhe në këtë repart do ketë probleme. Mbrojtësi Sykaj, duke folur në lidhje me këtë çështje, ka deklaruar se trajneri Vata do dijë të gjejë zgjidhjet e duhura për sulmin, ndërkohë në lidhje me ndeshjen e ardhshme ndaj Tomorit, për të Vllaznia ka vetëm një objektiv, fitoren. “Mungesa e Sukajt sigurisht që do ndikojë, duke ditur vlerat e këtij lojtari.

Por tashmë stafi duhet të mendojë për ta zëvendësuar siç duhet dhe kam shumë besim se ai do dijë të gjejë zgjidhjet e duhura. Vllaznia do të tregojë forcën e saj që në ndeshjen e radhës, atë me Tomorin. Kjo skuadër bëri një paraqitje të mirë ndaj Flamurtarit dhe do tregojë ta bëjë këtë gjë edhe ndaj nesh, por jam i bindur se objektivi i Vllaznisë në ndeshjen e radhës është vetëm fitorja,” – ka thënë 21-vjeçari shkodran.

Në këtë mënyrë, në skuadrën shkodrane ka sërish besim se gjërat do shkojnë mirë në vazhdim. Fakti që janë shumë lojtarë të rinj dhe që kanë një besim të tillë, është shumë pozitiv për Vllazninë në arritjen e objektivave të saj.

Shërbimet Për Sykajn, secili lojtar nuk duhet të jetë i kënaqur me veten, por të kërkojë më shumë, duke nisur nga ai vetë, sepse vetëm kështu mund t’i shërbejnë ashtu siç duhet skuadrës. “Kam luajtur rregullisht në formacion, por kjo nuk mjafton.

E kam të qartë se të gjithë presin më shumë prej secilit prej nesh, prandaj duhet të vazhdojmë punën. Të djersitim sa më shumë në stërvitje, sepse kështu i shërbejmë vetes, por më shumë Vllaznisë, për besimin që po tregon ndaj nesh,” – e ka mbyllur rrëfimin e tij mbrojtësi i Vllaznisë, Arsen Sykaj.



Këshilli Bashkiak mblidhet të hënën për futbollin

ثshtë zhvilluar dje mbledhja e radhës e Këshillit Bashkia të Shkodrës dhe një prej temave që është diskutuar sigurisht që ka qenë ajo e sportit. Siç kemi bërë të ditur, pritej të miratohej kalimi si aset i shoqërisë aksionare “Vllaznia” edhe fusha sportive “Reshit Rusi”, sipas vlerës paraprake prej 1.95 milionë dollarësh, siç është llogaritur. Njëkohësisht, ka qenë i planifikuar edhe një relacion mbi ecurinë e Vllaznisë.

Por kur këshilli ka filluar diskutimin për sportin, mbledhja është shoqëruar me jo pak debate e diskutime. Shumë prej këshilltarëve kanë qenë të paqartë me mënyrën si fusha sportive do t’i kalonte klubit “Vllaznia”. Të tjerë kanë dashur të dinë nëse ajo fushë ka pronarë toke e shumë gjëra të tjera. Me të tillë problematikë është rënë dakord që ditën e hënë të zhvillohet një tjetër mbledhje e këshilllit bashkiak vetëm për këto problemet e sportit.
 
Pe: Fk Vllaznia Shkoder

Boadu gati të kthehet te Vllaznia, pret drejtuesit shkodranë


Ganezi ka shprehur dëshirën të luajë sërish me kuqeblutë, tani pritet vetëm reagimi i drejtuesve të klubit për të konfirmuar blerjen

Lajmi i publikuar pak ditë më parë në mediat sportive për një interesim të Vllaznisë për të rimarrë sërish futbollistin ganez Xhejms Boadu, natyrisht që është përcjellë prej miqve të tij te vetë lojtari. Nga sa bëhet e ditur, ai është shprehur i gatshëm të nisë një përvojë të dytë me skuadrën shkodrane. “Jam i gatshëm të vij sërish në Shkodër. Nëse drejtuesit e Vllaznisë janë dakord me këtë gjë, mund të bisedojmë dhe në janar jam atje,” – mësohet të ketë thënë Boadu. Mesfushori me tipare sulmuese, luan aktualisht me njërën prej skuadrave të vendit të tij dhe një përvojë tjetër në Europë e pret me interes. Vllaznia në fakt duket e interesuar për këtë lojtar, sepse ka mbetur shumë e kënaqur nga ajo çfarë dha ai në sezonin 2008-09 me fanellën kuqeblu.

Ka qenë sezoni kur shkodranët ishin shumë pranë titullit kampion dhe Boadu, me lojën e golat e tij, ka qenë në shumë ndeshje protagonist. Në atë sezon, ai pati ardhur në formë huazimi nga turqit e Gençlerbirligisë, me të cilët Vllaznia kishte binjakëzim. Për rrjedhojë, edhe pagesa që ka marrë nga ish-presidenti Fushaj atë sezon, ka qenë shumë e lartë, rreth 7 mijë dollarë në muaj. Ishte kjo rrogë e lartë, e cila bëri që shkodranët të mos ngulin këmbë për ta mbajtur më gjatë këtë lojtar. Por tashmë duket një histori tjetër. Edhe vetë lojtari, pas kthimit në Ganë, duket se nuk ka më të njëjtat pretendime financiare. Ai mund të pranojë të vijë edhe me më pak rrogë se herën tjetër dhe këtë gjë duket se ua ka shprehur miqve të tij. Tashmë topi është në anën e drejtuesve të Vllaznisë.

Nëse ata vërtet kanë interes për këtë lojtar, duhet të shpejtojnë për ta marrë. Tifozët kuqeblu e duan, sepse kanë mbetur të kënaqur nga paraqitja e tij tri sezone më parë në Shkodër. Tashmë është në dorën e trajnerit Vata për të vendosur. Sa i takon anës financiare, me shumë siguri që palët mund të arrijnë akordin. Shkodranët në fakt nuk kanë në mend emër tjetër si përforcim për pjesën e sulmit, përveç Balës për momentin. Nëse vjen Boadu, ky repart mund të kompletohet më së miri me Vajushin, Sinanin e Gjinin.

Opsionet Trajneri Vata, nga sa merret vesh, po tenton të gjejë dy mbrojtës të mirë për momentin, ngaqë në kampin shkodran ekziston ideja se në janar dy malazezët Petroviç dhe Popoviç do t’i largojnë. Lajmet janë për një interesim të shkodranëve për dy lojtarë brazilianë që luajnë në kampionatin shqiptar, por nuk bëhen të ditur emrat e tyre dhe skuadrat me të cilat luajnë. Prandaj dhe opsioni “Boadu” mbetet një mundësi shumë e mirë për Vllaznisë dhe nëse drejtuesit e saj vërtet kanë shfaqur interes për këtë lojtar duhet të shpejtojnë. Përveç Boadusë, drejtuesit kuqeblu patën shprehur interesim edhe për një afrikan tjetër, pikërisht Ambouret, ish-mbrojtësin e Dinamos. Edhe për të nuk ka më asnjë lajm dhe ndoshta Vllaznia po i bën mirë planet para se të vendosë për ta.



Kuqeblutë, të plotë në stërvitjen e djeshme

Skuadra e Vllaznisë duket se po i lë pas mungesat e shumta që e kanë shoqëruar javët e fundit. Për ndeshjen e radhës, atë që do luajë ditën e shtunë ndaj Dinamos në Shkodër, duket se formacioni kuqeblu do jetë i plotë. Rikthehen pas skualifikimeve me kartonë mbrojtësit Smajli e Popoviç, ndërsa pas shumë kohësh, dje ka filluar stërvitjen me ekipin edhe malazezi tjetër i mbrojtjes, Petroviç. Ai ka pasur një infeksion në gishtat e këmbës dhe tashmë problemi i ka kaluar, teksa mendohet të jetë i gatshëm për të luajtur ndoshta që këtë javë. Edhe Sinani është duke u stërvitur me pjesën tjetër të skuadrës dhe dalëngadalë po merr formën e duhur. Në këtë mënyrë, në pragndeshjen me Dinamon, trajneri Vata duket më i qetë sa i takon ndeshjes së radhës.
 
Pe: Fk Vllaznia Shkoder

Vllaznia nis merkaton, Marko Boshkoviç është lojtari i parë


Qendërmbrojtësi serb pritet të mbërrijë sot në Shkodër. Megjithatë, ai do të provohet nga trajneri Vata përpara se të hidhet firma me të

Te Vllaznia fillojnë të lëvizin gjërat. Ndonëse u deklarua se drejtuesit e saj po i studionin me kujdes mundësitë e lëvizjes në këtë merkato, përpjekjet e para kanë filluar. Madje edhe lëvizjet e para. Ditën e sotme pritet të mbërrijë në Shkodër lojtari i parë. Bëhet fjalë për serbin Marko Boshkoviç. Lojtari luan në rolin e qendërmbrojtësit dhe do jetë disa ditë në provë. Lajmin e bëjnë të ditur pjesëtarë të stafit teknik të Vllaznisë sipas të cilëve, futbollisti serb pritet të mbërrijë ditën e sotme në Mal të Zi nga Serbia dhe aty do pritet nga një përfaqësues i klubit kuqeblu për ta sjellë në Shkodër. Por Boshkoviç nuk do jetë i vetmi që do vijë për provë këto ditë te Vllaznia.

Përveç tij, edhe një serb tjetër mund të mbërrijë të hënën për provë dhe bëhet fjalë për një lojtar sulmues. Shkodranët nuk duan të ndalen këtu, por ata do testojnë edhe dy futbollistë brazilianë, të cilët edhe ata do vijnë për provë këto ditë dhe bëhet fjalë për dy sulmues të tjerë. Megjithatë, e sigurt deri tani është vetëm ardhja e Marko Boshkoviçit. Ai ka luajtur rregullisht në kampionatin serb të superligës deri para pak ditësh, kur është mbyllur faza e parë e tij.

Ka qenë në fushë në 12 ndeshje për skuadrën e tij FK BSK Borça, duke luajtur nga 90 minuta të plota në secilën prej këtyre ndeshjeve. Ai ka qenë në fushë edhe në ndeshjet ndaj ekipeve të mirënjohura të Crvena Zvezdës, Partizanit të Beogradit, Vojvodinës etj. Boshkoviç është i datëlindjes 15.4.1982, i gjatë 1.84 m dhe peshon 79 kg. Të paktën nga të dhënat që ofrohen për të, duket se kemi të bëjmë me një qendërmbrojtës me përvojë.

Karrierën ky futbollist e ka nisur me skuadrën Trudbenik Beograd, për të kaluar pastaj te Sindjeliç po e Beogradit në kategorinë e tretë të këtij vendi dhe më pas kalimi tek ekipi aktual BSK Borça në vitin 2004 do shënonte dhe rritjen më të madhe të karrierës së tij. Me këtë ekip, nga kategoria e tretë kalon në të dytën dhe në vitin 2009 ka shënuar hapin më të rëndësishëm të karrierës së tij, duke luajtur në superligën serbe. Me BSK Borça sivjet po luan për të tretin kampionat me radhë përkrah emrave të mëdhenj të futbollit të këtij vendi, si Crvena Zvezda e Partizani i Beogradit.

Prova Boshkoviç ka qenë në aktivitet me ekipin e tij deri më 3 dhjetor, kur skuadra e tij ka luajtur ndeshjen e fundit të fazës së parë. Ai i është propozuar Vllaznisë nga një menaxher dhe trajneri Vata ka kërkuar fillimisht të shohë videokasetat e tij. Pasi është bindur në njëfarë mënyre për aftësitë e këtij lojtari, Vata ka dhënë OK-in për provën e këtij futbollisti. Me shumë mundësi kjo provë do zgjasë diçka rreth një jave dhe gjatë kësaj periudhe, futbollisti do mundohet të bindë stafin e Vllaznisë për vlerat e tij.

E rëndësishme është që ai nuk ka problem të përgatitjes fizikem ngaqë vjen nga kampionati serb u sapopërfunduar. Se do të qëndrojë apo jo, kjo mbetet për t’u parë. E rëndësishme është që shkodranët kanë nisur herët të mendojnë për merkaton dhe kjo është pozitive, në mënyrë që gjërat të mos lihen për në janar, sepse atëherë nuk do ketë shumë kohë për të bërë seleksionime.



Marko Jaksiç, sulmuesi serb që mbërrin sot

Përveç mbrojtësit Boshkoviç, mbrëmë është konfirmuar edhe lajmi i mbërritjes së futbollistit tjetër serb që pritej, pikërisht sulmuesit Marko Jaksiç. Edhe ai do mbërrijë sot në Shkodër dhe nga e hëna do jetë në provë me ekipin e Vllaznisë për disa ditë me rradhë. I datëlindjes 10.8.1983, i gjatë 1.85 m, ai e ka nisur karrierën te Radniçiki i Beogradit, ku ka luajtur për tre sezone me radhë, pastaj ka kaluar te FK Dorcol, për të vazhduar me Borac Caçak e Rad të Beogradit në superligën serbe.

Karriera e këtij sulmuesi më pas pëson rënie, teksa luan në ligën e dytë dhe të tretë të Serbisë me ekipet Radniçki Pirot, Zelezhniçar e Zemun ndërsa më pas, për dy sezone me radhë ka luajtur në Kuvajt me ekipin e Al-Shabab. Rikthehet në Serbi me ekipin Metalac, ndërkohë që në sezonin e fundit po luan me ekipin sllovak MFK Ruzomberok. Mbërritja e tij në Shkodër do jetë për provë disaditore dhe vetëm nëse Vata e stafi i tij do binden për vlerat që ka, do ta mbajnë, ndryshe do kthehet andej nga po vjen
 
Pe: Fk Vllaznia Shkoder

Alvesh & Acencar, edhe dy brazilianë për Vllazninë e Vatës


Pas dy serbëve, dje janë lakuar edhe dy emra të tjerë për të forcuar në janar ekipin shkodran, por të gjithë do të testohen nga trajneri

Guliherme Alvesh dhe Fabio Acencar janë dy brazilianët “e prenotuar” nga drejtuesit e Vllaznisë. Ata pritet të mbërrijnë në Shkodër në ditët në vazhdim dhe do të jenë, ashtu si dhe dy serbët, në provë për disa ditë. Drejtuesit e klubit shkodran u kanë dërguar edhe ftesën përkatëse klubeve të tyre në Brazil dhe tashmë pritet vetëm mbërritja e tyre në Rinas.

Nuk ka shumë të dhëna për këto futbollistë, por nga sa merret vesh, Alvesh është 22 vjeç dhe luan si sulmues i dytë, ndërsa për Acencar ka pak të dhëna, por merret vesh që është sulmues. Këta dy futbollistë do jenë në provë disaditore, ndërkohë që trajneri Vata nuk ka asnjë informacion shtesë për ta. Thjesht ka parë disa videokaseta të tyre dhe kaq. Por Alvesh dhe Acencar nuk do jenë brazilianët e vetëm që do testohen te Vllaznia.

Në ditët në vazhdim, me shumë mundësi do vijnë edhe dy të tjerë. Këta në fakt nuk janë të panjohur, sepse kanë luajtur në kampionatin shqiptar. Denis Viana Da Silva i Bylisit dhe Fernando Da Silva i Apolonisë janë të preferuarit e drejtuesve të Vllaznisë në merkaton e janarit. Trajneri Rudi Vata duket se i njeh mirë aftësitë e këtyre dy lojtarëve dhe prandaj ka shprehur dëshirën t’i ketë në skuadër.

Njohjet për mbrojtësin që ka luajtur deri pak kohë më parë me Bylisin, Vata i ka prej kohësh, ndërkohë që thuhet se për mbrojtësin tjetër, Da Silvën e Apolonisë, vetëm në ndeshjen e para tri javëve, kur shkodranët luajtën në Fier. Në atë ndeshje ai ka qenë ndër më të mirët në fushë, duke mos e lënë për asnjë moment të lirë Sukajn. Pikërisht që nga ajo ndeshje, shkodranët e kanë pikasuar dhe mendojnë ta bëjnë pronë të tyre në merkaton e janarit. Te Vllaznia kësisoj pritet të mbërrijë një “koloni” brazilianësh.

Serbët Dy serbët ndërkohë kanë filluar stërvitjen. Marko Boshkoviç e Marko Jaksiç dje paradite kanë zhvilluar stërvitjen e parë me kuqeblutë. Në orën 11:00, ata kanë qenë para trajnerit Vata për t’u prezantuar dhe për të nisur stërvitjen. Nga sa është parë, forma e tyre fizike ka qenë e mirë, ngaqë kanë qenë në aktivitet deri para pak kohe me skuadrat e tyre. Por në kampin shkodran, që në momentin e prezantimit të këtyre dy lojtarëve, kanë filluar edhe dyshimet e para.

Për Boshkoviçin, vetë lojtarët e Vllaznisë kanë bërë të ditur se ky lojtar në verë ka qenë në provë te Laçi dhe nuk e ka kaluar. Megjithatë, vlerat e këtij lojtari mbeten për t’u parë që në ndeshjen e sotme miqësore me Adën. Edhe për sulmuesin Jaksiç, ende pa ardhur mirë, në komentet e tifozëve shkodranë ka pasur jo pak pikëpyetje për nivelin e këtij lojtari, ngaqë ata përmes faqeve të ndryshme në internet, kanë konstatuar se me skuadrën që ka luajtur së fundi, ka qenë në fushë në 10 ndeshje dhe nuk ka shënuar asnjë gol.

Përpos kësaj, edhe me skuadrat e tjera që ka luajtur, nuk është shquar asnjëherë për shumë gola të shënuar. Të zëvendësosh Xhevahir Sukajn në këtë mënyrë, nuk do jetë e lehtë as për Jaksiçin, as për Alveshin e as për ndonjë tjetër që mund të vijë për provë.



Sinani: Kuqebluve u duhen 3 lojtarë në janar

Zv.trajneri dhe sulmuesi shkodran bën një “preventiv” të lojtarëve që i duhen ekipit për pjesën e mbetur të sezonit

Ka shumë eksperiencë, sepse prej 15 vitesh është pjesë e superligës shqiptare. Vioresin Sinani kësisoj pranon të flasë edhe si sportist, por edhe si pjesë e stafit të Vllaznisë prej pak kohësh, duke e ditur se për çfarë ka nevojë më tepër skuadra në këto momente. Duke qenë kështu, ai deklaron se skuadrës i duhet nga një futbollist për çdo repart si përforcim në merkaton e janarit. “Stafi ende nuk është ulur të bisedojë në lidhje me çështjet e merkatos, por mendimi im është se duhen 2-3 lojtarë, nga një për secilin repart si përforcime në janar.

Kuptohet që nuk do jetë e lehtë, sepse lojtarë të mirë është e vështirë të gjesh në janar, ngaqë shumica e futbollistëve janë nën kontrata,” – ka pohuar Sinani. Krahu i djathtë i trajnerit Rudi Vata ndërkohë është ndalur të flasë edhe për ndeshjen e kësaj fundjavë për kampionat me Dinamon, duke iu përgjigjur në njëfarë mënyre deklaratave shumë entuziaste që vijnë nga kampi dinamovit dhe që flasin për fitore në “Loro Boriçi”.

Sinani është shprehur: “ثshtë e drejta e futbollistëve dhe trajnerëve të Dinamos të deklarojnë se vijnë për fitore në Shkodër ndaj Vllaznisë, por nuk mendoj se do ta kenë kaq të lehtë. Ajo që do t’u thoja unë është: Harrojeni fitoren, madje edhe pikët në Shkodër.” Skuadra gjatë këtyre ditëve është munduar të kompensojë ndërprerjen e kampionatit me miqësore apo dhe me stërvitje intensive për të mbajtur formën e futbollistëve deri në ndeshjen e radhës, e cila nuk konsiderohet aspak e lehtë nga ana e stafit drejtues të kuqebluve.

Te Vllaznia ndërkohë po e ndiejnë mungesën e një sulmuesi cilësor pas pezullimit të Sukajt. Shumëkush ka pritur Sinanin në fushë, por problemet shëndetësore që ka pasur e kanë lënë larg fushës gjatë kësaj periudhe. Shënuesi më i mirë në historinë e klubit shkodran premton se pas një stërvitjeje të mirë në janar do të kthehet sërish të luajë për Vllazninë. E ka ka thënë këtë në konferencën e djeshme për shtyp, kur ka deklaruar: “Ka qenë e pamundur të luaj në këtë periudhë, sepse kalova disa probleme dëmtimesh fillimisht e më pas edhe shëndetësore.

Po pres janarin që të bëj një stërvitje të mirë dhe pastaj të mundohem t’i shërbej sërish skuadrës kur të ketë nevojë. Për momentin, kjo gjë është e pamundur”. Vllaznia ka nevoje për Sinanin ndoshta më shumë se çdo herë tjetër në këto momente. Kthimi i tij në formë do të thotë se skuadra nuk ka nevojë të synojë për të marrë sulmues në merkaton e janarit. Megjithatë, duhet pritur edhe pak kohë dhe deri atëherë, Sinani po e bën mirë punën e ndihmësit të trajnerit Vata.



Vllaznia-Ada, miqësorja e sotme në orën 12:00

Kuqeblutë sot do të zhvillojnë një takim miqësor. Drejtuesit e Vllaznisë e kanë gjetur kundërshtarin për ndeshjen e nesërme miqësore që kishin planifikuar. Ata do të luajnë ndaj Adës së Velipojës. Drejtuesit e kësaj të fundit janë shprehur të gatshëm për të luajtur, sepse do t’u shërbejë në pragndeshjen shumë të rëndësishme që kanë në fundjavë me Luftëtarin.

Edhe për Vllazninë kjo miqësore vlen për të ruajtur formën e futbollistëve, por më së shumti, ajo do të jetë edhe testi i provës për dy futbollistët serbë që kanë ardhur të dielën në Shkodër. Për Boshkoviçin dhe Jaksiçin, është mundësia më e mirë të tregojnë vlerat e tyre. Ata me shumë mundësi do lihen në fushë 90 minuta nga ana e trajnerit Vata, por edhe nëse paraqiten mirë, ata do të testohen edhe për disa ditë të tjera për të parë mirë gjendjen dhe nivelin e tyre. Megjithatë, prova e parë do jetë nesër, teksa në orën 12:00 do të luhet miqësorja me Adën në fushën sportive “Reshit Rusi”.



“Revoltë” tek U-19, pakënaqësi për thirrjet në ekipin e parë

Deri para pak kohësh, tek ekipi i të rinjve të Vllaznisë gjithçka ka qenë shembull për mënyrën e funksionimit. Por kohët e fundit humori te kjo skuadër duket se është prishur. Themi kështu, sepse disa prej lojtarëve kanë kaluar në stërvitje, madje edhe po luajnë me ekipin e parë pas ftesës që u ka bërë trajneri Vata. Por afrimet e disa prej këtyre lojtarëve kanë shkaktuar pakënaqësi te pjesa tjetër e ekipit.

Disa prej lojtarëve të këtij ekipi, si Dema, Markolaj, Tafa e Guri, po e justifikojnë shumë mirë aktivizimin në ndeshjet e kupës apo dhe ato të kampionatit me ekipin e parë të Vllaznisë. Janë ndërkohë edhe disa të tjerë tek ekipi i të rinjve që janë të pakënaqur për mosthirrjen. Kjo ngaqë ata shohin shokë të ekipit që kanë depërtuar deri tek ekipi i parë kur ndoshta nuk e meritojnë para tyre. Po ashtu, ka futbollistë me ditëlindje më të vogël që kanë shkuar tek ekipi i parë dhe kjo nuk është shumë normale.

Trajnerët Ilir Dibra dhe Alban Noga janë vënë në pozita të vështira me pretendimet e sportistëve të tyre dhe në fakt vërehet se nuk ka një bashkërendim të mirë të punëve në mes stafit të ekipit të parë dhe trajnerëve të Akademisë. Askush nuk e di si kalojnë lojtarët nga të rinjtë te të rriturit dhe kjo ka shkaktuar një rrëmujë.

Përpos kësaj, trajnerët e ekipit U-19 nuk e dinë se cilët lojtarë do kenë në dispozicion për ndeshjet e radhës në kampionat, ngaqë pjesë e konsiderueshme e lojtarëve më të mirë stërviten tek ekipi i pare. Ndoshta nuk luajnë aty dhe nuk dëgjojnë të kthehen të stërviten me të rinjtë. Kjo situatë e rrëmujshme ende nuk dihet se si do zgjidhet, por ajo që konstatohet lehtësisht është se në këtë ekip tashmë mungon harmonia.
 
Pe: Fk Vllaznia Shkoder

Vata e pranon: I thashë familjes se ndoshta s’do isha më trajner


“Unë jam për ndryshimin e gjërave, por në vendin tonë njerëzit nuk kanë shumë dëshirë të mendojnë për ndryshimin e këtij realiteti”

Mjafton një shkrim i botuar në faqet e “Sporti shqiptar” dhe në skenë dalë shumë gjëra. Drejtues të klubit shkodran mund të kenë menduar ta largojnë trajnerin Vata në rast humbje në ndeshjen ndaj Dinamos. Por nga ana tjetër, edhe vetë trajneri duket se e kishte pasur ndër mend ta bëjë vetë një gjë të tillë, duke parë si po shkojnë gjërat. I pyetur se si ndihet në këtë situatë, Rudi Vata është përgjigjur kështu për “Sporti shqiptar”: “A ndihem unë i rrezikuar? Të them “jo”, gabohem.

Të them “po”, nuk jam shumë i sigurt. Kam dëgjuar që njerëz të ndryshëm mund ta kenë vënë në diskutim të ardhmen time në krye të skuadrës, nëse do të humbisnim ndaj Dinamos. E dini të vërtetën. Edhe unë vetë kam menduar të largohem në rast se do të humbisnim. Madje këtë nuk e kam menduar në pushimin e ndeshjes kur ishim në humbje. E kam menduar para ndeshjes, sepse e konsideroja shumë të rëndësishme për të ardhmen time.

Madje po ju them edhe këtë tjetrën, kam telefonuar edhe familjen time në Skoci dhe u kam thënë se nuk e di nëse do qëndroj më në Shkodër, sepse e ardhmja ime është 50 me 50. Unë jam koshient të them se kur gjërat nuk shkojnë ashtu siç duhet, duhet të hap krahun. Kam ardhur te Vllaznia të bëj një punë të mirë dhe për këtë po mundohem çdo ditë.” Ai duket shumë i sinqertë në ato çfarë thotë.

Stili anglez ka depërtuar thellë në mendjen dhe shpirtin e tij mesa shihet. ثshtë i hapur me të gjithë, nuk duket aspak konjuktural dhe me të gjithë kërkon të ndërtojë marrëdhënie burrash. Larg firmave formale dhe marrëveshje verbale. Ai e sheh vetë situatën, madje e ka pasur të qartë edhe se çfarë do të kishte bërë nëse gjërat nuk do kishin shkuar ashtu siç duhet në ndeshjen e fundit.

Profesionalizmi Pyetja e zakonshme që lind në këtë rast është: اfarë do bënte trajneri nëse do të kishte humbur me Dinamon? Përgjigjja e trajnerit Vata është e drejtëpërdrejtë: “Kisha në plan të ulesha në tavolinë dhe të bisedojë me drejtuesit e klubit. Do t’u thoja. Nga ana profesionale, unë duhet të vazhdoj punën si trajner i Vllaznisë, sepse dua t’i çoj deri në fund projektet e mia. Nga mungesa e rezultateve, vendosni si të doni.

Jam i vetëdijshëm se njerëzit, tifozët, nuk duan t’ia dinë për “vjedhjen” e tri pikëve nga gjyqtarët në ndeshjen e Kuçovës, por i bëjnë llogaritë me atë çfarë ka ndodhur deri tani. Unë jam për ndryshimin e gjërave dhe për ta bërë këtë, duhet kohë, megjithëse po e shoh që në vendin tonë njerëzit nuk kanë shumë dëshirë të mendojnë për ndryshimin e këtij realiteti të futbollit shqiptar. Sa për kontratën, nëse doni ta dini, nuk ka asnjë kusht për prishjen e saj dhe dëmshpërblim.

Nuk kam ardhur në Shqipëri për para, por për të bërë më të mirën për Vllazninë”. Fjalët janë thënë nga ana e trajnerit Vata. Ato janë më se të qarta. Nëse dikush ka menduar ta heqë ose të paktën ka diskutuar për këtë gjë, kjo do të thotë se shumëkush nuk beson te projekti “Vata”. A është e drejtë kjo? Përgjigjen më të mirë do ta japë koha dhe rrjedha e mëtejshme e ngjarjeve.



Klubi: S’kemi diskutuar për heqjen e trajnerit

Drejtuesit e klubit e shkodran pranojnë se ka pasur mendime për largimin e trajnerit, por jo nga njerëz me vendimmarrje

Shkrimi i djeshëm në faqet e gazetës sonë u ka “rënë si bombë” drejtuesve të klubit “Vllaznia”. Ata ndoshta nuk e kanë pritur që diskutimet e ndodhura në pushimin e ndeshjes të pasqyrohen në media dhe, për rrjedhojë, kanë dalë me një deklaratë për shtyp. “KF VLLAZNIA sh.a. funksionon si Shoqëri Aksionare, duke pasur një organizim dhe vendimmarrje institucionale.

Në Shkodër, por edhe jashtë saj, aty ku tifozët kuqeblu janë të shumtë, secili ka të drejtë të diskutojë mbi ecurinë e deritanishme të Vllaznisë, të japë opinione dhe mendime siç edhe mediat janë të lira të japin opinione e mendimet e tyre.” Kaq mjafton për të kuptuar se klubi e ka pranuar se ka patur diskutime të tilla, por kanë qenë të njerëzve që nuk kanë gjë në dorë në vendimmarrje. Në rreshtat e mëposhtëm të deklaratës, jepet garancia që Rudi Vata ka nga klubi për të ardhmen, sepse çdo plan po bëhet me të në krye të skuadrës.

“KF VLLAZNIA sh.a. nuk ka marrë asnjëherë në shqyrtim çështjen e largimit ose jo të trajnerit Rudi Vata nga drejtimi i ekipit. Tekniku Vata ka patur dhe vazhdon të ketë mbështetjen e plotë të klubit për arritjen e objektivave të këtij sezoni futbollistik. Në këtë linjë, trajneri Vata dhe stafi teknik po punojnë për të realizuar plotësimin e nevojave të ekipit me lojtarë të rinj në merkaton e janarit.

Tashmë prej ditësh, një numër i konsiderueshëm futbollistësh po provohen te Vllaznia dhe intensiteti do të jetë në rritje për të realizuar përforcimin e ekipit me elementë cilësorë. Nga ana tjetër, janë marrë të gjitha masat për fazën përgatitore të ekipit, e cila do të realizohet sipas të gjithë parametrave dhe kërkesave të trajnerit Vata dhe stafit të tij teknik,” – thuhet në deklaratën për shtyp të klubit shkodran. Ai ka dhënë garancinë e duhur se Vata do qëndrojë dhe planet e ardhshme po bëhen me të. Kjo në fakt është pozitive, megjithatë, duhet të presim zhvillimet e mëtejshme
 
Pe: Fk Vllaznia Shkoder

Vllaznia mbetet në merkato, tre brazilianë mbërrijnë më 4 janar


Edhe pse u provuan nëntë lojtarë dhe asnjë nuk vlejti, gjatë ditëve të para të janarit priten të vijnë të tjerë futbollistë në provë në Shkodër

Skuadra shkodrane është në pritje të tre futbollistëve brazilianë që do të vijnë për provë. Ardhja e tyre ishte planifikuar më datë 22 dhjetor, por festa e Krishtlindjes ka bërë që ata ta shtyjnë ardhjen e tyre. Nga kontaktet që kanë pasur me drejtuesit e Vllaznisë, është rënë dakord që ata të mbërrijnë tashmë më 4 janar dhe një ditë më pas do udhëtojnë me ekipin drejt Malit të Zi.

Menaxherët që duan t’i sjellin kanë hyrë garantë për nivelin e tyre dhe jo më kot kanë marrë përsipër t’u paguajnë nga 2500 dollarë bileta, sepse janë të bindur që do ta kalojnë këtë provë. Nuk bëhen të ditur emrat e tyre, megjithatë, thuhet se njëri luan në mbrojtje, tjetri organizator në mesfushë dhe tjetri në sulm. Mosha e tyre është e re, 20-22 vjeç dhe kuptohet që objektivi është promovimi në kampionatin shqiptar fillmisht, në mënyrë që më pas të gjejnë një kampionat më të fortë.

Bisedimet me drejtuesit e Vllaznisë janë mbyllur tashmë në këtë drejtim dhe tre brazilianët do të qëndrojnë për provë për disa ditë në Ulqin. Trajneri Vata dhe stafi i tij do të kenë mundësinë t’i shohin qetësisht, edhe ngaqë nuk është periudhë kampionati dhe do të jenë më të qetë në punën e tyre. Të gjithë shpresojnë që këta lojtarë të mos jenë si ata të tjerët, që u provuan në ditët e shkuara te skuadra shkodrane.

Nga 9 futbollistët që erdhën për t’u provuar, vetëm ai nga Andorra, Sergi Moreno, tregoi disa vlera të mira dhe prandaj do testohet sërish në janar. Të tjerët rezultuan poshtë nivelit të lojtarëve aktualë të Vllaznisë dhe prandaj drejtuesit e saj nuk harxhuan kohë për t’u marrë më me ta, por i kthyen andej nga erdhën.

Petroviç Për tre brazilianët pretendohet që të mos kenë të njëjtin fat, sepse nga sa thuhet, niveli i tyre është shumë i pëlqyeshëm dhe ata do të bëjnë diferencën në kampionatin shqiptar, megjithatë kjo duhet parë. Përveç këtyre lojtarëve, në ditët e para të janarit me skuadrën pritet të testohet edhe ndonjë futbollist tjetër i huaj dhe në fund të gjithë testimeve, të gjithë shpresojnë që të gjenden lojtarët e duhur, sepse Vllaznia ka nevojë për përforcime serioze në të tri repartet.

Por derisa të përcaktohen këto gjëra se kush do mbetet nga këta të ardhurit, drejtuesit kuqeblu nuk kanë ndër mend të shpallin një listë lojtarësh që do largohen. I vetmi që do bëjë përjashtim ndoshta është malazezi Petroviç, për të cilin thuhet se nuk do jetë më pjesë e kësaj skuadre, sepse edhe me menaxherin që e ka sjellë, në ditët në vazhdim, do gjendet gjuha e përbashkët për prishjen e kontratës.

Nëse ikën Petroviç, domosdoshmëria më e madhe do jetë gjetja e një zëvendësuesi cilësor në këtë repart. Kush mund të jetë ai? Ndoshta braziliani Da Silva, që ka luajtur me Bylisin dhe për të cilin trajneri Vata ka një mendim shumë pozitiv, si një prej mbrojtësve më të mirë të kampionatit. Do duhet edhe një sulmues, por edhe një mesfushor i mirë. Pra, piketat janë të qarta dhe të përcaktuara se ku ka më tepër nevojë Vllaznia. E rëndësishme është të gjenden lojtarët e duhur dhe ky është misioni aktual i drejtuesve kuqeblu.



A do ketë lojtarë të tjerë nga merkatoja?

Flitet për të huaj, por nuk është çudi të dalë edhe pista e ndonjë lojtari shqiptar si përforcim për Vllazninë. Kështu, Dimo i Bylisit dhe Sakaj i Flamurtarit duket se janë të gatshëm të vishen kuqeblu, megjithatë këto janë çështje që do diskutohen në ditët në vazhdim.

Po ashtu, ende nuk dihet si do marrë rrjedhë puna e tre futbollistëve të Tiranës, Lika, Bala e Dushku, sepse ata u patën kërkuar kohë më parë nga shkodranët, por më pas ra një periudhë heshtje, por tashmë është kohë merkatoje dhe nuk është çudi që kjo gjë të dalë sërish në skenë, por kjo varet nga mënyra si do shkojnë punët te bardheblutë. E rëndësishme është që drejtuesit e Vllaznisë janë duke punuar në disa drejtime për të gjetur pikërisht lojtarët që i duhen trajnerit Vata.



Klubi “Vllaznia”, sot kontrata me firmën “Onze”

Më në fund, do të marrim fund edhe problemet e ekipeve të Vllaznisë me uniformat. Ditën e sotme, drejtuesit më të lartë të tij do të firmosin kontratën me firmën italiane të veshjeve sportive “Onze”. Procedura e firmosjes së kontratës, për arsye të ndryshme, u zgjat pak, megjithatë, kësaj pritjeje tashmë i vjen fundi. Për këtë arsye, mbrëmë ka udhëtuar drejt Italisë administratori i klubit shkodran, Kujtim Shaba, dhe sot do hidhet firma.

Kontrata do jetë dyvjeçare dhe nuk përfshin furnizimin me bazë materiale vetëm të ekipit të parë të Vllaznisë, por edhe gjithë ekipet e Akademisë. Mbërritja e këtyre materialeve në Shkodër pritet të bëhet më 2 ose 3 janar dhe menjëherë do shkojnë tek ekipet, duke u dhënë kështu fund problemeve që ekipet kanë pasur me veshmbathjet.
 
Pe: Fk Vllaznia Shkoder

Lista “Vata”, 16 lojtarë të larguar nga Vllaznia


“Revolucioni” i trajnerit shkodran pritet të jetë më i madh, teksa mund të mbetin në ekip vetëm 12 futbollistë nga ekipi që mbylli vitin

Lista e disa prej lojtarëve që është publikuar dje në faqet e gazetës “Sporti shqiptar” nuk ka qenë e plotë. Lojtarët që do të largohen nga Vllaznia pritet të jenë më të shumtë. Trajneri Rudi Vata duket se ka ndër mend të bëjë një “revolucion” të vërtetë në skuadër. 16 prej futbollistëve që kanë mbyllur fazën e parë të kampionatit dhe që kanë qenë të federuar me kuqeblutë, pritet të mos jenë më pjesë e Vllaznisë.

Të paktën kjo është ideja paraprake e trajnerit të kësaj skuadre. Dhe në këtë listë ka jo pak çudira. Duke filluar nga largimi i mundshëm i portierit Vujadinoviç. Trajneri Vata është dakord ta lëshojë atë edhe për t’i liruar vendin ndonjë portieri shqiptar, ngaqë do ulej numri i të huajve në skuadër. Për këtë, pikësynimet kanë qenë për të marrë njërin nga portierët e Kastriotit, Halilajn ose Hoxhën.

Po ashtu, në listën e largimeve janë edhe dy malazezët e tjerë, Petroviç dhe Popoviç. Për të parin është e sigurt se është në listë, ndërsa i dyti largohet nëse kroati Vuk paraqitet mirë në provën e tij. Lista e largimeve vazhdon me futbollistët që janë paralajmëruar dje, Muça, Sykaj e Gocaj. Por nuk mjafton me kaq. I ikur pritet të jetë edhe kapiteni Amarildo Belisha. Po ashtu, Sinani nuk llogaritet më si lojtar, por vetëm si zëvendëstrajner.

Do largohen edhe disa nga lojtarët e rinj që kanë qenë të federuar dhe pikërisht Djepaxhia, Mujeci, Rusi e portieri Rexhepi. Duke u shtuar këtyre 12 lojtarëve, edhe 4 që tashmë janë larguar nga skuadra dhe pikërisht Sukaj, Vajushi, Danaj e Nimani, numri shkon në 16. Ata që mbesin në skuadër nga lista e federimit e fillim-sezonit janë vetëm 10 futbollistë. Shumë pak natyrisht për një skuadër që pretendon të jetë elitare.

Se kush do ta plotësojë organikën, kjo mbetet për t’u parë. Janë shtuar aktualisht në skuadër edhe të rinjtë Dema, Markola, Guri e Bala, por sërish janë pak. Mund të shtohen edhe 3-4 blerje, por sërish nuk mjaftojnë. Duhen më së paku 10 blerje në këtë merkato dimërore, por nuk dihet sesa do realizohet kjo gjë. Po ashtu, nuk dihet ende nëse ka buxhet klubi i Vllaznisë për t’i blerë gjithë këta lojtarë.

Dilemat janë të mëdha. Pasditen e sotme ekipi mund të niset drejt Ulqinit dhe 12 futbollistët e futur në listën e largimeve, me shumë siguri nuk duhet të jenë me ekipin në këtë fazë përgatitore. Dy drejtuesit e klubit, administratori Shaba dhe drejtori sportiv Grima, në njëfarë mënyrë e kanë kundërshtuar largimin e kaq shumë futbollistëve nga skuadra. Dje në drekë ka pasur një tjetër takim në zyrat e bashkisë me krerë të saj, si dhe me treshen Shaba-Grima-Vata.

اfarë do ndodhë? Askush nuk jep garanci për të ardhmen. Vllaznia për momentin “po zien”. Vata ka nisur një “revolucion” të vërtetë, teksa kërkon të largojë nga skuadra të gjithë ata që nuk u binden ideve të tij, të gjitha ata që nuk i ka të sigurt se japin shpirtin në fushë dhe nuk luftojnë si “luftëtarë” të vërtetë, shprehje që ai e ka shumë për zemër.



Ata që pritet të largohen

1.Miroslav Vujadinoviç

2.Arsen Sykaj

3.Gavrilo Petroviç

4.Braçan Popoviç

5.Amarildo Belisha

6.Gentian Muça

7.Olsi Gocaj

8.Ndue Mujeci

9.Ari Djepaxhia

10.Gojart Rusi

11.Vioresin Sinani

12.Fabjol Rexhepi



Të larguarit

1.Xhevahir Sukaj

2.Armando Vajushi

3.Sadush Danaj

4.Valdano Nimani



Ata që mbesin

1.Enis Gjokoviç

2.Dritan Smajli

3.Edon Hasani

4.Abaz Karakaçi

5.Amir Tafa

6.Stivi Shaba

7.Florind Bardulla

8.Arsen Hajdari

9.Bekim Erkoçeviç

10.Jurgen Gjini

11.Bekim Dema

12.Paulo Markolaj
 
Pe: Fk Vllaznia Shkoder

Vata: Vllaznia nuk meriton më tepër se vendi i 5-të apo i 6-të


Trajneri shkodran del hapur në lidhje me pretendimet e mundshme në kampionat, teksa thotë se është iluzion të kërkosh Ligën e Europës

Më në fund e ka pranuar. Humbja me Kastriotin në ndeshjen e fundit e ka bërë të kuptojë se do ta ketë të vështirë të përmirësojë pozicionimin në renditje deri në fund të kampionatit. Trajneri i Vllaznisë, Rudi Vata, i ftuar në emisionin “Skaner kampionat” e ka thënë hapur se skuadra që ai drejton nuk mund të ketë objektiva madhore këtë sezon. Sipas tij, ajo duhet të kënaqet me atë çfarë ka dhënë dhe prandaj aq dhe do të marrë.

Logjika e tij në fakt është e drejtë. Ndoshta pati një “rreze drite” pak ditë më parë pas fitores në Durrës, por kjo shpresë u venit shpejt me humbjen ndaj Kastriotit. “Vllaznia e sivjetme nuk është ndërtuar për të qenë kampione. Financat e saj kanë bërë që skuadra të mos ketë kampionë në radhët e saj dhe pa lojtarë kampionë nuk mund të pretendosh titullin. Kur e mora unë skuadrën, ka qenë fillimi i nëntorit dhe që në ditën e parë u kam thënë drejtuesve se me këtë skuadër nuk mund të dilnim dot kampionë.

Rrugës ua bëra edhe më të qartë se shumë gjëra në skuadër duheshin ndryshuar, në mënyrë që këtë sezon të ndërtohej 60-70 për qind e ekipit për sezonin e ardhshëm. Unë kisha një projekt të qartë në mendjen time se çfarë do bëja, megjithatë në janar shumë nga këto plane nuk u realizuan. Vajushi u largua dhe askush nuk më pyeti mua. Kjo ndodhi kur unë ndodhesha pranë familjes time në Skoci.

Po ashtu, nuk erdhën as lojtarët që unë kërkova dhe në vend të tyre punësuam disa të tjerë, që ishin zgjidhjet më të mira për momentin për Vllazninë. Klubi në janar veproi mirë nga ana financiare, sepse mbushi arkën me 150 mijë euro nga shitja e dy lojtarëve dhe harxhoi shumë më pak për marrjen e këtyre të tjerëve.

Duke qenë kështu, për skuadrën nuk u mendua shumë për rezultate dhe për këto arsye, unë e them se pozicioni ideal i skuadrës, për financimet që janë bërë dhe kontigjentin e lojtarëve që kam në dispozicion, janë vendet 5-6. S’mund të pretendohet për më tepër,” – është shprehur Vata. Ai e njeh më mirë se kushdo tjetër gjendjen e skuadrës dhe prandaj flet kështu.

Kupa Në kampionat duket se Vllaznia nuk do kërkojë më tepër. Në kupë ka pak shanse për të shprehuar edhe më tej, pikërisht në ndeshjen e radhës me Flamurtarin që do luhet nesër në “Loro Boriçi”. Vetë trajneri i kuqebluve ka besim te një fitore e mundshme ndaj vlonjatëve, prandaj shton: “Do të jetë e vështirë, por ne do kërkojmë suksesin në këtë ndeshje. Duam të tentojmë në kupë për të kaluar në gjysmëfinale dhe me një mobilizim të gjithë ekipit mund t’ia dalim”.

Sakaq, i pyetur në lidhje me të ardhmen e tij në krye të kësaj skuadre, pikërisht nga përgjigjja që jep, Rudi Vata e ka të qartë se ndoshta gradualisht po i vjen fundi kësaj përvoje në krye të skuadrës së qytetit të tij të lindjes. Mund të ndodhë edhe ndryshe, gjithnjë nëse drejtuesit e bashkisë i kërkojnë bashkëpunim sërish, por kuptohet me kushte të tjera dhe Vata e ka të qartë atë se çfarë do kërkojë.

Kontrata ime me Vllazninë, e kam thënë, mbaron më 31 maj. Atë ditë unë nuk e kam ndër mend t’u them drejtuesve të klubit nëse do rinovojnë me mua apo jo. Unë aty do jem. Nëse ata do kenë nevojë për mua, për idetë e mia, do kenë mbetur të kënaqur me punën time, do më thërrasin.

Por kuptohet që unë do pranoj të ulem në tavolinë për të biseduar dhe për të dëgjuar se me cilët njerëz do punoj, në çfarë kushtesh do punoj etj. Nëse bindem se gjërat janë në rregull, edhe mund të vazhdoj, por e përsëris, unë vetë nuk do shkoj për të kërkuar vazhdimin e kontratës,” – ka thënë ai në fund të prononcimit të tij.



Kuqeblutë, stërvitja e djeshme në Velipojë

Ditën e djeshme, ekipi i Vllaznisë ka zgjedhur Velipojën për të zhvilluar seancën e radhës stërvitore. Ka qenë trajneri Vata ai që ka dashur ta largojë skuadrën nga qyteti, ndoshta edhe nga zhurma që ekziston rreth saj pas humbjes së fundit me Kastriotin. Pikërisht për këtë arsye, kuqeblutë kanë udhëtuar 35 km nga Shkodra për të zhvilluar seancën e radhës.

Në të kanë marrë pjesë të gjithë futbollistët dhe në këtë mënyrë skuadra po bëhet gati për sfidën e radhës me Flamurtarin, e cila konsiderohet edhe ndeshja e sezonit për shkodranët. Në rast kualifikimi për në gjysmëfinale, të gjithë do ndiheshin të lehtësuar, por në rast të kundërt, e sigurt është që presioni mbi skuadrën do të rritej.



Kthehet Smajli por a do të ndryshojë mbrojtja?

Për ndeshjen e radhës me Flamurtarin do kthehet në formacion mbrojtësi-mesfushor Dritan Smajli. Ajo që nuk dihet është se ku do luajë ai, në mbrojtje apo mesfushë. Këtë sigurisht që do ta vendosë trajneri Vata, që me siguri do të ndryshojë diçka në skemën e të luajturit. Ndoshta edhe në formacion.

Themi kështu, sepse reparti i mbrojtjes ka shfaqur shumë probleme në sfidën e fundit me Kastriotin dhe Vata është nga ata që i largon lojtarët nga formacioni kur ata gabojnë. Kështu veproi edhe me Sykjen pas disa gabimeve të tij dhe ndoshta kështu mund të veprojë këtë herë edhe me ndonjërin nga mbrojtësit e tjerë. Megjithatë, ai nuk ka shumë mundësi të lëvizë shumë, sepse ka pak alternativa për repartin e mbrojtjes.
 
Titulli: Fk Vllaznia Shkoder

Plas te Vllaznia, klubi "internon" Osmanin e Hysën
TIRANE-Me një dorë të hekurt, rrallëherë të dëg juar më parë në futbollin shqiptar, klubi Vllaznia ka gjobitur dje të gjithë futbollistët dhe ka "internuar" te skuadra e të rinjve dy prej tyre, Tefik Osmanin e Vilfor Hysën.
2qbyo7c.jpg
Klubi shkodran ka marrë masa drastike ndaj shkaktarëve të gjendjes jo të mirë që ka kaluar ekipi në kampionat, ndërsa "sëpata" ka rënë sidomos mbi dy blerjet e reja, Osmani e Hysa. Ata janë gjobitur me 45 % të kontratës që kanë nënshkruar me këtë klub, ndërsa për tre muaj do të luajnë me ekipin e të rinjve, U19. Një masë e rëndë ndaj tyre, ç'ka mund të çojë edhe në divorcin në muajin janar. Vendimi i publikuar dje për mediat mban firmën e administratorit Fatos Gjyrezi, ndërsa gjithçka bazohet te rregullorja e klubit dhe te kontratat e nënshkruara. "Bazuar në Statutin e KF.Vllaznia sh.a., kontratat individuale të futbollistëve me klubin., propozimin e ardhur nga drejtori sportiv, mbështetur në kompetencat e mia si administrator ligjor i shoqërisë, në zbatim të kapitullit që flet për sanksionet, kam vendosur këto masa", thuhet në komunikatën e shpërndarë nga Vllaznia. Baza ligjore ku janë mbështetur drejtuesit e klubit shkodran parashikon gjoba nga 10 deri në 50 % të kontratës, pezullime të përkohshme nga stërvitjet apo veprimtaritë e tjera të organizuara nga klubi si edhe penalitete të tjera.
Skuadra
Masat ndaj Osmanit e Hysës, dy lojtarët e marrë me shumë bujë në merkaton e verës, nuk janë të vetmet. Kështu, i gjithë ekipi është ndëshkuar me rrogën e një muaji e gjysmë, ndërsa dy lojtarë të tjerë që kanë pësuar sanksione shumë të rënda, janë kosovari Ilir Nallbani dhe vlonjati Halim Begaj. Ata janë gjobitur me 35 % të vlerës së kontratës, por ndryshe nga Osmani e Hysa, nuk janë dërguar të stërviten me ekipin e të rinjve. I kontaktuar nga gazeta, mbrojtësi Tefik Osmani nuk pranoi të bënte komente, pasi, sipas tij, do të ketë një takim ditën e sotme me drejtuesit e klubit, për të folur për hapat e mëtejshëm. Vendimet e djeshme mbeten nga më të rëndat në futbollin shqiptar vitet e fundit, ndërsa ato janë marrë për shkak se Vllaznia duket jashtë objektivave të vendosura në fillim të sezonit.
Trajneri
Në komunikatën e djeshme të klubit shkodran, ka edhe një pikë që flet për trajnerin Shpëtim Duro, ku thuhet se puna e tij dhe e stafit teknik do të jetë objekt i një shqyrtimi të mëvonshëm. Dy ditë më parë, tekniku kryeqytetas mori konfirmimin nga ana e kryetarit të bashkisë Lorenc Luka, ndonëse nga brenda klubit është mësuar se Duros i është kërkuar dorëheqja dhe ai nuk e ka dhënë. Ndodhur në këto kushte, drejtuesit e klubit pritet të kenë një tjetër takim me trajnerin, që në rast shkarkimi, do ta përfitonte kontratën të plotë. Diçka e tillë do të çonte në një problem madhor financiar për Vllazninë, gjë që nuk dëshirohet nga drejtuesit e klubit dhe kryebashkiaku Luka./balkanweb
 

Attachments

  • 2qbyo7c.jpg
    2qbyo7c.jpg
    15.3 KB · Shikime: 0
Titulli: Fk Vllaznia Shkoder

Shkodër, trajneri Duro drejt largimit nga Vllaznia
smezx4.jpg
SHKODثR- Me seancen stervitore të mesdites të së shtunës, kuqeblutë e Vllaznisë kanë mbyllur përgatitjet e kësaj jave. E veçanta e kësaj seance ka qënë mungesa e trajnerit të parë, Shpëtim Duro, ndersa skuadrën e kane drejtuar zëvendëstrajneri, Vioresin Sinani dhe trajneri i portjerëve, Elis Legata.

Mungesa Duros në këtë seance të fundit të javës ka lënë të kuptohet se orët e tij si trajner i kësaj skuadre janë tashmë të numëruara. Ajo që përflitet prej kohësh duket se ka marrë fund pikërisht në mbyllje të kësaj jave duke zyrtarizuar largimin e trajnerit Duro nga drejtimi i skuadrës. Rrezultatet e dobëta të regjistruara gjatë fazës së parë të kampionatit duke u renditur në vendin e tetë në tabelen e klasifikimit, duke i shtuar edhe eleminimin nga Kupa e Shqipërisë, që është edhe zhgënjimi më i madh i kësaj skuadre për këtë sezon futbollistik, kanë detyruar drejtuesit e klubit Vllaznia të mendojnë për një trajner tjetër.

Mundësinë e largimit nga detyra te tij e përforcon në një farë mënyre edhe kalimi në varesi te klubit të futbollit Vllaznia në duart e biznesit, prania e të cilëve pritet t’i japë një tjetër pamje funksionimit të këtij klubit. Me të gjitha gjasat, emri që do të zëvendësojë Duron në pankinë është ai i shkodranit, Artan Bushati, për koinçidencë ka qënë i preferuari i të dy stafeve. Ish- trajneri i kombëtares së Shpresave, i cili gjatë karrierës së tij sportive ka drejtuar me sukses Vllazninë dhe Elbasanin, ka qenë i preferuari edhe i bordit Sh. A Vllaznia dhe bashkisë së Shkodrës, ndërkohë që të njëjtën preference ka edhe grupi i biznesmenëve me në krye Agron اelen, i cili është në pritje të marrjes së drejtimit zyrtar të klubit të futbollit Vllaznia.

/d.b
 

Attachments

  • smezx4.jpg
    smezx4.jpg
    15.3 KB · Shikime: 0
Titulli: Fk Vllaznia Shkoder

Vllaznia nuk ka të ndalur
16/02/2013

Kastriot Rexha, sulmuesi shtatlartë i Vllaznisë, ka vendosur fatin e sfidës kryesore të javës së 15-të të Superiores. Një gol që, përvec tri pikëve dhe konfirmimit të vazhdimësisë pozitive të kuqebluve nën drejtimin e Artan Bushatit (para një jave fituan brenda në Korcë me Skënderbeun), vjen si dhurata më e bukur për dy përvjetorë të shënuar: për 94-vjetorin e klubit shkodran dhe 5-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës. Ditë më të gëzuar për kosovarin Rexha nuk mund të kishte, ndërkohë që stadium “Loro Borici” ka parë të rikthehen tifozët e zjarrtë shkodranë, që kësaj here kanë patur si “kundërpeshë” edhe homologët kuksianë, të shumtë po ashtu në numër. Nuk kanë kaluar shumë, por vetëm dhjetë minuta lojë, që Rexha, pas një goditjeje nga këndi, të finalizonte në portën e Halilajt, duke cliruar psikologjikisht të tijtë, që më pas bëhen pragmatistë dhe tepër të kujdesshëm. Vllaznia e Bushatit është e ekuilibruar mes reparteve, teksa detyrat difensive kryhen si duhet përballë iniciativave të debutuesve në Superiore. Gjithsesi, reagimi i të besuarve të Cungut në pjesën e parë nuk ka qenë në nivelin e duhur, edhe pse në dy raste portieri Vujadinovic, i vetmi ndryshim te kuqeblutë në krahasim me transfertën korcare, është dashur të tregojë vlerat më të mira të tijat.
Pjesa e dytë, natyrshëm që do t’i zbriste skuadrat me qasje të kundërta. Vllaznia tenton përmes kundërsulmit të shepjtë, sidomos me Dragoin dhe Hajdarin nga krahët, të vulosë përfundimisht suksesin e radhës, por edhe të mbrojë golin e cmueshëm të Rexhës, ndërsa Kukësi është më i avancuar në tapetin e blertë, sepse nuk pajtohet me disavantazhin. Elementët e spikatur që kanë verilindorët në përbërje, gjithsesi, nuk arrijnë të bëjnë diferencën në mesfushë, aty ku zhvillohet beteja më e ashpër. Hoxha, Progni dhe Popovic arrijnë t’i afrohen golit në fakt, por Vujadinovic u thotë “jo” atyre, duke mbajtur në fuqi fitoren minimale të shkodranëve.
Pas kësaj jave, Vllaznia renditet në vendin e 6-të, në kuotën e 23 pikëve, ndërsa vijon afrimin me kreun, duke treguar ambicie të qarta për zonën europiane, edhe pse detyra për këtë do të jetë shumë e vështirë. Një frenim i radhës për Kukësin që, përkundrejt investimeve të bëra, apo ecurisë vërtet impresionuese në këtë kampionat, nuk arriti të superojë historinë dhe traditën e pasur të një skuadre si Vllaznia. Për Bushatin nuk mund të kishte nisje më të mirë me kuqeblutë; 2 fitore ndaj dy kundërshtarësh shumë të vështirë, teksa ka meritën se u shkaktoi kampionëve të vendit në fuqi humbjen e parë në këtë sezon./BeratiLive
 
Titulli: Fk Vllaznia Shkoder

Vllaznia nuk ka të ndalur
16/02/2013

Kastriot Rexha, sulmuesi shtatlartë i Vllaznisë, ka vendosur fatin e sfidës kryesore të javës së 15-të të Superiores. Një gol që, përvec tri pikëve dhe konfirmimit të vazhdimësisë pozitive të kuqebluve nën drejtimin e Artan Bushatit (para një jave fituan brenda në Korcë me Skënderbeun), vjen si dhurata më e bukur për dy përvjetorë të shënuar: për 94-vjetorin e klubit shkodran dhe 5-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës. Ditë më të gëzuar për kosovarin Rexha nuk mund të kishte, ndërkohë që stadium “Loro Borici” ka parë të rikthehen tifozët e zjarrtë shkodranë, që kësaj here kanë patur si “kundërpeshë” edhe homologët kuksianë, të shumtë po ashtu në numër. Nuk kanë kaluar shumë, por vetëm dhjetë minuta lojë, që Rexha, pas një goditjeje nga këndi, të finalizonte në portën e Halilajt, duke cliruar psikologjikisht të tijtë, që më pas bëhen pragmatistë dhe tepër të kujdesshëm. Vllaznia e Bushatit është e ekuilibruar mes reparteve, teksa detyrat difensive kryhen si duhet përballë iniciativave të debutuesve në Superiore. Gjithsesi, reagimi i të besuarve të Cungut në pjesën e parë nuk ka qenë në nivelin e duhur, edhe pse në dy raste portieri Vujadinovic, i vetmi ndryshim te kuqeblutë në krahasim me transfertën korcare, është dashur të tregojë vlerat më të mira të tijat.
Pjesa e dytë, natyrshëm që do t’i zbriste skuadrat me qasje të kundërta. Vllaznia tenton përmes kundërsulmit të shepjtë, sidomos me Dragoin dhe Hajdarin nga krahët, të vulosë përfundimisht suksesin e radhës, por edhe të mbrojë golin e cmueshëm të Rexhës, ndërsa Kukësi është më i avancuar në tapetin e blertë, sepse nuk pajtohet me disavantazhin. Elementët e spikatur që kanë verilindorët në përbërje, gjithsesi, nuk arrijnë të bëjnë diferencën në mesfushë, aty ku zhvillohet beteja më e ashpër. Hoxha, Progni dhe Popovic arrijnë t’i afrohen golit në fakt, por Vujadinovic u thotë “jo” atyre, duke mbajtur në fuqi fitoren minimale të shkodranëve.
Pas kësaj jave, Vllaznia renditet në vendin e 6-të, në kuotën e 23 pikëve, ndërsa vijon afrimin me kreun, duke treguar ambicie të qarta për zonën europiane, edhe pse detyra për këtë do të jetë shumë e vështirë. Një frenim i radhës për Kukësin që, përkundrejt investimeve të bëra, apo ecurisë vërtet impresionuese në këtë kampionat, nuk arriti të superojë historinë dhe traditën e pasur të një skuadre si Vllaznia. Për Bushatin nuk mund të kishte nisje më të mirë me kuqeblutë; 2 fitore ndaj dy kundërshtarësh shumë të vështirë, teksa ka meritën se u shkaktoi kampionëve të vendit në fuqi humbjen e parë në këtë sezon./BeratiLive
 
Titulli: Fk Vllaznia Shkoder

Nuk asht Old Traford i Manchester,as San Siro i Milanos,as Olimpiku i Romes,as Camp Nou i Barcelones,por asht Loro Boriçi i Shkodres! Aty ku futbolli bahet art!

Nje jete,dy ngjyra,nje skuader,gjithe jeten me ty Vllazni!


559804_501540786569580_1878760483_n.jpg
 
Titulli: Fk Vllaznia Shkoder

307495_502517099805282_56597195_n.jpg
 
Titulli: Fk Vllaznia Shkoder

319979_530178200372505_108218373_n.jpg
 
Titulli: Fk Vllaznia Shkoder

sa shum tifoza paska pas hahahahhahah
 
Titulli: Fk Vllaznia Shkoder

hahahahaha. asht sot ma. :p njaq e me than shyqyr :p

Min 85' vazhdon rezultati Vllaznia - Teuta 2-0
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 25.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 6.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 18.8%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 25.0%
Back
Top